Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rruga drejt “Euro 2024”, rrëfehet Silvinjo: Nuk do na mungojë shpirti dhe zemra në fushë, do bëjmë maksimumin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Rruga drejt “Euro 2024”, rrëfehet Silvinjo: Nuk do na mungojë shpirti dhe zemra në fushë, do bëjmë maksimumin!
Sport

Rruga drejt “Euro 2024”, rrëfehet Silvinjo: Nuk do na mungojë shpirti dhe zemra në fushë, do bëjmë maksimumin!

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare po kalon një periudhë të artë, ku e ndajnë vetëm 3 përballje nga kualifikimi drejt Evropianit të 2024. Një meritë të madhe për këtë ka padyshim trajneri Silvinjo, i cili ka kthyer harmoninë në skuadër.

Në një intervistë për gazetaren Sidorela Gjoni, braziliani ka rrëfyer rrugëtimin tek kuqezinjtë, ndërsa është ndalur në disa çështje, mes tyre dhe ajo e Brojës.

Silvinjo ka pohuar se është duke e ndjekur nga afër situatën e sulmuesit të Çelsit.

“Ne po e ndjekim Brojën nga afër, ai është shumë pranë për të qenë i gatshëm, por jo në 100% e tij. Në këtë mënyrë, nuk duam problem as me futbollistin as me klubin, nëse ai do të jetë i gatshëm, do ta ftojmë”
, tha trajneri Silvinjo.
Pavarësisht mungesës së tij, grupi po kalon një formë të mirë, ndërsa kanë vlerësim maksimal nga tekniku.

“Të them të vërtetën, të gjithë futbollistët janë shumë të mirë. Ata që më surprizuan më tepër, janë ata që luajtën për herë të parë ndaj Polonisë. Shpirti i garës dhe uria për fitore i ndihmon në të tilla nivele
”, u përgjigj Silvinjo.

Forma e mirë që po kalon Shqipëria, bën që Silvinjo të jetë në qendër të vëmendjes. Kudo që ai shkon, qytetarët e përshëndesin, por nuk ngurrojnë t’i japin mendime.

- Publicitet -

“Ndodh në gjithë botën të ketë përfshirje, është një sport shumë pasionant. Kudo që të shkosh, njerëzit flasin e japin mendime. Presidenti Duka nuk ka ndërhyrë asnjëherë, është profesionist”, tha Silvinjo.

Kjo gjë e ka ndihmuar të mësojë dalëngadalë gjuhën shqipe…

“Mirëdita, mirupafshim, natën e mirë”, janë disa nga fjalët që ai ka mësuar deri më tani.

Më tej, tekniku u ndal dhe tek stadiumi Air Albania, i cili është një impiant modern.

“Stadiumi është në gjendje fantastike dhe është mjaft mirë të luajmë sfida aty”.

Në përfundim një mesazh për tifozët kuqezi, të cilët ishin më tepër se 23 mijë në përballjen ndaj Polonisë.

“Që nga dita e parë kam thënë, nuk do të na mungojë shpirti, zemra dhe dëshira në fushë, ne do të bëjmë maksimumin”.

Shqipëria do të rikthehet në fushën e lojës ndaj Çekisë në shtëpi më 12 tetor, për të vijuar më pas ndaj Moldavisë në transfertë më 17 nëntor, për ta përmbyllur fazën kualifikuese me Ishujt Faroe në Tiranë.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?