Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2024, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH paraqet një një situatë të zymtë financiare dhe programative.
RTSH thekson gjithashtu se struktura financiare mbetet e rënduar me mbi 52 për qind e buxhetit të dedikuar për paga dhe sigurime shoqërore dhe “duke kufizuar ndjeshëm investimet në përmbajtje dhe teknologji”.
Një tjetër tregues shqetësues, sipas raportit, “ishte mosrealizimi i fondit prej 12 milionë lekësh te planifikuar për mbështetjen e prodhimeve të pavarura, i cili mbeti i papërdorur gjatë gjithë vitit”.
Në një pasqyrë të detajuar të të ardhurave dhe shpenzimeve, raporti vë gjithashtu në dukje se operatori publik gjatë vitit 2024 nuk i ka zbatuar shumicën e rekomandimeve që Kuvendi i kishte lënë si detyrë dhe që lidhen me zgjerimin e përmbajtjes edukuese për të moshat e reja dhe transparencën e shpenzimeve.
Sipas RTSH, përmbajtja e dedikuar për fëmijë dhe të rinj përbën vetëm 3 për qind të programacionit total. “Një shifër e papërputhshme me praktikat dhe standardet evropiane,” pranohet në raport.
Më tej pranohet gjithashtu se “mungesa e transparencës në publikimin e shpenzimeve, strukturave organizative, punësimeve dhe vendimmarrjes së bordeve e dëmtoi besueshmërinë dhe llogaridhënien publike”.
Nga pikpamja e përmbajtjes, raporti evidenton se disa kanale funksionuan kryesisht përmes ritransmetimeve dhe pa një linjë editoriale të qartë, duke e zhvlerësuar diversitetin e ofruar ne letër, si dhe nuk u arrit digjitalizimi i plotë i arkivës.
Prej prillit 2025, RTSH drejtohet nga gazetarja Eni Vasili.
Në teori, transmetuesi është politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga Partia Socialiste në pushtet.
Në fillim të këtij viti, parlamenti shkarkoi dhe më pas zgjodhi me konsensus politik bordin e ri, i përbërë nga këshilltarë politikë apo individë të angazhuar politikisht, duke ngritur shqetësime edhe nga delegacioni i Bashkimit Europian si një akt që bie ndesh me angazhimet e marra në rrugën e anëtarësimit.

Nje institucion PARAZIT me Patronazhiste dembele ne cdo qelize te saj.Po me e keqja eshte politika antikombetare qe ndjek ky televizion publik qe paguahet me taksat tona.Vjet ne ndoqem ne RTSH SPORT te gjitha ndeshjet e basketbollit te skuadrave serbe , (dhe jo vetem ne basketboll por edhe ne sporte te tjera) ndersa ne publik shfaqeshin vazhdimisht elemente te fushates antikombetare dhe kunder Kosoves se pavarur.Kush eshte KOPILI qe tallet me popullin shqiptar deri ne kete pike? Pse duhet gjithmone viktima te retushoje PERDHUNUESIN, VRASESIN E FEMIJEVE, GJENOCIDISTIN edhe nga institucionet publike ? Sa sportdashes te interesuar ka ne kete vend qe te ndjeke skuadrat serbe ndersa ata vazhdojne me te njejten politike agresive kunder shqiptareve me cdo forme ? E njejta gje vazhdon edhe kete sezon me Euroligen ku RTSH SPORT ,me nje staf antishqiptar qe vesh edhe fanellen e Serbise pa problem , vazhdon te transmetoje ndeshjet e skuadrave serbe qe me siguri paguhen per te drejtat televizive.Zoti u ardhte hakut te gjithe antishqiptareve qe me arrogancen e tyre ,te mbeshtetur me zell nga POLITIQENERIT tane vazhdojne te tallen me kete popull te mbaruar qe nuk reagon per asgje.
keta vetem ankohen dhe vjelin taksen. te japin llogari si i kane harxhuar qofte peza, joti, Polo….
aurora polo e beri orgji me shoqen e dashnoret e vet aty, peza mori dashnoren drejtore programacioni, Joti kokrra e debilit
ca prisni me…….
AXH, po pse le jashte listes emrin e Gellcit? Apo je gellcist, ne mos vete Thomai?