Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seksi oral në rritje, doktori ngre alarmin: Në disa raste rrezikohet kancer, ka pasur raste të frikshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Seksi oral në rritje, doktori ngre alarmin: Në disa raste rrezikohet kancer, ka pasur raste të frikshme
EnciklopediJeta ne ciftLifestyle

Seksi oral në rritje, doktori ngre alarmin: Në disa raste rrezikohet kancer, ka pasur raste të frikshme

Published: June 29, 2022
Shpërndaje

I ftuar në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ishte mjeku gjinekolog më i njohur në Shqipëri, Shkëlqim Balili. Me një përvojë më shumë se 40 vjeçare, doktor Balili ka bërë bujë në median shqiptare për shkak të deklaratave që ka shprehur. Ndër to është edhe konsumimi i lëngut spermatik.

“Ajo është spermatozoid, lëng seminal të spermës dhe është esencialisht proteinë, masë proteinike. Nuk helmohet” – e përfundoi gjinekologu shpjegimin e tij duke ngulmuar se nuk e ka promovuar konsumimin e tij.

Doktori shprehu se sheh shumë perversion mes të rinjve dhe jo vetëm, ku ndër to përmendi edhe seksin e parakohshëm për të cilin tha se mund të rrezikoj jetën me kancer për minorenët, për shkak të viruseve që mbarten në organet gjenitale ende të paformuara.

- Publicitet -

“Seksi bazohet në sistemin riprodhues dhe është vazhdimi i jetës. Marrëdhëniet e parakohshme, është alarmante. Do të thotë që organet gjenitale janë të paformuar. Një risk deri në kancer. Maturiteti fillon 18-19 vjeç. Çdo seks që është në pubertet është perversion, anti shëndetësor, mbart me vete viruse, mikrobe, infeksione, psikologjinë e rëndë, shtatzëninë e padëshiruar.”

Por jo vetëm seksi i parakohshëm, për mjekun gjinekolog Balili edhe marrëdhëniet anale apo orale janë perversion, për të cilat shprehu:

“Unë marrëdhëniet seksuale anale i quaj perversion. Dhe seksin oral e quaj perversion. Unë quaj sekse marrëdhëniet vaginale, për kënaqësitë seksuale dhe riprodhimin. Për këtë, meshkujt në Shqipëri duhet të jenë atraumatik, të sjellshëm, ta krijojnë seksin biologjik me intimitet, jo mekanik.”

Ai foli në mënyrë alarmante mbi shtimin e rasteve të kancerit si pasojë e seksit oral.

“Unë kam parë një rast që nuk e harroj dot, një grua 34 vjeçe. Një kancer i gjendrës parotis, të pështymës nga seksi oral. Prezenca e virusit nuk pyet për gjë, të infekton dhe po qe ky tip, je i destinuar për kancer.”

Një ndër temat e prekura ishte dhe qepja e vaginës për “të ruajtur” virgjërinë. Balili shprehu se tashmë nuk ndodh më, por as në kohë nuk ishte një teknikë e përhapur pasi mjekët mund të rrezikonin burgun.

“Përpara ka qenë një gjë e jashtëzakonshme. Nuk ka kërkesë, nuk e kërkojnë. Ndoshta nga zonat e thella, ndërsa ne na kanë ardhur nëse e bëje një qepje të tillë, le që nuk arrihet, por të arrestonte ligji. Te të rinjtë e të rejat sot nuk diskutohet më. Ajo është një embranë që krijon një ruajtje gjatë proçesit të maturitetit të vajzës.”

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 12:51 am

    Seksi Droga jane ato qe e shoqerojne shoqerine e re dhe rinine ne Shqiperi.Po te lexosh nje studim I publikuar ne http://www.youngtribune.com citon fort se seksi oral eshte vdekje prures.Rasti me i fresket eshte ai I aktorit te njohur Charley Sheen qe eshte diagnostikuar me kancer si pasoje e seksit oral qe ka marre ne vite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  2. xhaxhi moderatori on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. 1thundrak on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  4. demo on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. Labi on Guacka e Zvërnecit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?