Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregullat e reja për lëvizjen në BE, jo vula në pasaporta për vendet e treta që hyjnë në Shengen!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rregullat e reja për lëvizjen në BE, jo vula në pasaporta për vendet e treta që hyjnë në Shengen!
AktualitetBote

Rregullat e reja për lëvizjen në BE, jo vula në pasaporta për vendet e treta që hyjnë në Shengen!

Published: February 9, 2023
Shpërndaje

Shtetasit e vendeve të treta që lejohen të hyjnë pa viza ose me vizë afatshkurtër në Zonën Shengen, së shpejti nuk do të kenë më vulë në pasaportat e tyre.

Të dhënat për hyrjen dhe daljen në bllok, do të regjistrohen përmes një sistemi të ri të automatizuar – Sistemi Hyrje/Dalje (Entry/Exit System, EES). Sistemi i hyrje/daljes është një sistem i ri i automatizuar, i cili pritet të fillojë përdorimin plotësisht në fund të këtij viti. Sistemi do të shërbejë për të gjurmuar udhëtarët e vendeve të treat, që hyjnë në BE, si dhe për të zbuluar ata që i kanë shkelur afatet e qëndrimit.

EES do të zëvendësojë sistemin aktual të vulosjes manuale të pasaportave, i cili është shumë i ngadaldtë, nuk ofron të dhëna të besueshme për kalimet kufitare dhe nuk lejon gjithnjë identifikimin e personave që kanë kaluar afatin e qëndrimit. Njëkohësisht, synohet modernizimi i disa procedurave të tjera, që udhëtarët nga vendeve jashtë BE duhet të ndjekin kur të arrijnë në bllok. Në këtë mënyrë u mundësohet udhëtarëve një kalim më i shpejtë i kufijve.

- Publicitet -

Për më tepër, sistemi do të regjistrojë të dhëna specifike për udhëtarët, si emrin e tyre, gjurmët e gishtërinjve, fytyrën, llojin e dokumentit të udhëtimit, datën dhe vendin e hyrjes, datën dhe vendin e daljes, si dhe periudhën e qëndrimit të tyre në zonën Shengen.

Sapo Sistemi i Hyrje/Daljes të bëhet plotësisht funksional, udhëtarëve që mund të hyjnë pa viza në Zonën Shengen do t’u kërkohet të marrin një autorizim udhëtimi në internet – Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (European Travel Information and Authorisation System, ETIAS).

ETIAS është një sistem tërësisht elektronik, që do të përdoret për të gjurmuar vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë në zonën Shengen. ETIAS do të kushtojë 7 € për person dhe do tëjetë e vlefshme tre vjet.

Rreth 1.4 miliardë njerëz që aktualisht mund të hyjnë pa viza në Zonën Shengen, do të duhet të aplikojnë për një ETIAS. Përveç planifikimit për të nisur EES këtë vit, autoritetet e BE-së planifikojnë gjithashtu të bëjnë ndryshime në procesin e aplikimit për vizë.

Parlamenti i BE-së sapo miratoi kryerjen e procedurave të aplikimit për vizë Shengen plotësisht online. Raporti i miratuar synon të modernizojë procedurat e aplikimit për viza Shengen, duke kaluar në një sistem dixhital.

Parlamenti i BE-së theksoi se sapo të miratohet një plan i tillë, aplikimet për viza do të përpunohen në një platformë të vetme dhe në të njëjtën kohë vuri në dukje se kjo do t’i bëjë të ditur aplikantëve se cili vend do të marrë aplikimin e tyre.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nafta drejt 300 dollarëve për fuçi? Paralajmërimi që trondit tregjet globale
  • Kosova shfaqet në hartën e Trump, çfarë fshihet pas marrëveshjes me SHBA-në?
  • LETRA: Ligji i ri i pagave të magjistratëve, Rama fton në takim krerët e drejtësisë
  • Sherri mes dy kushërinjve në Pogradec përfundon në plagosje me thikë, arrestohet autori
  • “PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  2. Mufka on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  3. Zyllo prej AKBN on Kush po bën pazar me Bankers?
  4. Greta on Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  5. O trap me zyle on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?