Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqipëria po të ishte pjesë e zonës Euro, do kursente 14 mln euro në vit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Shqipëria po të ishte pjesë e zonës Euro, do kursente 14 mln euro në vit”
EkonomiKryesore

“Shqipëria po të ishte pjesë e zonës Euro, do kursente 14 mln euro në vit”

Published: September 27, 2023
Shpërndaje

Nëse Shqipëria do të ishte pjesë e SEPA, Zonës së Pagesave në Euro, do të kursente 14 mln euro në vit. Kjo sepse do të ndikonte drejtpërdrejtë në dërgesat e emigrantëve.

“Nisur nga valët e reja të emigrimit të viteve të fundit jashtë Shqipërisë, si dhe nga madhësia e pozicioni i diasporës së hershme shqiptare të pranishme në vendet e BE-së, kjo lehtësi mund të rrisë flukset e dërgesave të emigrantëve përmes kanaleve të formalizuara, mund të kontribuojë në formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësojë mirëqenien e familjeve, të cilat i marrin këto të ardhura në Shqipëri. Gjithashtu, pjesëmarrja në SEPA do t’i kursente shqiptarëve rreth 14 milionë euro në vit. Në mënyrë të ngjashme, me funksionimin e pagesave në kohë reale, kostot për ekonominë do të mund të uleshin në 0.2% të PBB-së, nga 1.7% të PBB-së në rastin e përdorimit të parasë fizike,” tha Sejko në fjalën e tij në forumin e Tregut Rajonal.

Ai tha se përtej objektivave rajonalë dhe integrimit në BE, anëtarësimi në SEPA ndikon drejtpërsëdrejti në tregjet dhe ekonominë vendase.

- Publicitet -

“Arritja e këtyre objektivave do të kontribuojë pozitivisht në rritjen e shpejtë të turizmit që Shqipëria po njeh, ndërkohë që turistët do të mund të paguajnë më shpejt dhe me komisione më të lira. Kjo gjë do t’i japë hov të mëtejshëm këtij vrulli të turizmit, dhe do të kontribuonte në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e përgjithshme të ekonomisë së Shqipërisë duke e bërë atë në të njëjtën kohë edhe më tërheqëse.

Sipas tij, sfidat e përbashkëta të vendeve të rajonit janë ulja e informalitetit, reduktimi i përdorimit të parasë fizike, nxitja e pagesave elektronike, digjitalizimi i shërbimeve, rritja e përfshirjes financiare, uljen e varfërisë dhe pagesat dhe shërbimet e pandërprera të qeverisë. Sejko tha se të gjitha këto elemente janë adresuar në projektin për të siguruar pagesa të menjëhershme në 24/7 brenda pak sekondash (instant payments).

Guvernatori kujtoi se në të kaluarën, reforma të tilla infrastrukturore kanë rezultuar shumë efektive për ekonominë shqiptare dhe janë përqafuar lehtësisht dhe shpejt nga aktorët e tregut.

Zonë e vetme e pagesave në euro (SEPA), mundëson kryerjen e transfertave në Euro në 36 vende anëtare dhe joanëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në disa vende jo anëtare.

Aktualisht, asnjë nga vendet joanëtare të Ballkanit Perëndimor nuk është pjesëmarrëse në SEPA.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?
  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • VIDEO: “Hiqni kapelet…” Vajzat bëhen gardh përpara policisë për të mos i lejuar të shkojnë te protestuesit e tjerë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?