Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekretari Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme mes frikës mbi përhapjen e luftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekretari Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme mes frikës mbi përhapjen e luftës
AktualitetBote

Sekretari Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme mes frikës mbi përhapjen e luftës

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken fillon sot një turne në Lindjen e Mesme që parashikon shumë ndalesa, mes të cilave edhe në Izrael. Vizita e sekretarit Blinken vjen mes rritjes së frikës për një përhapje të konfliktit në rajon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, tensionet janë rritur mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, pas vrasjes në Bejrut të martën të zëvendës shefit të Hamasit.

Tre muaj që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken po viziton sërish Lindjen e Mesme. Kjo është vizita e tij e katërt që kur Hamasi kreu sulmin e befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 izraelitë. Njoftimin e bëri të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Sekretari do të vizitojë Turqinë, Greqinë, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Egjiptin, për takime me homologët e tij, si dhe të tjerë(zyrtarë)”, tha ai.

- Publicitet -

Frika mbi zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas në një luftë rajonale është rritur pas vrasjes të martën në Liban, të zëvendës shefit të Hamasit, Saleh al-Arouri. Izraeli nuk i ka konfirmuar, por as hedhur poshtë dyshimet, se qëndron pas këtij sulmi.

Zoti Miller tha se Sekretari Blinken do të punojë për të ulur tensionet.

“Ai do të përqendrohet në parandalimin e zgjerimit të konfliktit, siç ka bërë vazhdimisht që nga 7 tetori. Do të kërkojë që palët të ndërmarrin hapa specifikë, përfshirë mbi mënyrën se si mund të përdornin ndikimin e tyre, tek të tjerët në rajon, për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Nuk është në interesin e askujt, as të Izraelit, as të rajonit apo botës, që ky konflikt të përhapet përtej Gazës”, tha ai.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli u zotua të eliminojë udhëheqësit e Hamasit. Autoritetet kanë thënë se forcat izraelite që ndodhen në kufirin verior të vendit me Libanin, janë në gatishmëri të lartë.

Presidenti Joe Biden është kritikuar ashpër për mbështetjen e fortë mbi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur pas sulmit, në një kohë kur më shumë se 22 mijë palestinezë janë raportuar të jenë vrarë në Gazë, që nga fillimi i luftës.

Ekspertët thonë se kritikët kanë shpesh pritshmëri jorealiste lidhur me ndikimin që ka presidenti Biden ose sekretari Blinken në vendimet e Izraelit lidhur me luftën.

“Mendoj se ekziston një mit se Shtetet e Bashkuara kanë një buton apo levë magjike që nëse thjesht ndërpresin dërgesat e armëve të caktuara, ose nëse siç kanë thënë disa senatorë, ndërpresin disa fonde që ndihmojnë Izraelin për t’u mbrojtur, kjo në një farë mënyre do ta detyronte Izraelin të mendonte ndryshe mbi kërcënimin me të cilin përballet”, thotë Brian Katulis, i Institutit për Lindjen e Mesme.

Departamenti i Shtetit tha se mbrojtja dhe ndihmat për civilët në Izrael, në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, do të jetë në krye të axhendës së zotit Blinken në secilën nga ndalesat e tij në rajon.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313

Komentet e Fundit

  1. demo on Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?