Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbët në Mitrovicë të Veriut nisin protestën kundër ndalimit të dinarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbët në Mitrovicë të Veriut nisin protestën kundër ndalimit të dinarit
AktualitetKosovë

Serbët në Mitrovicë të Veriut nisin protestën kundër ndalimit të dinarit

Published: February 12, 2024
Shpërndaje

Në Mitrovicë të Veriut, serbët po protestojnë më 12 shkurt kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb. Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përkundër kundërshtive nga serbët lokalë dhe faktori ndërkombëtar.

Protesta po mbahet pranë urës kryesore mbi lumin Ibër. Protestuesit janë nga të gjitha komunat ku jetojnë komuniteti serb. Tek ura mbi Ibër janë të pranishëm pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Në fillim të protestës, organizatorët thanë se përmes saj po ngrihet “zëri kundër padrejtësisë dhe përndjekjes së Prishtinës për të hequr dinarin e fituar me mund”. Një nga protestuesit nga Zubin Potoku tha për Radion Evropa e Lirë se ai po proteston “kundër çdo gjëje, edhe kundër atyre në Beograd dhe kundër atyre në Prishtinë”, duke shtuar se “nuk i besoj më askujt”. Protesta e 12 shkurtit është përkrahur nga sindikata që përfaqëson punëtorët e sistemit paralel të Serbisë në Kosovë.

- Publicitet -

Kjo sindikatë, ftoi që të marrin pjesë të gjithë punëtorët në Kosovë, që punojnë sipas sistemit serb, përfshirë ata në sektorin e arsimit, shëndetësisë, punëtorët e postës dhe ata që punojnë në minierën Trepça. Në njoftim u tha se ata kundërshtojnë lëvizjet “e njëanshme përshkallëzuese që synojnë dëbimin e popullatës serbe nga Kosova”. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme është kritikuar nga faktori ndërkombëtar, që ka argumentuar se vendimi është marrë pa konsultime paraprake. Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, duke thënë se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb me vendimin.

Qeveria e Kosovës ka thënë se përgjatë shkurtit do të ketë një fazë tranzitore për këtë vendim dhe serbët do të informohen më mirë për të. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insiston se vendimi nuk ndalon që serbët të mbajnë dinarë, por ato ka thënë se duhet të konvertohen në euro në rast se do të përdoren për pagesa. Sipas Kurtit, BQK-ja po ashtu nuk e ndalon Serbinë që të vazhdojë të ndihmojë serbët.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson. BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës. Autoritetet e Kosovës kërkojnë që serbët në Kosovë të hapin llogari në ndonjërën prej bankave komerciale të licencuara. Shteti serb, më pas, mund t’i nisë fondet në dinarë, por ato me automatizëm konvertohen rrugës në euro.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  • 10 qershor 2026
  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën

Komentet e Fundit

  1. Roni on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. demo on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. tahip on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Skela on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?