Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia kërkon dënimin e liderëve të UÇK që mbahen në Hagë dhe sulmon Kurtin në OKB: “Po shkon tej limiteve që i lejohen provincës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Rusia kërkon dënimin e liderëve të UÇK që mbahen në Hagë dhe sulmon Kurtin në OKB: “Po shkon tej limiteve që i lejohen provincës”
KosovëLajmi i fundit

Rusia kërkon dënimin e liderëve të UÇK që mbahen në Hagë dhe sulmon Kurtin në OKB: “Po shkon tej limiteve që i lejohen provincës”

Published: October 26, 2023
Shpërndaje

Rusia tentoi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që të paraqiste Serbinë si viktimë në luftën e fundit në Kosovë. Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të disa ditëve më parë, ambasadori i Putinit në OKB, Vasily Nebenzya, mbrojti (me më shumë zell se kryeministrja Ana Brnabiç), tezën e Beogradit se Prishtina është fajtore për situatën aktuale.

Madje ai kërkoi nga Haga që të dënojë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin, siç tha ai për krime të rënda të luftës.

“Kemi besim se Dhomat e Specializuara nuk do të përsërisin gabimet e Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe të gjithë ata përgjegjësit do të marrin ndëshkimin që meritojnë.

- Publicitet -

Në këtë kontekst, refuzimi i Prishtinës për të paguar kompensimin për viktimat e krimeve të kryera nga luftëtarët e UÇK-së, në kundërshtim me rregullat e vendosura nga Haga, flet vetë”, tha Vasily Nebenzya, Ambasador i Rusisë në OKB.

Ambasadori rus në OKB foli me kritika dhe akuza edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se po përpiqet të ndërtojë Shqipërinë e Madhe.

“Anon nga Perëndimi po nxit ambicien e Shqipërisë së Madhe, ky palo kryeministër Kurti, duke shkuar përtej limiteve të provincës. Ai përpiqet të destabilizojë zonat e populluara nga myslimanët në Serbinë qendrore, inkurajon ndjenjat centrifugale në Maqedoninë e Veriut. Ka harta të Shqipërisë së Madhe, dhe ato cenojnë edhe integritetin territorial të Malit të Zi dhe Greqisë”, – tha Vasily Nebenzya, Ambasador i Rusisë në OKB.

Ambasadori rus foli dhe për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë, duke arritur deri aty sa të thotë se po ekzagjerohet ajo që ndodhi, madje akuzoi Policinë e Kosovës si palë përgjegjëse.

Nebenzya vazhdoi retorikën në mbrojtje të Serbisë, duke kërkuar që në vend të Beogradit të dënohet Kosova për dërgimin e policisë në veri dhe për shndërrimin e FSK në ushtri, pasi sipas tij “nëse nuk i jepet fund këtij arbitrariteti, pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda, deri në rifillimin e konfliktit të armatosur”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Andis says:
    October 26, 2023 at 9:19 pm

    Rusia eshte nje rrezik dhe duhet te izolohet shume shpejt sa nuk eshte vone.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    October 27, 2023 at 4:18 am

    Ambasadori nuk ka nxjerre nje konkluzion te drejte,
    per fatkeqesin e Rusisse ne Luften e Pare Boterore,
    Kur per shkak te Serbise, dhe enderes se vjeter te rusise,
    Te zoteronte Stambollin, I shpalli lufte Austro Hungarise e
    Per pasoj Gjermania i shpalli lufte “CAR NIKOLLES”, me
    famekeqi nga te gjithe Imperatoret e Rusise dhe shkaktari
    kryesor qe krijoj kushtet qe shperthey revolucioni bolshevik.
    Po te mos ishte futur Rusia ne Lufte, Lenini nuk do kishte
    kthyer ne Rusi dhe ato do kishin avancuar shum me teper
    sesa sot.

