Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SONDAZHI: Pëlqyeshmëria për Edi Ramën ka rënë mbi 7 përqind muajt e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SONDAZHI: Pëlqyeshmëria për Edi Ramën ka rënë mbi 7 përqind muajt e fundit
Lajmi i funditPolitike

SONDAZHI: Pëlqyeshmëria për Edi Ramën ka rënë mbi 7 përqind muajt e fundit

Published: October 16, 2024
Shpërndaje

Matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania sjellin pëlqyeshmërinë për liderët kryesorë të politikës shqiptare një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Kreu i qeverisë Edi Rama është njëri prej liderëve politikë që ka kaluar në vlerësimin e qytetarëve në sondazhin e fundit.

Sipas Barometrit – Euronews Albania (48.4 %) e të intervistuarve ballë për ballë nga Data Centrum, kanë mendim pozitiv për kreun e qeverisë, ndërsa (47.3%) kanë mendim negativ për të.

- Publicitet -

Në një periudhë 5 mujore të matjeve të vazhdueshme të Barometrit, rezulton se pëlqyeshmëria e Edi Ramës ka pësuar një rënie prej (7.1%) në dy muajt e fundit krahasuar me marsin e vitit 2024, dhe në këto muaj është rritur (4.9%) mendimi negativ për të.

Në mars të 2024 mendimi pozitiv për të ka qenë (55.5 %), sot në matjet e fundit është (48.4 %).

Ndërsa mendimi negativ për të në mars ka qenë (42.4 %), sot është (47.3 %).

Tek analiza e të dhënave demografike lidhur me pëlqyeshmërinë për Edi Ramën duken qartë dy prirje.

Pëlqyeshmëria për Edi Ramën është dukshëm më e lartë tek femrat (57.4%) përkundër (40.8 %) tek meshkujt.

Po ashtu, moshat e reja dallojnë në pëlqyeshmëri më të lartë në krahasim me moshat më të vjetra.

Në grupmoshën më të re 18-24 vjeç (57.4%) e tyre kanë mendim pozitiv për Edi Ramën, dhe (41.4 %) e grupmoshës 65-75 vjeç kanë mendim pozitiv për të.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Rroft Luli says:
    October 17, 2024 at 5:21 am

    Pëlqyeshmëria për Edi Karin nuk ekziston.
    Ka 100% pëlqyeshmëri për babanë tonë L.Basha.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 17, 2024 at 5:26 am

    Ky sondazhi duket si ato publikimet i revistes TIME, e cila e shpalli dikur Hitlerin njeriun e vitit.

    Reply
  • injoranti says:
    October 17, 2024 at 6:12 am

    Phoenix, sondazhi i bere ka te drejte. Aq shume patronazhiste sa ka punesuar e paguan Rama edhe kjo shifer duhet te kete gabime ne llogaritje por ndoshta mund te jete shtuar pak nr.i te pakenaqurve nga ana e pensionisteve qe dolen bllof nga politika dhe reklama qe i bene atyre “specialiste” qe ushqehen dhe me leket e pakta te ne pensionisteve si Fatos Coçoli me shoke dhe as qe kerkuan falje per ate qe na mashtruan mbi 6 muaj L’do dite me artikujt e tyre te fryre.

    Reply
  • durrsaku says:
    October 17, 2024 at 6:20 am

    Ti Rrofte Luli, babaiyt biologjik ( sipas asaj qe ke thene vete ) kaq i ri je ti qe paske per baba Lulin ?

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    October 17, 2024 at 6:40 am

    TI QE GAZETA DITA TE KA QUAJTUR PLAKU I MENCUR NE ARTIKULLIN MEMIREADMINISTRIM SE SA NE BURG PER MENDIMIN TIM JE VENE NE SHERBIM TE RAMES DHE ARTIKULLIN DUHET TA KESH MARRE TE GATSHEM NGA ENDRI FUGA PERDERISA SA MBRON NJE HAJDUT SI RAMA DHE NJE SKUADER HAJDUTESH TE DREJTUAR NGA RAMA. ASKUSH NUK DO KISHTE MUNDESI TE VIDHTE MILIONA E MILIONA EURO PO TE MOS ISHTE HAJDUT I PARI I QEVEISE. KUR FLAS PER RAMEN NUK MUND TE LEJ PAS DORE BERISHEN,NANON,METEN E PANDIN BASHKE ME FINON E KOPLIKUN.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 17, 2024 at 7:55 am

