Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën: BE dhe SHBA nuk mund të jenë “ndërmjetësues të ndershëm”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën: BE dhe SHBA nuk mund të jenë “ndërmjetësues të ndershëm”
Lajmi i funditRajoni

Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën: BE dhe SHBA nuk mund të jenë “ndërmjetësues të ndershëm”

Published: September 21, 2024
Shpërndaje

Një javë më parë Aleksandër Vuçiç në një fjalim të jashtëzakonshëm shpalli një plan me 7 pika për Kosovën, ku e klasifikoi si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe kërkoi krijimin e një prokurorie special.

Ky plan i Vuçiç ka marrë këtë të premte mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë, me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova që tha se nisma e Beogradit për zgjidhjen e situatës në Kosovë është hapi i vetëm i mundshëm që duhet ndjekur.

“Iniciativa e presidentit Vuçiç sugjeron se ky është hapi i vetëm i mundshëm që Beogradi sheh tani. Ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara, mirëpresim synimin për të riparaqitur një kërkesë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Zakharova në një konferencë në margjinat e Forumit të Grave Euroaziatike.

- Publicitet -

Për Moskën vetëm vendosja e status quo-së, duke u kthyer në thelbin e Marrëveshjeve të Brukselit, mund të ofrojë bazë për dialog të mëtejshëm të frytshëm. Zakharova insiston se duhet të shfuqizohen vendimet e qeverisë së Prishtinës, të cilat i cilëson si të njëanshme dhe të kundërligjshme.

Këtu ajo përfshin mbylljen e administratave serbe, bankave, postave, zëvendësimin e serbëve me shqiptarë në organet e vetëqeverisjes lokale dhe ndalimin e përdorimit të dinarit.

“Parakushti kryesor për normalizimin është që shqiptarët e Kosovës t’i përmbushin obligimet e tyre në përputhje me dokumentet që i kanë nënshkruar, para së gjithash për formimin e Unionit të Komunave Serbe në Kosovë”, tha më tej Zaharova.

Sipas saj, Brukseli dhe Uashingtoni nuk mund të veprojnë si “ndërmjetësues të ndershëm” në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Duke qenë se SHBA-të nuk janë në gjendje të luajnë rolin e një ndërmjetësi të ndershëm, duke siguruar përmbushjen e marrëveshjeve kryesore nga Brukseli, ato ashtu siç e krijuan atë kuazi komunitet, po i nënshtrohen atij, duke mos lënë asnjë shans për një përfundim të drejtë të situatës. E gjithë kjo është në dëm të paqes dhe stabilitetit”, deklaroi Zakharova.

Duke e konsideruar Kosovën si “territor origjinal serb”, Zakharova akuzon NATO-n dhe Perëndimin se për 25 vite u bënë sponsorët e projektit të Kosovës dhe punuan për legalizimin e kapjes së atij territori. Sipas saj ky proces kulmoi me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, për të cilin zëdhënësja e Kremlinit pretendon se ka bërë që “shqiptarizimi të marrë përmasa kërcënuese”.

“Serbët po dëbohen nga territori i krahinës, duke u përpjekur të fshijnë gjurmët e trashëgimisë së tyre historike shekullore. Nuk do të flas as për korrupsion dhe krime në territorin e Kosovës. Vetëm kur ka shtet, institucionet mund ta menaxhojnë atë, të vendosin rendin dhe ligjin. Por ky është një kuazi shtet, e kanë formuar me mashtrim, kështu që sot ekziston me mashtrim”, theksoi Zakharova.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Flamur Syruga says:
    September 21, 2024 at 12:18 pm

    Enderrat rusoserbe jane shume te vjetra,zanafilla e tyre eshte qe nga shekulli i tete .Por ne shekullin 21 bota perparimtare eshte zgjuar ,eshte aftesuar per ta kuptuar se nga vjen cfarosja e njerezimit,kush eshte demoni qe deshiron te zhduki njerezimin.Per ate qe ketyre egersirave te njerezimit,fatkeqesisht jane disa shtete europjane qe nuk e vleresojne rrezikun real,se nga vjen Cfarosja e tere njerezimit.Edhe pse shqetesimet e shqiptareve jane shume reale ,fatkeqesisht makroni borelli lajcaku ,e thone te kunderten.Jane grumbulluar hienat e teheranit,pekinit moskes beogradit per t’ja ven zjarrin ballkanit.Kjo nuk do tu ndodhi.SHBA,ANGLI NATO ,GJERMANI ,..jane roje besnike per mbare njerezimin,edhe keto plane djallezore ,sot e mbare bota e kupton se kush po e shtyn ,kush i jep direktiva,metoda frikesime Kosoves martire.Si nje satelite e vellait te madh,serbia fashiste neper mjet vuciceve ,e deshiron qe situaten ne Republiken e Kosoves,ta kethe ne piken zero.Kjo kurr nuk ka per te ndodhur ,pamvaresisht deshirave te tyre te cmendura.Populli shqiptar nuk e harron luften e fundit 1998-99 ,qe UCK-eja e lavdishme sebashku me NATO ,SHBA ANGLI…detyroi kulcedren rusoserbe te nenshkruaj kapitullimin e vet.Kapitullimi eshte nje akt i turpeshem,por turpi per ju me rusine cariste ,do tju perseritet ,sa here qe ju armiqet e njerezimit do ndizni zjarre.Ju do digjeni,dhe bota perparimtare duhet me seriozitetin me te madh : te zhduki demonet…

