Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sejko: Ekonomia shqiptare po kalon një fazë riorientimi sektorial
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sejko: Ekonomia shqiptare po kalon një fazë riorientimi sektorial
Ekonomi

Sejko: Ekonomia shqiptare po kalon një fazë riorientimi sektorial

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Ekonomia shqiptare po kalon një fazë riorientimi sektorial që ka përmirësuar rritjen ekonomike, por njëkohësisht po shtron sfida të reja.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në hapje të Workshop-it të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, të organiazuar nga banka e Shqipërisë, se ky proces po shpejton rritjen ekonomike dhe po përmirëson pozicionin e jashtëm, por nga ana tjetër po ushtron mbi tregjet e punës dhe po trazon ekuilibrat e vendosura në vite.

“Shoqëritë, ekonomitë dhe sistemet tona financiare janë nën presion nga burime të ndryshme: luftërat, tensionet gjeopolitike në rritje, ndryshimet demografike, përshkallëzimi i ngjarjeve ekstreme klimatike, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi i financave e parasë.

- Publicitet -

Këto sfida kanë shkaktuar pasoja negative në zinxhirët e prodhimit dhe të furnizimit, kanë ndikuar tregjet e punës dhe kanë nxitur ndryshime strukturore të cilat kanë ndikuar produktivitetin, kostot, stabilitetin e çmimeve, si dhe stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik e financiar.

Në Shqipëri, këto ngjarje po riformësojnë orientimin e ekonomisë dhe fokusin sektorial, duke nxitur rritjen në disa fusha, ndërsa po zëvendësojnë gradualisht peshën e disa sektorëve tradicionalë. Rezultat i këtij tranzicioni janë aktiviteti ekonomik i përshpejtuar, pozicioni i përmirësuar i sektorit të jashtëm dhe qëndrueshmëria e rritur. Megjithatë, ky tranzicion ushtron presion edhe mbi tregjet e punës tashmë të prekura nga emigracioni. Këto ndryshime përshkojnë ekonominë, duke trazuar ekuilibrat e vendosur dhe duke nxitur rregullime në treguesit nominal,” tha Sejko.

Guvernatori tha se në këtë moment bankat qendrore ndodhen përpara sfidës për të normalizuar politikën monetare dhe bilancet e tyre, në përputhje me pozicionet e parakrizës, pa kërcënuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar. Ai theksoi se bankat qendrore kanë filluar të kuptojnë se objektivat e tyre dhe qëndrueshmëria afatgjatë e politikave që ndjekin, përfshijnë dimensione të shumëfishta dhe shtrihen përtej stabilitetit të çmimeve për t’u përafruar me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas tij, roli i bankës qendrore në arritjen e këtyre objektivave, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nëpërmjet politikës monetare dhe rregullimit financiar, edukimit dhe përfshirjes financiare, është më jetik se kurrë, jo vetëm për shoqërinë, por edhe për vetë bankën qendrore dhe suksesin e politikave të saj.

“Ne kemi nisur zbatimin e dy strategjive të rëndësishme, të cilat mbështesin arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm strategjinë e klimës dhe atë të edukimit dhe përfshirjes financiare dhe njëkohësisht po zhvillojmë një përqasje të re me fokus mbi digjitalizimin.

Këto iniciativa janë mbështetur dhe kanë përfituar nga kërkimet shkencore të Bankës së Shqipërisë në fushat e ndryshimeve klimatike, edukimin dhe përfshirjen financiare të individëve dhe të sektorit privat. Digjitalizimi i financës dhe parasë po transformon rrënjësisht panoramën ekonomike dhe atë financiare, duke ndryshuar perceptimet dhe sjelljet e publikut ndaj vendimeve monetare dhe atyre financiare.

Ky ndryshim radikal kërkon qasje të reja në analizë, vendimmarrje dhe komunikim me publikun, veçanërisht përballë të panjohurave që vijnë nga teknologjitë gjithnjë në zhvillim e sipër. Rrjedhimisht, ju inkurajoj që të thelloni studimet në këto çështje kritike,” tha Guvernatori.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?