Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seanca në Apelin e GJKKO, flet Veliaj: Keni sjellë ‘prova të reja”? Sillni mediat të bëhet me dyer të hapura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Seanca në Apelin e GJKKO, flet Veliaj: Keni sjellë ‘prova të reja”? Sillni mediat të bëhet me dyer të hapura
KronikeLajmi i fundit

Seanca në Apelin e GJKKO, flet Veliaj: Keni sjellë ‘prova të reja”? Sillni mediat të bëhet me dyer të hapura

Published: March 12, 2025
Shpërndaje

Prej orës 12:40 në Apelin e GJKKO po vijon seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në nisje të seancës, avokati i Veliajt, Artur Selmani, ka paraqitur qëndrimin e tij mbi provat e reja që ka paraqitur SPAK, arsye për të cilën u shty edhe seanca maratonë e një dite më parë. Të pranishëm në seancë janë edhe dy prokurorët e Posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, Shqiptarja.com ka zbardhur edhe një pjesë të fjalës së Veliajt, i cili sipas burimeve, bëhet me dije se ka kërkuar që seanca të bëhet e hapur për mediat që të deklarojë publikisht përgjimet që ai pretendon se janë bërë ndaj tij gjatë kohës së qëndrimit në paraburgimin e Durrësit. Veliaj ka kundërshtuar pretendimet e prokurorëve, ndërsa burimet thonë se ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut.

Veliaj thotë se është mbajtur për një muaj në izolim që të gjendet provat e reja, ndërsa sjell në vëmendje edhe deklaratat e Sali Berishës i cili ka kërcënuar hapur SPAK e prokurorët, duke i quajtur organizatë kriminale. “Por çfarë i ndodhi Saliut?”, ka pyetur Veliaj në sallë, duke thënë se sulmet e Berishës nuk u konsideruan prova të reja.

- Publicitet -

“Keni sjellë “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina e burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.

Një ditë më parë seanca e Veliajt më 11 mars u shty pasi avokatët kërkuan të njihen me provat e reja që dorëzuan Dumani e Dado. Mbrojta e Veliajt dhe e biznesmenit në burg, Elman Abule kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore. Vendos gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që ka dënuar ish-ministrin socialist Saimir Tahiri.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës të tre biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sulës dhe Meriman Palushit, kanë kërkuar heqjen e masës detyrim paraqitjeje, me argumentin se nuk është në nivelin e standardit ligjor, pasi sipas tyre provat nuk janë të mjaftueshme. Të tre akuzohen për korrupsion aktiv.

Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit, Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    March 12, 2025 at 3:55 pm

    A jo jo….e ka marre muti perfundimisht ate vend. Nuk kemi ditur dhe nuk dime te bejme shtet, jo drejtesi jo e jo..

    Reply
  • fytyrengerdheshja Velise simbol i hajduterise says:
    March 12, 2025 at 4:21 pm

    Shikoni ca fytyrengerdheshurin “Lali” Velia qe kerkoka qe seanca per masen e arrestit te behet e hapur e ashtu te vijne tere ato Patronazhistet e punesuar ne Bashki prej tij dhe Mediat e paguara prej tij qe te brohorasin per te si ne miting!
    Seancat per masen e arrestit behen te mbyllura per te gjithe e ai “Lali” nuk eshye UFO qe te beje perjashtim,
    Sa per gjygjin pastaj po, ai do jete i hapur edhe per Mediat qe ka merak “Lali” e aty do perballet me akuza e nuk do kete mundesi te merret me Prokurorin por me Akuzat qe i ka me bollek, ashtu me cilesine e…Kolegut te SPAK!

    Reply
  • intelektuali says:
    March 12, 2025 at 4:27 pm

    Erion Veliaj kur deklaron pa pike turpi pas kercenimeve qe i ben Drejtesise se:

    “Nuk e dini se me ke keni te beni”

    tani hiqesh si i hapur si i burgosur KAFKIAN per publikun:

    “Keni sjellë prova të reja kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje”

    por:

    publiku qe shikon se cfare NDYRESIRE ka drejtuar Bashkine e Tiranes te pergjigjet me gjakftohtesi:

    SILL EDHE TI NE GJYKATE O LALI ERI PAKOT DHE THASET ME 500 EURO TE MYKURA TE AJOLA XOXES DHE KLOTILDA BUSHKES QE I KAPEN AGJENTET E SPAK, QE T’I SHIKOJE MEDIA YTE E PAGUAR NGA INCENERATORET DHE HARABELAT 5D TE VJEDHURA NGA TAKSAPAGUESIT SHQYPTARE DHE AMERIKANE,

    por:

    Mund te sjellesh edhe Griselden e Kavajes se mbase genjen dhe mallengjen Irena Gjoken e Edi Rames sic bere me Bashkimin Europian.

    Reply
  • Ai qe ta rras says:
    March 13, 2025 at 12:01 am

    Intelektuali Kari ,llogjika jote,llogjika kalamani,ik mor kar me nyje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?