Mbështetësit e një grushti shteti në Niger kanë sulmuar selinë e partisë së presidentit të rrëzuar, duke i vënë flakën dhe duke goditur me gurë e djegur makina jashtë.
Grupi i vogël i zjarrvënësve ishte shkëputur nga një shfaqje më e madhe e mbështetjes për udhëheqësit e grushtit të shtetit jashtë parlamentit, ku shfaqeshin flamujt rusë.
Ushtria tani u ka dhënë mbështetjen e saj trupave që morën rob Presidentin Mohamed Bazoum të mërkurën.
Rusia iu bashkua vendeve të tjera dhe OKB-së në thirrjen për lirimin e Bazoum.