    VO:
    -E.Rama do votohet mbi 70 % në Shqipëri për mandatin e 4,5..e më tej PS,Pasi PD-në E ÇAU HIENA NON GRATA si rrjedhojë edhe OPZITËN,Pasi ky i KORRUPTUARi madh,Minues i DEMOKRACISË,Shpërfillës i DREJTËSISË..& kondravers nuk lejon OPOZITË BRËNDA OPOZITËS PD,ndërsa MAXHORANCËN..E.RAMNKËRKON TA SHQYEJ PËR VDEKJE SI NË 1996,97..DUKE E CILSUAE ARMIK,SIKURSE SPAK+GJKK-NË FAKT AMERIKËN.
    -SB ME 101 DOSJE KRIMI NUK BËHET MË KM I SHQIPËRISË.
    -E.Rama vetëm në RUSI,KINË,K.VERIUT..NUK VOTOHET SI KM.

    Reply
  • mos qeshni po mundet says:
    October 17, 2024 at 9:19 am

    Perkundrazi! Pelqyeshmeria per Ramen ne mes shqiptareve eshte rritur e ka kapur majat muajt e fundit
    ja disa nga arsyet si me poshte
    1 – Ai Boom i madh ne rritjen e pensioneve ne masen e Bollekut me 4.1%
    2 – Ardhja e strehimi i Afrikaneve te Melonit qe i atribuohet vetem shpirtmadhesise Rames
    3 – Sihariqi i madh i Rames per te ngritur nje Shtet Sovran Bektashi ne mes te Tiranes
    4 – dhe me e rendesishmja, ngritja e nje Ministrie te re ne qeverine Rama, Ministria e Shkences
    ka dhe tjera arsye (kryesisht ekonomike) qe i bejne shqiptaret te gatshem te shohin Ramen ne pushtet edhe pertej 40 viteve te Enverit

    Reply
  • demo says:
    October 17, 2024 at 9:39 am

    Edi Rama!Eshte shtuar propoganda armiqesore ne radhet e pensionisteve,.Nuk jane te kenaqur me 4,1%.Ja prishi mendjen Armiku i Partise,Rilindjes dhe Udheheqesit,Albin Kurti,qe i rriti pensionet e Kosoves 4 fish.Te tjeret nuk kane vakt per lloqe,se kujt nuk i pelqen ja mbath ne BE. Vetem xha Hetemi me Pilo Lalen te kane mbetur grusht bashkuar rreth Udheheqjes.
    Edhe ky Nysret Zaimi qe ka qene shef prapavije e ka pensionin 670 mije leke,sa ce kam pasur une Rrogen. Ketu ne tavoline ben si gorr,.Mezi e paguan nje dopio per shoket.Oficerat nuk te kane tradhtuar o udheheqes boteror,por kllasa punetore dhe sidomos Inteligjenca popullore te kane bere mune mu ne koket.

    Reply
  • mali says:
    October 17, 2024 at 11:12 am

    C’fare rendesie ka ky sontazh?Kujt I vlen?
    Na tregoni forcat opozitare qe te kuptojme ne favor te kujt shkon %.
    Vetem 2 -3 emra po degjojme per 40 vjet.
    Per 40 vjet nuk eshte shpalosur asnje platforme ekonomike ,politike.
    Per 40 vjet populli po degjon kriminelin qe zhduku shoket e vet Sali Berishen.
    Per 40 vjet po ndjekim tallavane e brekushe gjerit Edi Rama.
    Per 40 vjet kemi pergjysmim te numri te popullsise.
    Per 40 vjet kemi 46%te popullit te mbetur,ne varferi.

    Reply
  • Niku says:
    October 17, 2024 at 2:38 pm

    Po pelqyeshmeria tek votuesit? Se ata qe keni intervistuar ju nuk i dihet kane a s’kane te drejte vote. Per Ramen rendeis kane a e pelqejne ata qe votojne dhe sa e pelqejne? Plus, shumica e votuesve jane njerez te shkuar ne moshe, dhe rinia qe do votoje per here te pare, keshtu qe keto 2 kategori e favorizojne. Prape ketu e keni, beni si te beni dhe 4 vjet. Alternativa eshte Muli, Bardhi, Vokshi dhe Sula. Do behet bordello prape.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 17, 2024 at 3:19 pm

    @durrsaku:
    E kam fjalën për ne simpatizantët, që baba kemi L.Bashën.
    Të ftoj të votosh L.Bashën,në këto kohëra kur 2025-a po afron.
    7×7=42!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Vezguesi atdhetar on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. ETHEM LALAJ on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  4. Fad on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. L on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?