Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten sërish tensionet, Koreja e Veriut lëshon predha pranë Koresë së Jugut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rriten sërish tensionet, Koreja e Veriut lëshon predha pranë Koresë së Jugut
AktualitetBote

Rriten sërish tensionet, Koreja e Veriut lëshon predha pranë Koresë së Jugut

Published: January 6, 2024
Shpërndaje

Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha të artilerisë afër ishullit Jeonpeong më 6 janar, tha ushtria në Seul. Ky njoftim vjen një ditë pasi dy Koretë kryen stërvitje ushtarake në zonën e njëjtë afër kufirit detar mes dy shteteve.

“Forcat e Koresë së Veriut kanë gjuajtur mbi 600 predha nga veriperëndimi i ishullit Jeonpeong”, tha ushtria e Koresë së Jugut përmes një njoftimi.

Të premten, Koreja e Veriut gjuajti mbi 200 predha të artilerisë afër Jeonpeongut dhe Baengnjeongut, dy ishull me popullsi të vogël që gjenden në jug të kufirit detar de facto që ndan dy shtetet.

- Publicitet -

Banorët e dy ishujve u urdhëruan që të evakuoheshin pas një prej përshkallëzimeve më serioze ushtarake në gadishull që kur Koreja e Veriut gjuajti predha në një prej këtyre dy ishujve në vitin 2010.

Predhat e gjuajtura nga Koreja e Veriut dje dhe sot kanë rënë në zonën e ndalimit të krijuar në bazë të një marrëveshjeje për uljen e tensioneve të arritura më 2018, por ky pakt u prish në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Veriu lansoi një satelit spiunazhi.

Ushtria e Seulit tha të shtunën se “zjarri i përsëritur i artilerisë nga Koreja e Veriut paraqet kërcënim për paqe në Gadishullin Korean dhe përshkallëzon tensionet”. Koreja e Jugut ka lëshuar një “paralajmërim të fuqishëm” dhe i ka bërë thirrje Veriut që menjëherë të ndalë këto veprime. Jugu tha se ushtria do të ndërmarrë masat e nevojshme “për të mbrojtur shtetin”.

Raportet midis dy Koreve janë në pikën më të ulët në dekada pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, inkorporoi në Kushtetutën e vendit statusin e shtetit si fuqi bërthamore dhe vazhdoi me testimin e disa raketave të avancuara balistike ndërkontinentale.

Të dy shtetet teknikisht janë në luftë për shkak se konflikti i viteve 1950-53 përfundoi pa një armëpushim e pa traktat dhe shumica e kufirit që i ndan shtetet është jashtëzakonisht i fortifikuar, ndërkaq kufiri detar asnjëherë nuk është përcaktuar zyrtarisht.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes
  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Ateisti2026. on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nga George Carlin–stand up comedy on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?