Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Senatori amerikan: Hudhra kineze përbën rrezik për sigurinë kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Senatori amerikan: Hudhra kineze përbën rrezik për sigurinë kombëtare
BoteKuriozitete

Senatori amerikan: Hudhra kineze përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Published: December 8, 2023
Shpërndaje

Senatori amerikan Rick Scott, ka bërë thirrje për hetim qeveritar rreth ndikimit të importeve të hudhrës kineze, në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Republikani Scott i ka nisur kërkesë Departamentit amerikan të Tregtisë, duke pretenduar se hudhra kineze është e pasigurt, duke cituar metodat josanitare të prodhimit.

Kina është eksportuesja më e madhe në botë e hudhrës së freskët dhe të ngrirë, dhe Shtetet e Bashkuara janë një prej konsumatoreve kryesore. Mirëpo, tregtia është kthyer në proces kontrovers në vitet e fundit. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën për shitje të hudhrës me çmime nën ato që janë në treg.

Prej mesit të viteve ’90, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur taksa të ndryshme në importet kineze, ashtu që prodhuesve amerikanë të mos iu rrezikohet tregu. Më 2019, gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, tarifat janë rritur.

- Publicitet -

Senatori Scott i ka përmendur të gjitha këto rreziqe, si dhe kualitetin e hudhrës së rritur në vendet e huaja, “sidomos në Kinën Komuniste”. Ai u është referuar praktikave, të cilat, sipas tij, janë të dokumentuara mirë nëpër videot online, si dhe nëpër dokumentare.

Senatori ka pretenduar se ka raste kur hudhra rritet edhe në ujëra të zeza. Ai ka bërë thirrje që hetimet të kryhen, sipas ligjit që përcakton analizë të importeve specifike për shkak të sigurisë së SHBA-së.

Zyra për Shkencë dhe Shoqëri në Universitetin McGill në Kuebek, e cila tenton të popullarizojë dhe sqarojë çështjet shkencore, ka thënë se “nuk ka të dhëna” që ujërat e zeza përdoren si pleh për rritjen e hudhrës në Kinë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një sfilatë turpi
  • Çfarë deklaroi me dyer të mbyllura dhe çfarë rrezikon Vlora Hyseni: Pesha reale e akuzave që SPAK i ka ngritur kreut të SHISH
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve
  • A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?