Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia ‘ndryshon’ kufijtë, si i ndryshon kjo rregullat e lojës?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia ‘ndryshon’ kufijtë, si i ndryshon kjo rregullat e lojës?
AktualitetBote

Rusia ‘ndryshon’ kufijtë, si i ndryshon kjo rregullat e lojës?

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

15% e Ukrainës i kaloi Rusisë – të paktën sipas Putin – si e ndryshon kjo luftën në Ukrainë?

Presidenti rus Vladimir Putin organizoi ditën e sotme një ceremoni në një nga sallat e Kremlinit për të shpallur sundimin e Rusisë mbi rreth 15% të Ukrainës, aneksimi më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Me referendumin që u zhvillua nga data 23-27 shtator në Ukrainë, rajonet e Khersonit, Zaporizhzhias dhe Donbasit mund të shkrihen përfundimisht me ‘Nënën Rusi’.

- Publicitet -

Sipas Putin, ky tashmë është një realitet edhe pse Perëndimi refuzon të pranojë rezultatet referendumit duke i quajtur ato të ‘rreme’ dhe ‘të imponuara me dhunë’ nga ushtria ruse.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm, Putin tha se Rusia zgjodhi rrugën e saj larg ‘vlerave të pamoralshme perëndimore’.

Në vend të kësaj, Rusia është drejt asaj që ai e quajti një luftë në “rrugën e lirisë dhe drejtësisë për … Rusinë e madhe dhe historike.”

Putin kritikoi ato që ai etiketoi si vlera perëndimore, si liberalizmi i tepruar dhe “ideologjia gjinore”, duke pretenduar se Rusia ka zgjedhur rrugën e vet kundër “eksperimenteve të tmerrshme që po synojnë të thyejnë shpirtin njerëzor”.

Gjatë fjalimit ai gjithashtu fajësoi Perëndimin për shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2.

Putin vazhdoi kritikat ndaj SHBA-së duke numëruar ngjarje historike si bombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe Nagasakit, duke pretenduar se SHBA po mban ende nën okupim “Korenë, Japoninë madje edhe Gjermaninë”.

Ai gjithashtu fajësoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për detyrimin e vendeve evropiane për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, si dhe për detyrimin e BE-së që të mos blejë më gazin rus.

“Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për një ndërprerje të plotë të energjisë ruse në BE në mënyrë që ta mbajnë tregun evropian të gjithin për vete.”

Si ka reaguar Perëndimi deri tani?

Ditën e sotme presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen reagoi duke thënë se “Aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të ndryshojë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe do të jenë gjithmonë pjesë e këtij kombi sovran.”

Në Uashington, senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham shpalosën legjislacionin ditën e djeshme i cili do të ndërpresë ndihmën ushtarake dhe ekonomike për çdo vend që njeh territoret e “aneksuara” si pjesë e Rusisë.

“Kemi të bëjmë me uraganin Putin, për mungesën e një fjale më të mirë”, u tha Graham gazetarëve. “Ai po përpiqet të rivizatojë hartën e Evropës. Ai po përpiqet të bëjë me forcën e armëve atë që nuk mund ta bëjë me procese paqësore.”

Blumenthal shtoi se ky: “Është një rrëmbim toke, një vjedhje. Dhe kjo është një tjetër taktikë e pacipë e Vladimir Putin për të testuar mbështetjen e Perëndimit ndaj Ukrainës.”

Të mërkurën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u tha gazetarëve të prisnin “masa shtesë” në ditët në vijim.

Çfarë ndryshon?
‘Mobilizimi i pjesshëm ushtarak’ i Rusisë i shpallur së fundmi nga Presidenti Putin dhe referendumi i rajoneve pro-ruse në lindje dhe jug të Ukrainës mund të shënojnë fillimin e fundit të luftës në Ukrainë.

Pyetja që shtrohet është sa do të mundet Ukraina ta vazhdojë luftën e saj në këto rajone që tashmë rrezikojnë të njihen si ‘tokë ruse’?

Dhe mbi të gjitha, sa do të mund të vazhdojë Perëndimi të dërgojë mbështetjen e tij ushtarake dhe jo vetëm drejt Ukrainës – duke mos rrezikuar të vendoset në një përballje të drejtpërdrejtë me Rusinë?

Kjo e ndërlikon klimën gjeo-politike dhe ushtarake për NATO-n, Evropën, Ukrainën dhe SHBA-të, të cilat kanë përsëritur që prej fillimit të luftës se nuk do të pranojnë kategorikisht të përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Sipas disa deklaratave të fundit të Putin, ai do që “kjo luftë të mbarojë sa më parë të jetë e mundur”.

Por, Putin nuk do që kjo luftë thjeshtë të përfundojë.

Ai do që Rusia të dalë fitimtare. Jo domosdoshmërish në aspektin ushtarak, por mbi të gjitha në aspektin diplomatik. Putin po kërkon një ‘fitore diplomatike’ në Ukrainë.

Duket se e vetmja mënyrë që gjërat të shkojnë aty ku ishin para luftës dhe marrëdhëniet ekonomike mes shteteve të nisin aty ku u lanë, është që Rusia të ‘marrë atë ç’ka për të marrë’ dhe ta quajë veten fitimtare në këtë luftë, të paktën para popullit të saj.

Por sa e mundur do të jetë kjo?

Sa i aftë do të jetë Perëndimi të pranojë krimet e luftës që u kryen në Ukrainë dhe mbi të gjitha, sa i gatshëm do të jetë Putini t’i vërë kufi ambicieve të tij në Ukrainë dhe të mos kthehet më mbrapa?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?