Votimi nga anëtarët e Partisë Konservatore të Britanisë për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm është shtyrë pasi një agjenci britanike zbulimi paralajmëroi se hakerët kibernetikë mund të ndryshojnë rezultatet e votimit, njoftoi gazeta “The Telegraph”.
Sipas raportit, nuk kishte kërcënime specifike nga një vend armik, ndërsa këshillat ishin kryesisht të karakterit të përgjithshëm lidhur me procesin e votimit dhe dobësitë në rrjet.
Partia Konservatore është detyruar të ndryshojë planet për të lejuar anëtarët të ndryshojnë më vonë gjatë garës votën e tyre për udhëheqësin e ardhshëm.
Ende nuk janë lëshuar fletët e votimit me postë për rreth 160 mijë anëtarë të partisë, të cilët tashmë janë paralajmëruar se mund të mbërrijnë deri më 11 gusht, thuhet në shkrimin e gazetës britanike. Sipas planit të mëparshëm, fletët e votimit do të dërgoheshin të hënën.
Ish-ministri i Financave, Rishi Sunak dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss po konkurrojnë për të marrë postin e kryeministrit të ardhëm britanik pas dorëheqjes së zotit Boris Johnson.
j.l./ dita
