Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti për Ukrainën, Jaupi: Policia ka marrë të gjithë masat, ndalim qarkullimi në disa rrugë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Samiti për Ukrainën, Jaupi: Policia ka marrë të gjithë masat, ndalim qarkullimi në disa rrugë
KronikeLajmi i fundit

Samiti për Ukrainën, Jaupi: Policia ka marrë të gjithë masat, ndalim qarkullimi në disa rrugë

Published: February 27, 2024
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka marrë të gjithë masat për të garantuar rendin dhe sigurinë për samitin që do të zhvillohet të mërkurën në Tiranë për Ukrainën.

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi u shpreh se në disa rrugë të kryeqytetit, do të ketë ndalim qarkullimi, për shkak të organizimit të samitit.

Rebani Jaupi: Në këtë kuadër, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, ka hartuar një plan të detajuar masash, për garantimin e rendit publik, para, gjatë dhe pas aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre 2 ditëve. Në zbatim të detyrave ligjore, si dhe duke shfrytëzuar përvojën pozitive të fituar gjatë planifikimit, organizimit dhe menaxhimit të situatës së rendit dhe sigurisë publike, gjatë aktiviteteve të tjera ndërkombëtare të zhvilluara më parë në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat, duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, rrugëkalimet e delegacioneve dhe ambientet ku do të zhvillohen aktivitete gjatë Samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, që zhvilllohet më datë 28.02.2024 dhe më datë 29.02.2024.

- Publicitet -

Masat e planifikuara konsistojnë në disa drejtime, konkretisht:

-Garantimi i rendit publik, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktiviteteve;
-Organizimi i shërbimeve policore, për sigurimin e të gjithë perimetrit të sigurisë;
-Sigurimi i delegacioneve përgjatë gjithë rrugëkalimit, nga Rinasi për në Tiranë;
-Eskortimi i delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Rinas;
-Eskortimi i delegacioneve nga pikat e kalimit kufitar, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samiteve etj.

Për sa i përket qarkullimit të automjeteve, masat kufizuese do të jenë si më poshtë: Më datë 27.02.2024, do të ketë bllokime të rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre;

Më datë 28.02.2024, nga ora 07:00 deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara për Samitin, do të ketë ndalim pushimi dhe qëndrimi, duke filluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit;

Më datë 28.02.2024, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas – Unaza e madhe perendimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”;

Më datë 29.02.2024, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar – Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • info analitike says:
    February 27, 2024 at 12:51 pm

    Nje pietje keshnjam une nga salla: Po lekat per keto samitet ku i merr shalegjati? Jo per gje po mbeti duke bere samite me skenar e regji te vetin ku te mund te krekoset si gjeli maje plehut. E di valle ky se Zelensky nuk eshte ai shenjtori qe kerkon te na paraqese! Po qe ukrainasit kane filluar te protestojne ndaj tij e di? Po qe qy vret e zhduk njerez si qemoti enveri nen akuzat e tradhetise pa asnje lloj prove a deshmie.
    Po Kosoven do ia kerkoje qe ta njohe si shtet apo nuk ka rendesi, sepse me rendesi ka krekosja dhe parada.
    Cfare perfiton Shqiperia nga vizita e Zelenskit?

    Reply
  • Tani says:
    February 27, 2024 at 12:54 pm

    Me pietjet qe ben o info paraqet veten ndaj gjithe komentueseve te nderuar si thjesht

    TRAP

    Reply
  • info analitike says:
    February 27, 2024 at 4:16 pm

    Të falenderoj për thellësinë e mendimit e sidomos të kuptimit por edhe që more përsipër rolin e zëdhënësit të komentuesve pa të zgjedhur kush. Ti dukesh që e ke kokën plot…

    Reply
    • Phoenix says:
      February 27, 2024 at 6:26 pm

      Info, mos ja vi shume re Tanit. Eshte pjese e stafit te Thanos. Po nuk i ben pak gojore komedianit Zhelenski, ju pret subvencionimet i gjati ne fund te pesembedhjete-diteshit. Nuk mund te devijosh nga vija e partise, pa u lagur.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?