Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia dhe Kina nënshkruajnë memorandum për pagesa në juan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Serbia dhe Kina nënshkruajnë memorandum për pagesa në juan
Bote

Serbia dhe Kina nënshkruajnë memorandum për pagesa në juan

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Bankat qendrore të Serbisë dhe Kinës nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një marrëveshjeje kliringu dhe përcaktimin e një banke kliringu në Serbi për juanin kinez, njoftoi më 11 dhjetor Banka Kombëtare e Serbisë (NBS).

Guvernatorja e NBS-së, Jorgovanka Tabakoviq dhe guvernatori i Bankës Kombëtare të Kinës, Pan Gongsheng, nënshkruan një dokument që rregullon bashkëpunimin në lidhje me kryerjen e transaksioneve në juan kinez nga bankat në Serbi.

“Ky është një hap tjetër në përmirësimin e bashkëpunimit kinezo-serb në fushën e shërbimeve financiare, me të cilin ne krijojmë kushte për përmirësimin e shlyerjeve dhe promovimin e transaksioneve në juan kinez”, tha Tabakoviq.

- Publicitet -

Kliringu është një marrëveshje ndërmjet subjekteve bankare mbi bazën e së cilës bëhet pagesa. Ajo thjeshton transaksionet e pagesave ndërmjet individëve dhe personave juridikë. Kliringu rregullohet zyrtarisht nga banka qendrore ose organizata të tjera kompetente ekonomike dhe financiare.

Banka Kombëtare e Serbisë njoftoi se kjo marrëveshje do të promovojë transaksionet ndërkufitare në juan kinezë për kompanitë dhe institucionet financiare në Kinë dhe Serbi dhe do të lehtësojë më tej tregtinë dhe investimet. Në janar 2015, Banka Kombëtare e Serbisë e përfshiu juanin kinez në listën e monedhave që mund të tregtohen në tregun e brendshëm valutor.

“Rritja e fortë e tregtisë ndërmjet vendeve tona, si dhe fluksi i lartë i investimeve, shtojnë edhe më tej nevojat e pjesëmarrësve për juan kinez në tregun serb”, tha Tabakoviq.

Po ashtu u bë e ditur se nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit konfirmon edhe përkushtimin e dy bankave qendrore për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Kinës dhe Serbisë.

Kabineti i guvernatorit të NBS-së njoftoi se në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 7.1 miliardë euro në tregtinë ndërbankare dhe se vëllimi i tregtisë valutore në tregun e brendshëm në muajin nëntor ishte 741.3 milionë euro, 20.9 milionë euro më pak se një muaj më parë.

Banka Kombëtare e Serbisë njoftoi se rezervat valutore neto në fund të nëntorit arritën në 20.1 miliardë euro.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj
  • Vetmia dhe izolimi social mund t’ju kushtojnë deri në 6 vite jetë të shëndetshme
  • Kremlini: Ende asnjë vendim për një takim të mundshëm të Putin me Trump në dhjetor
  • Avokati i Ilir Metës deklaron se rrezikon licencën nëse thyen bojkotin
  • Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?