    Bota ka ndryshur, dhe Rusia ka ndryshuar, por Z. Ambasador
    Jeton akoma ne shekullin e 19-te. Rusia eshte Shteti me
    Siperfaqe tokesore me te madhe ne Bote. Kur te tjeret vriten,
    per nje meter katror, per nje vije uji, dhe ne Siberi rrojne vetem
    disa nenshtetas Ruse, per Nje Kilometer Katror, Ky Zoteri,
    Ky AMBASADOR, nuk e ze gjumi per disa toka ku rrojne shqipetare
    qe para lindjes se Krishterimit.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    October 27, 2023 at 9:50 am

    Per popullin shqiptar,emeruesi i perbashket per te gjitha te keqijat qe i ka perjetuar Kombi yne,eshte rusia cariste.Nuk eshte ndonje formule e re,keshtu e thote historia qe nga shekulli i tete deri tani shekulli 21,rusoserbet jane me nje qellim per tu zgjeruar ,aneksuar mbare europen.Ky zuzar qe leh ne OKB,keshtu eshte stervitur ,ngase lufterat e popujve per clirim !jane pengese edhe e tyre te putinit te vitit 2023.Lotet qe derdhin kelyshet rusoserb ,nuk jane befasi se i tere materiali,dosjet e luftetareve,krereve te U C K-ese te lavdishme,gjykates monstrume ne Hage ,u eshte servirur nga keta armiq te njerezimit ne rruzullin tokesor.Por bota,njerin sy e mbyll,dhe te dy veshet i shurdhon,kjo eshte e keqja per njerrzimin….Armiqet shekullor tentojne te bejne vetvehten viktime,ndersa viktimen reale,dhunuese,vrasese..pse verte shqiptarer sipas ketyre kasneceve kane shkuar ne moske dhe beigrad per te vrare,per te djegur,per te masskruar?ku qendron logjika?Bota perparimtare neper takime diskutime te ketyre niveleve,duhet ketyre hienave qe te mos ua mundesoi qe te bejne propagande agjitacion kunder nje pooulli qe kerkon dhe lufton per liri,per te mbrojtur pragun e shtepise,nderin e familjes dhe mbare kombit tone.Clirimtaret ,do triumfojne heroizmi i tyre i ka perjetrsuar keto bij nenash qe dallohen nga te tjeret.?.komandantet te cilet mbahen padrejtesisht do triumfojne,intrigave rusosllave nuk u besojne edhe mijt e kazaneve me mbetje jashteqitje.U lumte Komandanteve te UCK -ese per qendrimin e tyre ne burgjet rusoserbe,ata jane me kombin tone prezent ,…

    Reply
  • demo says:
    October 27, 2023 at 10:10 am

    zonja Amerike.Jane 23 vjet kohe per armatosjen e Kosoves,..E ke lene si borebardhen mes ujqerve.
    Armatose pafundesisht renegatet Atdhemohues te Afganistanit.Armatose hajdutet,qyleret,hikanaket,frikacaket,jevgjitet,harixhijt e Afganiztanit,.100 miljard dollare armatime nga me modernet shkuan ne duart e talibaneve.
    Armatos Kosoven! Akoma nuk e ke mesyar zonja Amerike,
    kur ka lidh besen burri Shqipnise
    I ka shti dridhen gjithe Rumelise.
    Armatos Kosoven dhe nuk do te kesh nevoje per Konferenca,per Pazare me trojet e Kosoves,per Zajednica,se Kosova DI TE MBROHET VETE.

    Reply
  • LOL says:
    October 27, 2023 at 10:18 am

    VETEM BUDALLAI
    PRET NGA AMERIKA
    TA NDIHMOJ VERTETE
    MBAMENI SE IKA

    Reply
  • God bless America says:
    October 27, 2023 at 10:24 am

    Pyetje-test qe shpjegon gjithcka : Kush po i mba ne qeli atje ne Hage ato lideret e UCK –
    1 – Rusia 2 – Serbia 3 – Kosova apo…4 – “Aleati Strategjik”?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç
  • Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
  • Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 20 Qershor 2026
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Nje shqiptar on Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  2. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?