Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 6.5 MILIARDË DOLLARË – Rumania nis procesin për blerjen më të madhe të armatimit në histori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > 6.5 MILIARDË DOLLARË – Rumania nis procesin për blerjen më të madhe të armatimit në histori
BoteKryesore

6.5 MILIARDË DOLLARË – Rumania nis procesin për blerjen më të madhe të armatimit në histori

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Ministria rumune e mbrojtjes po i kërkon parlamentit leje për të blerë 32 avionë luftarakë F-35 në një kontratë me vlerë 6.5 miliardë dollarë.

Rumania ka nisur procesin për blerjen më të shtrenjtë në historinë e Forcave të Armatosura duke kërkuar zyrtarisht miratimin legjislativ në një dokument dërguar parlamentit për të nisur programin për blerjen e 32 avionëve luftarakë F-35 me vlerë 6.5 miliardë dollarë.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes së Vendit, CSAT, vendosi në prill se Rumania do të blinte avionin luftarak shumëfunksional nga SHBA-ja në një marrëveshje midis dy qeverive.

- Publicitet -

Programi i miratuar nga CSAT parashikon dy faza blerjesh të avionëve F-35. Në fazën e parë do të blihen dy skuadrilje me 32 avionë luftarakë për Forcat Ajrore Rumune. Në fazën e dytë, ushtria rumune do të blejë një skuadrilje prej 16 avionësh.

Ushtria do të shpenzojë 6.5 miliardë dollarë në fazën e parë për të blerë avionë, motorë, mbështetje logjistike, shërbime për trajnim të pilotëve dhe stafit dhe simulatorë fluturimi. Çmimi përfshin municion special ajër-ajër dhe ajër-tokë.

“Ne e dimë që duhet shumë kohë për diçka të tillë. Ajo që ne propozojmë është që të fillojmë tani dhe në perspektivën e viteve 2030, kur avionët F-16 që kemi nuk do të jenë më në gjendjen e tyre maksimale, të jemi në gjendje të kalojmë te lloji i ri i avionit”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Rumune të Mbrojtjes, Daniel Petrescu.

Forcat Ajrore Rumune kanë 17 avionë ushtarakë F-16 të blerë nga Portugalia. Një tjetër flotë F-16 u ble nga Norvegjia për 388 milionë euro për të siguruar kalimin në F-35. Avionët e parë luftarakë nga Norvegjia pritet të dorëzohen deri në fund të këtij viti.

Me 32 avionë nga Norvegjia dhe 17 të tjerë të blerë nga Portugalia, Rumania do ta modernizojë forcën e saj ajrore, e cila hoqi dorë nga Mig-21 LanceR e vjetër sovjetikë në maj.

Megjithatë, jetëgjatësia e 32 F-16 norvegjezë është e kufizuar në një maksimum prej 10 vjetësh. 17 F-16 të blerë nga Portugalia kanë jetëgjatësi më të madhe. Programi F-35 do të zbatohet pas vitit 2030.

Lockheed Martin prodhon avionin luftarak F-35. Prodhuesi amerikan i armëve është kontraktori kryesor për F-35, me partnerët e tij kryesorë Northrop Grumman dhe BAE Systems.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • K R says:
    September 26, 2023 at 8:40 pm

    E pyesin veten politikanet ne Shqiperi pse te gjithe ne Europe po armatosen?

    Reply
  • AX says:
    September 26, 2023 at 9:12 pm

    Jo po ne na e rruan hapesiren ajrore Fredi Bejleri pa qafe nga Progonati!

    Reply
  • mali says:
    September 26, 2023 at 9:20 pm

    KR eshte interesante pyetje jote.E di kujt I thone politikan?Verja veshin qe te kuptosh ka politikane ne shqiperi apo jo.Partite politike dhe politikane te karieres ndertojne plane ekonomike te bazuara ne busnes I vogel,I mesem dhe I madh duke u bazuar edhe ne resurset e vendit duke shfrytezuar edhe konjuktuar jashte .Ne I dashur KR kemi nga keta qe i a bejne qejfin vetes edhe portalet TV qe thone kemi ftuar politikanin x qe po I u degjojme vetem brockulla 24 ore vetem per Saliun dhe asnje fjale per ekonomine.Ne kemi mesuar qe politika eshte vazhdim I ekonomise.Erdogani I ve kushte USA per pazare,po ashtu Polonia .Pra z.KR kemi ne politikane?

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 26, 2023 at 9:41 pm

    Bota po shkon drejt luftes,pyetja eshte kur do plasi.

    Reply
  • demo says:
    September 26, 2023 at 11:19 pm

    Shqiperia Turistike
    do luftojme me llastyqe

    Reply
  • mali says:
    September 27, 2023 at 12:44 am

    Demo ,no me llastiqe por me tanga sepse e hedhin gurin me larg.Shiko filmin “Furtuna” ku kalamajte e lagjes I vrisnin fashistet italiane me llastiqet e brekeve te hanese dhe ato perdoren ushkure qe te mos u binin poshte.

    Reply
  • Jugu says:
    September 27, 2023 at 3:29 am

    MOS U MERZISNI PER POILITIKMUTERIT SE ATA I KANE PASTRUAR BUNKERET E ENVERIT E JANE SIGU3UAR PER VETE E FAMILJET E TYRE
    POPULLI DO TA HAJ SI GJITHMONE
    E MIRE TI BEHET KETIJ PIS SOVRANI
    QE E KA MENDJEN VEC TEK RAMA E SAHANI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?