Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia cakton datën kur do mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbia cakton datën kur do mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale
AktualitetRajoni

Serbia cakton datën kur do mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliç, njoftuan të mërkurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në kryeqytetin serb, Beograd.

Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor 2023 dhe në krahina. Me shpalljen e zgjedhjeve, Vuçiç ka shpërndarë Parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill 2022.

Paraprakisht, në Parlamentin serb kryeparlamentari, Vladimir Orliç, njoftoi se do të mbahen zgjedhjet për asambletë lokale në 65 qytete dhe komuna.

Gjatë një adresimi të shkurtër, Vuçiç u uroi qytetarëve “zgjedhje të mbara”. Ai tha se “ne po jetojmë në kohë të vështira për gjithë botën, në kohën e ndryshimeve globale dhe në të cilën është e nevojshme që të gjithë të jenë të bashkuar për të luftuar në ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore”.

“Fushata është një mundësi për të shpalosur ide të ndryshme në mënyrë të civilizuar, për të prezantuar programe, politika që duhet të zbatohen, por të cilat kurrë nuk duhet të kërcënojnë interesat vitale shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçiç.

- Publicitet -

Ai u uroi të gjithëve “rezultate të mira në zgjedhje” dhe tha se dëshiron që fushata zgjedhore dhe zgjedhjet të mbahen në mënyrë demokratike.

Kryeparlamentari Orliq u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që sipas tij, Serbia si shoqëri të tregojë “kapacitetin e saj të plotë demokratik”.

Më 30 tetor, Qeveria e Serbisë i propozoi Vuçiçit që të shpërndante Parlamentin.

Në njoftimin e Qeverisë serbe u tha se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të sigurojë, veç tjerash, “një nivel të lartë të demokracisë dhe uljen e tensioneve midis medimeve të ndryshme në shoqëri”.

Me shpalljen e zgjedhjeve, fushata parazgjedhore zyrtarisht ka nisur në Serbi. Fushata do të zgjasë deri mesnatën e 14 dhjetorit, kur do të nisë heshtja zgjedhore.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  • Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova
  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington

Komentet e Fundit

  1. PËR SAKTESIM !!! on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Kokpalari 21 janarit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  3. S ka rendesi on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Vlonjat i vertet on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Vlora 97 on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?