Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rryshfetet nga Katari”, kontrollohen zyrat e PE, kërkohet mbledhje urgjente
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Rryshfetet nga Katari”, kontrollohen zyrat e PE, kërkohet mbledhje urgjente
BoteKryesore

“Rryshfetet nga Katari”, kontrollohen zyrat e PE, kërkohet mbledhje urgjente

Published: December 13, 2022
Shpërndaje

Hetuesit belgë kontrolluan zyrat në Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën, pasi një hetimi të nisur për marrjen e ryshfetit nga Katari, vend mikpritës i Kupës së Botës. Ishte kontrolli i 20-të i kryer që nga e premtja, ndërsa presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se “demokracia është në sulm”, shkruan BBC

Policia belge ka akuzuar 4 persona, mes tyre është edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili, një eurodeputete greke.

Katari ka mohuar çdo akuzë për korrupsion, ndërsa eEurodeputetët do të debatojnë për skandalin të martën. Prokurorët belgë thanë se para me vlerë rreth 600,000 euro (632,000 dollarë; 515,000 £) u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 euro në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel. Po ashtu, janë sekuestruar kompjuterë dhe celularë. Kërkimet janë bërë si në Bruksel ashtu edhe në Itali. Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit u janë “ngrirë” të dhënat për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin.

- Publicitet -

Kaili u pezullua nga detyra e saj e po ashtu është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke Pasok.

“Ajo deklaron pafajësinë e saj dhe se nuk ka të bëjë fare me ryshfet nga Katari”, tha një nga avokatët e familjes së saj, Michalis Dimitrakopoulos, për TV grek të martën.

Asnjë i dyshuar nuk është përmendur publikisht, por Kaili mësohet të jetë në mesin e atyre që janë paditur. Tre të akuzuarit e tjerë janë të gjithë shtetas italianë dhe mes të akuzuarve është edhe partneri i saj Francesco Giorgi, i cili është asistent në Parlament.

Midis të dyshuarve është edhe ish-deputeti i Parlamentit Evropian Pier Antonio Panzeri, i cili tani drejton grupin e të drejtave të njeriut Fight Impunity. Mësohet se janë arrestuar edhe gruaja dhe vajza e tij. Një tjetër i dyshuar është Luca Visentini, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave.

Ndaj pas skandalit, anëtarët e Parlamentit Evropian do mblidhen në Strasburg për një debat urgjent mbi skandalin e shpalosur. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se akuzat ishin “shumë serioze” dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.

Parlamenti Evropian ka 705 anëtarë të parlamentit, të zgjedhur nga votuesit në 27 vendet që përbëjnë BE-në, takohen për të shqyrtuar legjislacionin e propozuar dhe për të votuar sipas ligjit evropian. Parlamenti thotë se deputetët në përgjithësi gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, por jo në rastet kur “një anëtar gjendet në aktin e kryerjes së një vepre penale”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Vk says:
    December 13, 2022 at 12:36 pm

    Italiant si gjithmon nga ai i rruges deri te deputeti njelloj jan dallaverexhinj.
    Nga mos te j’en dhe keta birbot tan keshtu.
    Kan nga mesuan.

    Reply
  • Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:
    December 13, 2022 at 4:48 pm

    PE bashke me te edhe BE mafioze, zhvatese, gjobvenese dhe pa moral, bejne pakt edhe me djallin kur ne mes eshte paraja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Besnikëria, mbi meritën
  • Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  • Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Gabimi fatal i Dritanit
  2. nje shqiptar on Gabimi fatal i Dritanit
  3. Na myten on Gabimi fatal i Dritanit
  4. Nik on Gabimi fatal i Dritanit
  5. Dajti on Dordolecët e Propagandës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?