Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti Trump-Putin, liderët e BE me deklaratë të përbashkët: Ukraina duhet të vendosë vetë të ardhmen e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Samiti Trump-Putin, liderët e BE me deklaratë të përbashkët: Ukraina duhet të vendosë vetë të ardhmen e saj
BoteLajmi i fundit

Samiti Trump-Putin, liderët e BE me deklaratë të përbashkët: Ukraina duhet të vendosë vetë të ardhmen e saj

Published: August 12, 2025
Shpërndaje

Liderët e shteteve të BE-së kanë miratuar një deklaratë të hënën vonë, përmes së cilës theksojnë nevojën që ukrainasit të kenë lirinë për të vendosur për të ardhmen e tyre. Deklarata e mbështetut nga të gjithë vendet, përveç Hungarisë, vjen përpara samitit të së premtes që të mbahet mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë.

“Negociatat kuptimplote mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose reduktimi të armiqësive”, thanë udhëheqësit, duke shtuar se “ne ndajmë bindjen se një zgjidhje diplomatike duhet të mbrojë interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës”.

Deklarata, e cila u miratua vonë të hënën dhe u botua të martën, u mbështet nga udhëheqësit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përveç Hungarisë.

- Publicitet -

Evropianët po përpiqen të ushtrojnë njëfarë ndikimi mbi takimin e së premtes, nga i cili janë lënë mënjanë. Mbetet e paqartë nëse edhe Ukraina do të marrë pjesë. Të hënën, Trump konfirmoi se ai dhe presidenti rus do të diskutojnë për “shkëmbimin e territoreve” kur të takohen.

Deklarata e plotë:

Ne, udhëheqësit e Bashkimit Evropian, mirëpresim përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës agresionale të Rusisë kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe dhe siguri të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme që sjell stabilitet dhe siguri duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë parimet e pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe parimin se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë.

Populli ukrainas duhet të ketë lirinë për të vendosur për të ardhmen e vet. Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën. Negociatat kuptimplote mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose një reduktimi të armiqësive.

Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës ka implikime më të gjera për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare. Ne ndajmë bindjen se një zgjidhje diplomatike duhet të mbrojë interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës.

Bashkimi Evropian, në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë me të njëjtat ide, do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetje politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike, ndërsa ajo ushtron të drejtën e saj të lindur për vetëmbrojtje. Gjithashtu, do të vazhdojë të mbështesë dhe të vendosë masa kufizuese kundër Federatës Ruse.

Një Ukrainë e aftë për të mbrojtur veten në mënyrë efektive është një pjesë integrale e çdo garancie sigurie në të ardhmen. Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij janë të gatshme të kontribuojnë më tej në garancitë e sigurisë bazuar në ekspertizën dhe aftësitë e tyre përkatëse, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke respektuar plotësisht politikat e sigurisë dhe mbrojtjes të disa Shteteve Anëtare dhe duke marrë parasysh interesat e sigurisë dhe mbrojtjes të të gjitha Shteteve Anëtare.

Bashkimi Evropian nënvizon të drejtën e lindur të Ukrainës për të zgjedhur fatin e saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?