Në Gjermani, e djathta ekstreme ka hedhur për herë të parë idenë e largimit të vendit nga BE-ja. Liderja e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, i tha Financial Times se nëse vjen në pushtet, gjermanëve do ju jepet mundësia të vendosin me referendum nëse do të rrinë apo jo në Bashkimin Europian.
Opsioni i referendumit, sipas saj, do t’u jepej gjermanëve në rast se qeveria e AfD nuk do të mund të siguronte reforma për të frenuar vendimmarrjen e Komisionit Evropian “të pazgjedhur”.
“Nëse një reformë nuk është e mundur, nëse dështojmë të rindërtojmë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së, duhet t’i lëmë njerëzit të vendosin, ashtu siç bëri Britania. Dhe ne mund të kemi një referendum për “Dexit” – një dalje gjermane nga BE-ja” – tha ajo.
Triumfi i Dexit, – edhe nëse referendumi do të kalonte sfidën që përbëjnë ligjet e rrepta gjermane për plebishitet, – nuk do të ishte aspak i lehtë nëse marrim parasysh se rreth 90 për qind të gjermanëve janë në favor të vazhdimit të anëtarësimit.
Një sondazh i fundit zbuloi se më pak se gjysma (45 përqind) e anëtarëve të AfD do të votonin për Dexit.
Por sa janë gjasat për fitoren e AfD, duke pasur parasysh ringritjen e ekstremit të djathtë në Gjermani?
AfD kryeson sondazhet në të pesë shtetet e Gjermanisë Lindore përpara zgjedhjeve rajonale në shtator. Rezultatet e saj në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor do të shikohen me vëmendje, edhe pse parashikimet flasin për sukses të partive euroskeptike në të gjithë bllokun, duke përfshirë Francën, Austrinë dhe Holandën.
AfD në shkallë kombëtare mban 22 për qind, pas opozitës së qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokratik, por përpara të tre partive në qeverinë e koalicionit të kancelarit Olaf Scholz.
Megjithatë, suksesi aktual i AfD-së nuk i garanton asaj një vend në një qeveri të ardhshme. Establishmenti politik i ka përjashtuar marrëveshjet e koalicionit me të dhe ajo nuk udhëheq asnjë nga 16 shtetet e Gjermanisë pikërisht për këtë arsye – raporton Respublica.
n.s. / dita

Kjo eshte edhe idea amerikane te shperbeje europen. Pse ,qysh ,tek,????
Ne qofte se tendenca e mjaft shteteve Europjane eshte:
“Na jepni dicka” qe nuk mund “tja kthejme” ne nje afat kohor te caktuar,
Ka mundesi te “krijoje kushtet” qe “BE te Shperbehet”, po te jete se
“Bota”do jete ne te ardheshme me e “Sigurte” dhe reziku i konflikteve
ushtarake do “minimizohet”.
Po te ndodhe keshtu BE do zevendesohet me “Tregun e perbashket Europjan”
ku shtetet do konkurojne ne baze te meritave qe kane ne ekonomi, kulture, etj.
Europa do riorganizohet mbi bazat e mirekuptimit te interesave ekonomike, kulturale, etj.
Ndihmat do jene kryesisht ne drejtim te organizimit efektiv te atyre qe kerkojne ndihme.
Pjesa tjeter do te kete te beje me projekte speciale qe mund ta shlyejne investimin, me kontrata
te detajuara qe pengojne abuzimet dhe baza e interpretimeve eshte kuptuar mire nga te dy palet.
Ku i ke gjet gjithe keto mend ti mer Tashko Gjiza. Po ti je per Kryeminister i Babilonise se vjeter me qerrata, dhe se ku i gjen ca terma si “mirekuptim i interesave ekonomike”, “organizim efektiv” etj. etj pordha me forma te çuditshme. Ça shkolle ke bere ti Tashko Gjeniu? A ke ndonje Master a PhD, apo je ndonje kandidat shkencash nga ata te kohes se Enverit qe u bene automatikisht Doktor e Shkencash, ma trego kete si te tregova une qe punoj per Sorosin.
Ndersa largimi i Britanise se Madhe e tronditi vetem pak strukturen Bashkimit Europian, largimi potencial i Gjermanise, lokomotives ekonomike te BEse, do te shenonte ME SIGURI shperberjen e Evropes se Bashkuar. Sic shkruante disa vjet me pare nje gazete britanike: “Evropen e mbajne te bashkuar ceqet gjermane”. Nje referendum popullor do te shenonte daljen e Gjermanise nga BE. Gjermanet e dine mire se kane vetem humbje nga qendrimi ne BE.
Nje mesim per ne shqiptaret eshte te mos vazhdojme me endren 33-vjecare te hyrjes ne Evrope, te krijojme nga e para shtet dhe ekonomi kombetare.
Nuk na nxjerr Evropa nga varferia. Greqia ka 44 vjet ne BE dhe greket po ikin neper Evrope dhe kane 400 miliard euro borxh (qe nuk mund t’i shlyejne as per 400 vjet). Portugezet qe kane po aq kohe ne BE e kane rogen mesatare 800 euro ne muaj qe do te thote jetojne ne varferi me koston e jeteses se vendit te tyre.
Shqiperine do ta bejem vete duke punuar per Shqoperine e jo sic po bejme sot duke nisur rinine neper Evrope, te punoje per Evropen e jo per vendin tone. Sa kohe do te vazhdojme te lumturohemi me endren 33-vjecare te parajses evropiane?