Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëmbimi i amerikanëve në Meksikë, 2 të vrarë dhe 2 ende gjallë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrëmbimi i amerikanëve në Meksikë, 2 të vrarë dhe 2 ende gjallë
AktualitetBote

Rrëmbimi i amerikanëve në Meksikë, 2 të vrarë dhe 2 ende gjallë

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

Guvernatori i shtetit Tmaulipas, Américo Villarreal, tha të martën se dy shtetas amerikanë, të zhdukur që kur u rrëmbyen të premten e kaluar në një akt të dhunshëm në qytetin verior Matamoras, janë gjetur të vdekur dhe dy të tjerë janë ende gjallë.

Villarreal tha se një nga dy shtetasit amerikanë të mbijetuar ishte i plagosur. FBI-ja njoftoi të dielën se në bashkëpunim me autoritetet meksikane po bënte kërkime për individët e zhdukur.

“Dy janë vrarë, një individ është plagosur dhe një tjetër është i gjallë. Aktualisht ambulanca dhe organet e sigurisë po shkojnë për të ofruar ndihmën përkatëse”, tha zoti Villarreal.

- Publicitet -

Guvernatori nuk dha detaje të mëtejshme se ku ishin gjendur amerikanët. Ai pritet të dalë në një konferencë shtypi më vonë të martën.

Shtetasit amerikanë u gjenden në një zonë rurale të quajtur Ejido Longorno përgjatë rrugës që të çon në plazhin lokal Playa Baghdat, sipas një zyrtari shtetëror që kërkoi të mbetej anonim.

I afërmi i njërit për individëve tha se të katër amerikanët kishin udhëtuar nga Karolina e Jugut për të realizuar një ndërhyrje kirurgjikale nga një mjek në qytetin Matamoros.

Menjëherë pas futjes në Meksikë të premten, ata u gjendën nën zjarrin e armëve të grupeve rivale të karteleve të drogës. Pamjet filmike tregojnë momentin kur individë të armatosur i detyrojnë amerikanët të hipin në një makinë. Zyrtarët meksikanë thanë se një grua, kalimtare e rastit, humbi jetën gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

Incidenti është shembull i terrorit që ka mbizotëruar prej vitesh qytetin Matamoros, ku dominojnë kartele të fuqishme të drogës, të cilat shpesh luftojnë mes tyre. Vetëm në shtetin Tamaulipas janë zhdukur mijëra meksikanë si rezultat i dhunës mes karteleve të drogës.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Alarm për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike
  • E rëndë në Vlorë: Gruaja goditet me sqepar nga bashkëshorti, detajet e para
  • Flamingot dhe media
  • Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort

Komentet e Fundit

  1. Mentori on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  2. Mentori on Flamingot dhe media
  3. Mentori on Flamingot dhe media
  4. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Mentori on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?