Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori
Kuriozitete

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Published: June 30, 2025
Shpërndaje
Screenshot

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese të re plot luks dhe rehati. Teknologjia sot është bërë aq thelbësore në jetën tonë të përditshme, sa duket e pamundur të shkëputemi prej saj. Ajo është po aq një kafaz, sa edhe një luks. Të varurit nga diçka, i jep asaj gjëje pushtet mbi ty. Të kesh nevojë për diçka ose dikë është, për mirë a për keq, të kufizosh veten.

F. ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale. Ajo është e shqetësuar për sa shumë tërheqëse dhe varësuese janë, dhe mendon se nuk i sjellin asnjë të mirë. Por pastaj mendon: Po si do flasë me hallën në emigrim? Çfarë do të ndodhë me të gjitha fotot e saj? Si do të organizojë festa?

T. dëshiron të largohet nga vendi. Ai nuk i beson qeverisë, nuk i pëlqejnë njerëzit dhe urren motin. Por pastaj kujton se kujdesi shëndetësor që merr është i mirë. Dhe pëlqen televizorin. Edhe rrugët janë mjaft të mira.

F. dhe T. janë dy shembuj të mënyrës se si rehatia e jetës mund të na zënë në kurth. Në shumë drejtime, kjo është një dukuri moderne dhe e prekshme, por ajo i përket kohëve të lashta – të paktën që nga koha e Tacitit. Është ideja se zbukurimet e qytetërimit na skllavërojnë. Si ka mundësi që, pa e kuptuar fare, gjërat që i mendonim të dobishme dhe që kursenin kohë, janë shndërruar në gjëra të domosdoshme?

Rreziku i fshehur i luksit

Ushtria romake ishte një nga forcat më të efektshme dhe të suksesshme ushtarake që ka njohur ndonjëherë bota. Në fushë të hapur, legjionet e tyre ishin praktikisht të pathyeshme. Por Perandoria Romake nuk u ndërtua vetëm falë gjenialitetit ushtarak dhe shpatave të shkurtra me goditje të fuqishme. Legjionet mund të mposhtnin një popull, por nuk e nënshtronin atë. Ishte dashuria për luksin dhe rehatinë që i nënshtroi.

Britanikët, shkruante Taciti, u skllavëruan jo nga zinxhirët, por nga dëshira për verë të mirë dhe darka elegante. Madje, guvernatori i Britanias, Agrikola, qëllimisht përpiqej ta qetësonte këtë shoqëri luftëtarësh fisnorë me “shpërqendrime të këndshme” si: banja të ngrohta, toga, dhe arsimim. Siç shkruante Taciti: “Britanikët naivë i quanin këto gjëra ‘qytetërim’, kur në fakt ishin thjesht pjesë e skllavërimit të tyre.”

Rehatia dhe komoditeti i shndërruan luftëtarët britanikë me fytyra të lyera dhe britma në civilë të butë dhe të pajtueshëm.

Përdorimi i luksit për të bërë për vete një popull është një taktikë që është përsëritur gjatë gjithë historisë.

E përballur me një deficit tregtar me Kinën, Perandoria Britanike e dëndi vendin me opium të lirë të sjellë nga India. Një drogë luksi u kthye në varësi, dhe britanikët e shkëmbenin opiumin për porcelan, çaj dhe mëndafsh.

Lufta e Ftohtë u fitua gjithashtu përmes luksit. Kur televizorët dhe frigoriferët amerikanë të lirë filluan të depërtonin në BRSS, sovjetikët nuk kishin më mundësi të konkurronin me një jetë të tillë të rehatshme. Blloku komunist filloi të shihte mallrat “luksoze” të jetës së përditshme si thelbësore – dhe vetëm SHBA mund t’ua ofronte ato.

Por shembulli më i prekshëm për shumicën prej nesh sot është marrëdhënia jonë me Big Tech. Kompani si Facebook, Apple dhe Google i kanë lidhur jetët tona gjithnjë e më shumë me algoritmet dhe platformat e tyre. Rrjetet sociale janë krijuar dhe të kalibruara për të qenë qëllimisht varësuese. Shërbime që kursejnë kohë apo para, si ruajtja e të dhënave në “cloud”, janë bërë aq të zakonshme, sa kthimi pas është bërë thuajse i pamundur. Gjithnjë e më shpesh ndodh që as nuk e dimë më fjalëkalimin tonë – ia lëmë telefonit ose një aplikacioni ta krijojë dhe ruajë për ne.

Novela e E.M. Forster, “Makina ndalet” (The Machine Stops), përfytyron një botë ku çdo aspekt i jetës ofrohet nga “makina”. Ka butona për “të kërkuar ushqim, muzikë, rroba, banja të ngrohta, letërsi dhe, sigurisht, komunikim me miqtë.” Sa profetike ka qenë kjo vepër? Sot kemi Uber, Skype, Hello Fresh dhe Amazon Prime. Edhe miqtë dhe familjarët tanë janë të lidhur me makinën.

A është e mundur të largohemi?

Edhe pse teknologjinë e shohim si çlirimtare, ajo na mbyll në kuti. Nëse i besojmë Tacitit, tani jemi skllevër të gjërave që dikur i mendonim si luks. Detyra e filozofisë është t’i shohë këto zinxhirë për atë që janë. Dhe, ndërsa shqyrtojmë jetët tona, mund të zgjedhim t’i mbajmë ato zinxhirë me vetëdije, ose të nisim rrugëtimin e gjatë e të vështirë për t’i hequr.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?