    Reply
  • Arben Tashko says:
    September 21, 2024 at 3:20 pm

    Duket sikur serbet do fillojne te terhiqen ne menyre graduale.

    Reply
  • demo says:
    September 21, 2024 at 3:57 pm

    Ruset kerkojne kthimin e Kosoves ne Regjimin e Milloshevicit,kur u suprimua edhe Statusi i Krahines Autonome me fuqi kushtetuese.Shteti i Kosoves qe funksionon mrekulli ne gjithe Territorin e ish Krahines Autonome ,,te shperbehet Te krijohen xhepa me zajednica ne cdo fshat ku egziston nje banor serb dhe te gjitha keto tufeza dhe areza te administrohen nga Beogradi.
    Per ate sa eshte historikisht Serbe Kosova,,Hajt te Vertetojme ne rruge shkencore,,jo neper OJQra me grate e Indise!

    Reply
  • Ismeti says:
    September 21, 2024 at 7:06 pm

    Me kit deklerat zaharova e paska gezue BatonHagjiun e Edi Ramen e shum analista e opoziten e kosoves qe tue lejue serrbin te ushtroj pushtetin unë veri e tuj dhan serrbis teritore serrbia dotna doj.Për kundrazi serrbia synim e ka verivn a qellimi i serrbis asht aty ku ka komun serrbe pushteti i serrbis aty me qen funksional.Keshtu qysh jemi te perqar e te armiqsur mes veti jemi tue rrezikue krejt trojet shqiptare kah jon.Me serrbin kemi problem qe 200 vjet jo veq kur ekan kap pushken Hshimi Ramushi e Kadria si ju ftof ceva e pushkes menihere ngan te milionat e lluksi duke harrue se qashtja e kosoves nuk u krye. U doft me dit se nuk han buk veq keta te tre nuk kan liftue veq keta te tre.

    Reply
  • Psikiatri says:
    September 21, 2024 at 8:51 pm

    Kthimi i Kosovës si pjesë përbërëse e shtetit sërb , tashmë nuk është vetëm një aspiratë , por një problem i shtruar për zgjidhje .

    Reply
  • demo says:
    September 21, 2024 at 9:41 pm

    Ju shkjete e Tiranes beni gati furce sapu,brisk Rubie,tja rruni Kosoves,se Kosova ka burra,nuk ka kurva me zile,sa kercet pushka 100 cin per 7 sekonda tek hotel Rogner.

    Reply
  • Hasan Elshani says:
    September 22, 2024 at 4:37 am

    Ëndrra… Për politikën ruse dhe rrenën serbë, kurrë nuk do të realizohen, për deri da frymon Shqiotari.!

    Reply
  • Albani says:
    September 22, 2024 at 6:28 am

    Pushkët ruajini për serbët . Shqipëria dhe Kosova është një. Ju që keni idera që ti distanconi, nëse jo me dashje, pa dashje, po i shërbeni Serbisë

    Reply
  • Lule says:
    September 22, 2024 at 2:45 pm

    Kasapi i Ballkanit Millosheviq i ka lene bashkepunetoret e tij Vuçiqin dhe Putinin per destabilizimin e Ballkanit!
    Kote e kane!
    Kosova eshte shteti me demokratik jo vetem ne Ballkan!
    Kosova po e zbaton ligjin dhe kushtetutshmerine ne tere vendin!
    Respekt Qeveria Kurti!

    Reply
  • Genti says:
    September 23, 2024 at 7:56 am

    Le te urdheroje Serbi edhe Rusi, me arme do te vijne me arme do ti mirpresim. Te gjalle nuk dalin nga tokat Tina.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?