Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasje mes Gazprom dhe Gjermanisë për çmimin e gazit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përplasje mes Gazprom dhe Gjermanisë për çmimin e gazit
AktualitetBote

Përplasje mes Gazprom dhe Gjermanisë për çmimin e gazit

Published: June 15, 2022
Shpërndaje

Gjigandi i gazit rus, Gazprom tha se do të reduktojë më tej furnizimet ditore të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1, lëvizje kjo që ministri gjerman i ekonomisë e kritikoi si një pretekst për të mbjellë pasiguri dhe për të rritur çmimet.

Gazprom tha në një deklaratë më 15 qershor se një ulje e mëtejshme prej 33 përqind do të nisë në orën 1:30 të mëngjesit me orën e Moskës, pra më 16 qershor.

Kjo është dita e dytë radhazi që Gazprom, kompani në pronësi shtetërore tha se do të reduktonte gazin natyror të shpërndarë përmes tubacionit.

- Publicitet -

Në njoftimin e 14 qershorit thuhet se Gazprom do të shkurtonte dërgesat në 100 milionë metra kub në stacionin e kompresorit Portovaya “për shkak të kthimit të parakohshëm të njësive të pompimit të gazit nga riparimi nga Siemens”.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e quajti këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.

Habeck iu përgjigj njoftimit të Gazprom për një ulje të mëtejshme më 15 qershor duke thënë se justifikimi i tij ishte një përpjekje për të rritur çmimin.

“Justifikimi i palës ruse është thjesht një pretekst. Është padyshim strategjia e tyre për të krijuar shqetësim dhe për të rritur çmimet”, tha Habeck në Berlin.

Aktualisht, mungesa në furnizimet me gaz mund të plotësohet nëpërmjet blerjes së gazit në treg, “megjithëse me çmime të larta”, tha Habeck, duke shtuar se “siguria e furnizimit është e garantuar”.

Rregullatori i rrjetit të energjisë në Gjermani tha se aktualisht po vlerëson situatën dhe ndikimin e mundshëm të një reduktimi të mëtejshëm të furnizimeve.

“Siguria e furnizimit aktualisht është ende e garantuar,” tha një zëdhënës i rregullatorit.

Gazprom gjithashtu shkurtoi eksportet e gazit në Itali, tha më 15 qershor firma italiane e energjisë Eni, duke shtuar se nuk ishte dhënë asnjë shpjegim për reduktimin.

“Eni konfirmon se Gazprom ka kumtuar një reduktim të kufizuar në furnizimet me gaz për sot, në një vlerë prej rreth 15 për qind”, tha një zëdhënës. Eni po monitoron situatën”, shtoi ai.

Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani tha se reduktimi e gazit nuk ka krijuar ndonjë çështje kritike deri tash. / REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • XXXL says:
    June 15, 2022 at 11:49 pm

    Po deri me sot vendimet e marra nga Gjermania kunder Rusise nuk jane vendime politike ore koqe?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?