Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse Saliu reagoi sot për Safetin me një butësi të padëgjuar më parë prej gojës së tij?! Gazetari tregon prapaskenat…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pse Saliu reagoi sot për Safetin me një butësi të padëgjuar më parë prej gojës së tij?! Gazetari tregon prapaskenat…
KronikeKryesore

Pse Saliu reagoi sot për Safetin me një butësi të padëgjuar më parë prej gojës së tij?! Gazetari tregon prapaskenat…

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Berisha reagoi për përfshirjen e tij të drejtëpërdrejtë në inskenimin dhe shantazhimin e ish- kryebashkiakut të Kukësit përmes një skandali seksual.

Me një butësi të padëgjuar më parë prej gojës së tij, ai shpjegoi se Edi Rama e ka gabim që fajëson Sali Berishën për atë skandal, se Berisha nuk merret me këto punë, por këtë mund ta ketë bërë vetë Edi Rama.

Gazetari Mero Baze e komenton kështu reagimin:

- Publicitet -

“Thelbi i sqarimit të Berishës përmes Palokës në fakt kishte të bënte me një lloj frike se mos Safeti identifikon Berishën si njeriun që e ka shantazhuar. Dhe për këtë i bënte atij thirrje të shikonte nga Edi Rama si pistë të mundshme të shantazhimit.

Reagimi i pazakontë tregon se Berisha po ndjen një valë hakmarrje dhe rreziku për atë që ka bërë dhe tani po kërkon të qëndrojë larg kësaj historie.

Nga mënyra se si shprehej zëdhënësi i tij, ai dukej sikur po i përgjërohej Safetit se ai nuk është ngatërruar në këtë histori, madje nuk ka bërë as komente për skandalin seksual.

Dhe të vetmin shpëtim që shikon nga një hakmarrje e mundshme, është që t’ia kalojë topin Edi Ramës dhe të konsiderojë atë autor të këtij inskenimi”.

Baze është i bindur se reagimi pas dy javë heshtje të sikletshme, pas provave që po dalin përditë në publik, tregon se Sali Berisha tani është i qartë se provat që po publikohen çojnë gjurmët e shantazhit në zyrën e tij.

Dje u bë publikimi i bisedës telefonike mes porositësit të regjistrimit dhe gruas që u përfshi në këtë skandal.

“Biseda regonte qartë se dhe vet tutori i kësaj pune ishte i pafuqishëm përballë Berishës që të ndalte publikimin dhe i kërkonte vajzës të arratisej që atë ditë, se nuk dihej se çfarë ndodhte të nesërmen.

E vetmja porosi e tij ishte që vet vajza të shkonte “të takonte Salën”.

Tani në vend që t’i përgjërohet Safetit, që nuk është i përfshirë, është më mirë të bëjë deklarata publike pse e ka takuar para dhe pas rregjistrimit gruan në fjalë në zyrën e tij, çfarë ka biseduar me të.

Këto sqarime ndoshta nuk i vlejnë shumë Safetit se ai tani e di të vërtetën, por mund t’i vlejnë SPAK”- thotë Baze.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?