Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrjedhjet në tubacionet e gazit, metani mbulon Suedinë dhe Norvegjinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrjedhjet në tubacionet e gazit, metani mbulon Suedinë dhe Norvegjinë
AktualitetBote

Rrjedhjet në tubacionet e gazit, metani mbulon Suedinë dhe Norvegjinë

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

Re të mëdha metani kanë mbuluar qiellin e Suedisë dhe Norvegjisë, pas rrjedhjeve të raportuara në dy gazsjellësit e Rusisë në detin Baltik. Mediat e këtyre dy vendeve raportojnë se bëhet fjalë për nivele rekord të ndotjes.

Sipas matjeve të Institutit Norvegjez për Cilësinë e Ajrit, bëhet fjalë për rreth 40 mijë tonelata metani të lëshuara nga ato që tashmë po konsiderohen akte sabotazhi në dëm të tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2. Emetimet e dëmshme janë dyfish më të larta se metani i lëshuar nga industria e naftës dhe gazit në Norvegji. Shkencëtarët thonë se retë e mëdha ndotëse nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve, por vetëm për mjedisin.

Lidhur me shkaqet e rrjedhjeve në dy tubacionet e gazit, vijon shkëmbimi i akuzave dhe dyshimeve mes Rusisë dhe Perëndimit. Khashayar Farmanbar, ministër i Energjisë në Suedi, tha: “Ka shumë gjasa që të jetë kryer qëllimisht dhe jo në mënyrë aksidentale nga askush tjetër përveç një shteti, pa u zbuluar më parë”.

- Publicitet -

Kreu i Shërbimit Inteligjent të Jashtëm të Moskës tha se posedon materiale që tregojnë përfshirjen e Perëndimit në sabotazhin ndaj gazsjellësve Nord Stream, por pa dhënë detaje konkrete. Kremlini kërkon hetim ndërkombëtar dhe flet për terrorizëm: “Një akt i tillë i paprecedentë, i cili mund të konsiderohet terrorizëm shtetëror, nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa një hetim serioz ndërkombëtar. Natyrisht, do të kërkojmë ndërveprim brenda kornizës së një hetimi të tillë”.

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, u shpreh: “Edhe Shtetet e Bashkuara kërkuan zhvillimin e një hetimi të plotë për shkaqet dhe autorët e akteve të sabotazhit në Nord Stream 1 dhe 2. Sekretari i Mbrojtjes, Llojd Austin, tha se në këtë pikë ka shumë spekulime, prandaj duhet përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur përpara se dikush apo ndonjë shtet të bëhet përgjegjës”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    September 30, 2022 at 2:19 pm

    Bashko ketu edhe grupet elite diversioniste qe Putini po shperndan ne europe nga kufijte pa dyer ruse gjasme se po largohen mobilizimit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?