Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia arreston gazetarin e “Wall Street Journal” për spiunazh, rrezikon 20 vite burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia arreston gazetarin e “Wall Street Journal” për spiunazh, rrezikon 20 vite burg
AktualitetBote

Rusia arreston gazetarin e “Wall Street Journal” për spiunazh, rrezikon 20 vite burg

Published: March 30, 2023
Shpërndaje

Agjencia më e lartë e sigurisë në Rusi ka deklaruar se është arrestuar një gazetar i mediumit amerikan Wall Street Journal mbi dyshimet për spiunazh. Asnjë dëshmi nuk është dhënë për këto pretendime.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike – tha të enjten se Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, pasi dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar.

Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen mes tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit, shkaku i luftës në Ukrainë.

- Publicitet -

Shërbimi i sigurisë pretendon se Gershkovic “po vepronte mbi urdhra amerikane për të mbledhur informacion për aktivitetet e njërës prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën sekret shtetëror”. FSB-ja nuk ofroi asnjë dëshmi për këto pretendime.

FSB-ja nuk e bëri të ditur se kur ka ndodhur arrestimi.

32-vjeçari Gershkovich, i cili është qytetas i SHBA-së, mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

Gershkovich raporton për Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal. FSB-ja vuri në dukje se ai kishte akreditim nga Ministria e Jashtme ruse për të punuar si gazetar.

Raporti i tij i fundit nga Moska, i publikuar në fillim të kësaj jave, trajtonte ngadalësimin e ekonomisë së Rusisë pas sanksioneve të vendosura nga shtetet perëndimor pas hyrjet në trupave ruse në Ukrainë vitin e kaluar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETRA / Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  • Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, përgënjeshtron lajmet se “e kërcënoi në emër të Ramës”
  • Pse m’u kujtua një ministër nazist i Drejtësisë
  • Kujdes nga SMS-të në emër të bankave, Policia paralajmëron për skemën që mund t’ju zbrazë llogaritë bankare
  • Rikthehet Icardi? Inter-i mendon lëvizjet në sulm

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale?
  2. demo on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  3. Po on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  4. demo on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  5. Nje student i arkeologjise on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?