Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Tanket Abrams së shpejti do të mbërrijnë në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Tanket Abrams së shpejti do të mbërrijnë në Ukrainë
AktualitetBote

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Tanket Abrams së shpejti do të mbërrijnë në Ukrainë

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

 

Ukraina “shpejt” do të pranojë nga Shtetet e Bashkuara tanket M1 Abrams, përderisa forcat e Kievit kanë bërë përparim “të qëndrueshëm” në kundërofensivën ndaj trupave të Moskës, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Në fillim të vitit, Uashingtoni i premtoi Kievit këto lloje tankesh. Ato janë pjesë e ndihmës të sigurisë në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh që SHBA-ja i ka ndarë për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

- Publicitet -

“Me kënaqësi njoftoj se tanket M1 Abrams, që SHBA-ja më herët i ka premtuar [Kievit], shpejt do të hyjnë në Ukrainë”, tha Austin më 19 shtator, në nisjen e takimit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën. Takimi po zhvillohet në Gjermani.

Tanket do të pajisen me municione 120 milimetërshe me uranium të varfëruar.

Municione të tilla – që SHBA-ja njoftoi muajin e kaluar se do t’i japë Ukrainës – janë kundërthënëse pasi lidhen me probleme shëndetësore, sikurse kanceri dhe defektet në lindje. Këto probleme shëndetësore janë raportuar në zonat ku municione me uranium të varfëruar janë përdorur në konflikte në të kaluarën edhe pse ende nuk është përcaktuar përfundimisht se ato i kanë shkaktuar këto probleme.

Ukraina ka nisur kundërofensivën ndaj forcave ruse në qershor, por kundërsulmi ka qenë më i ngadalshëm, përderisa forcat e Kievit janë përballur me mbrojtje të ashpër.

Austin tha se kundërofensiva “po vazhdon të bëjë përparim të qëndrueshëm”.

“Trupat ukrainase po thyejnë vijat e fortifikuara të ushtrisë agresore të Rusisë”, tha ai.

Shefi i mbrojtjes së SHBA-së po ashtu mirëpriti ministrin e ri të Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov, i cili u emërua në këtë pozitë më herët gjatë këtij muaji.

Një zyrtar i mbrojtjes në SHBA tha para takimit në Gjermani se ky takim është një mundësi “për të dëgjuar nga Umerovi për vizionin e tij dhe për prioritetet e tij”.

SHBA-ja ka udhëhequr mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, duke krijuar një koalicion që mbështet Kievin, pasi Rusia nisi pushtimin. Dhjetëra shtete marrin pjesë në Grupin e Kontaktit për Ukrainën.

Mbështetësit e Ukrainës po ashtu u kanë ofruar trajnim trupave të Kievit, ndërkaq SHBA-ja dhe shtetet e tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, që kanë prekur sektorin financiar, atë të teknologjisë dhe eksportet e energjisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?