Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia në flakë nga protestat, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Serbia në flakë nga protestat, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
BoteLajmi i fundit

Serbia në flakë nga protestat, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Published: August 19, 2025
Shpërndaje

Serbia ka përjetuar tensione të larta gjatë javës së fundit, teksa protestat antiqeveritare përshkallëzuan dhunën në qytetet kryesore.

Në Beograd, policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë grupet e demonstruesve, ndërsa qindra persona u arrestuan dhe dhjetëra u lënduan.

Demonstruesit sulmuan dhe shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Palilula dhe Zemun, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë dhe largimit të tyre, një vizitë në njërin nga këto objekte e bëri edhe presidenti Aleksandar Vuçiç.

- Publicitet -

Vuçiç lavdëroi policinë dhe deklaroi se “shteti është më i fortë se çdo protestë”, ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçi? mohoi përdorimin e dhunës nga policia.

Ndërkohë Vuçiç ka thirrur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Trupa vendimmarrëse e përbërë nga presidenti, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, si dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, shqyrtojnë çështje të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Serbisë.

Në seancën e fundit të mbajtur më 2 gusht, Vuçiç njoftoi se Serbia nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës ndaj presidentit të entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, duke e cilësuar atë si “politik dhe antidemokratik”, dhe duke theksuar se ky vendim rrezikon stabilitetin rajonal.

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentët, nisën pas shembjes së pjesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, duke nxitur zemërimin qytetar kundër korrupsionit dhe menaxhimit të dobët të qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, kërkoi qetësi dhe respektim të të drejtës për tubime paqësore, duke nënvizuar se “shteti serb duhet të respektojë standardet e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Mollosi says:
    August 19, 2025 at 5:05 pm

    Perse gazetaret gabojne kur e shkruajne mbiemrin e presidentit te Serbise.
    Shkruhet Vuçiq e jo Vuçiç!

    Reply
  • Tellalli says:
    August 19, 2025 at 5:27 pm

    E ke gabim Mollosi . Ai quhet VUÇIÇ .

    Reply
  • Sul Koburja says:
    August 19, 2025 at 6:47 pm

    Serbia po vuan ngecjen ne vend te zhvillimit politik.Nje nga renjet e kesaj ngecje eshte kembengulja idiote ne ceshtjen e Kosoves .Duke qendruar ne pozicionin e Milloshevicit per Kosoven, thjesht kane penguar zhvillimin normal te shoqerise serbe dhe do ta vuajne edhe per vite.

    Reply
  • Mollosi says:
    August 20, 2025 at 7:28 am

    Tellalli, ndoshta tani do te bindesh kur ta lexosh se si vetë serbet e shkruajne mbiemrin e Vuçiqit
    https://en.wikipedia.org/wiki/Aleksandar_Vu%C4%8Di%C4%87

    Reply
  • demo says:
    August 20, 2025 at 10:07 am

    Vucic nuk diti te emeroje nje me te urryer se vetja ne krye te Opozites,si veproi Rama.
    Vuri perbindshin e Vucidolit ne krye te Opozites dhe ra rahat.Xhele cil e mbyll.I fiton zgjedhjet sa here deshiron dhe si deshiron.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Right Side on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Reshit Lala on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Anonymous on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?