Serbia u armatos shumë vitet e fundit, tani është shteti ushtarakisht më i fortë në Ballkanin Perëndimor. Shtetet fqinje janë të shqetësuara për synimet ekspansioniste të Beogradit.
A po planifikon Serbia të destabilizojë apo edhe të sulmojë ushtarakisht shtetet e saj fqinje Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën? Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj boshnjak Denis Beçiroviçit paralajmëruan së fundmi për këtë skenar. Osmani tha në një intervistë televizive në shtator se kishte shpresë që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE dhe NATO, “por parakusht për këtë është ta trajtojmë Serbinë ashtu siç është: një shtet satelit i Rusisë, i cili thellon bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë”.
Paralajmërimi i Beçiroviçit për dëshirat territoriale të Serbisë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork ishte edhe më i fortë: “Nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dëshiroj të paralajmëroj publikun botëror se udhëheqja e Republikës së Serbisë kërcënon edhe një herë të cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”.
Beogradi po armatoset
Në fakt Beogradi ka vite që po armatos masivisht ushtrinë e vendit me sisteme moderne armësh. Beogradi ka blerë avionë luftarakë francezë dhe helikopterë sulmues rusë, të cilët presidenti serb Aleksandar Vuçiç i quajti “tanke fluturuese”. Përveç kësaj menjëherë pasi Rusia sulmoi Ukrainën Pekini dërgoi në Serbi sisteme kineze kundërajrore. Po ashtu ka njoftime që Serbia ka blerë nga Irani mijëra dronë, të atij tipi që Rusia i përdor çdo ditë kundër qyteteve ukrainase.
Revista “The Economist” shkruante në vitin 2021 se “blerjet e armëve” nga Beogradi po i frikësojnë vendet fqinje. Kurse Instituti i njohur suedez për Kërkime për Konfliktet SIPRI deklaroi në vitin 2022 se buxheti i Beogradit për mbrojtjen është 1.3 miliardë euro, pra dhjetë herë më i madh se ai i Kosovës.
Epërsia ushtarake e Serbisë ilustrohet edhe nga inventari i saj i tankeve. Me rreth 250 tanke, Serbia ka më shumë tanke se të gjitha republikat e tjera të ish-Jugosllavisë së bashku – për krahasim: ushtria gjermane, Bundeswehr, ka 295 tanke. Kroacia renditet në vendin e dytë me 75, Bosnja në vendin e tretë me 45, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 31. Kurse as MaMali i Zili i Zi dhe as Kosova nuk kanë tanke.
Kjo është ndoshta një nga arsyet pse forcat e armatosura të Kosovës u pajisën vitin e kaluar me drone turke Bayraktar dhe këtë vit me 250 raketa amerikane antitank Javelin.
Projekti për një botë serbe
Shtrohet pyetja pse Beogradi ka grumbulluar një arsenal të madh armësh ndër vite pa pasur kërcënim nga fqinjët e tij. A po bën presidenti Vuçiç plane për të sulmuar vendet fqinje, siç paralajmëroi presidentja e Kosovës?
Të paktën kështu sugjerojnë deklaratat, kërcënimet dhe veprimet e udhëheqjes serbe në Beograd. Ajo propagandon projektin e “Botës Serbe”, një version pasardhës disi i zvogëluar i “Serbisë së Madhe” të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç, duke ndeshur kështu në rezonancë me serbët në vendet fqinje, në Kosovë dhe Bosnjë.
Kuvendi mbarëserb
Në fillim të qershorit 2024 Vuçiçi drejtoi një “kuvend mbarëserb” në Beograd me përfaqësues të serbëve nga të gjitha zonat e ish-Jugosllavisë, një takim strategjik që formuloi në thelb planin për zbatimin e “Botës Serbe”. Në “Deklaratën mbarëserbe” Kosova përmendet si pjesë e Serbisë dhe Republika Srpska, pjesa e dominuar nga serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës, si “interes kombëtar i Serbisë”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin e dënoi këtë deklaratë në mënyrë jashtëzakonisht të ashpër. Qeveria gjermane e konsideron Deklaratën mbarë-serbe “shumë shqetësuese dhe të dëmshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, për Serbinë dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Beciroviçi e komentoi takimin e Beogradit në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara si vijon: “Deklarata shkatërruese e të ashtuquajturit Kuvend mbarë-serb, e miratuar më 8 qershor të këtij viti në Beograd, nuk është vetëm një veprim deklarativ, por një dokument i rrezikshëm për një shtet të madh”.
Luftë në Ballkan?
Asnjë nga vendet fqinje që duket se janë në shënjestër të dëshirave territoriale të Beogradit nuk kanë forca të armatosura “të gatshme për luftë”. Pa mbrojtjen e dy misioneve paqeruajtëse perëndimore të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe BE-së në Bosnje (EUFOR/Althea), ata do të ishin pre e lehtë për ekspansionizmin agresiv të Beogradit.
Vitet e fundit bëri disa herë bujë dhe shkaktoi trazira dislokimi i trupave serbe në kufirin me Kosovën dhe sulmi i një njësie paraushtarake serbe ndaj forcave të sigurisë së Kosovës. Kjo për shkakun se sulme të tilla të njësive paraushtarake serbe u kishin paraprirë luftës në Kroaci në vitin 1991 dhe asaj në Bosnje një vit më vonë.
Incidentet e fundit ushtarake mund të kenë qenë balona prove të Beogradit. Por meqenëse reagimet e SHBA-së dhe NATO-s ishin shumë të shpejta dhe të mprehta, Beogradi u tërhoq. Në gusht 2024 Uashingtoni ndërhyri sërish, këtë herë me drejtorin e CIA-s, William Burns, i cili shkoi në Bosnje dhe Hercegovinë posaçërisht për të ndaluar veprimet separatiste të liderit serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ai ka ndërmarrë vazhdimisht hapa për të shpallur pavarësinë e Republika Srpska dhe ka pajisur mijëra paraushtarakë. Politikanët në kryeqytetin Sarajevë po përgatiten për mundësinë që Republika Srpska mund të vazhdojë përpjekjet për shkëputjen. Në rast se do të lindë një konflikt i armatosur dhe serbët e Bosnjës do të vihen nën presion ushtarak, ka shumë të ngjarë që Beogradi të dërgojë tanket e tij në Bosnje për t’i shpëtuar ata.
Një luftë e re në Ballkan nuk mund të përjashtohet. Dhe tani që Donald Trump do të marrë sërish pushtetin në Uashington, është plotësisht e paqartë se si do të sillet superfuqia SHBA në një rast të tillë. Një kandidat premtues për postin e ministrit të Jashtëm është ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Së bashku me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, ai ka interesa të forta biznesi në Serbi.
j.l./ dita
Diku lexova qe nje deputete e opoleshit kerkonte emrat e policeve qe arestuan Metan.
O derdimene keta police ne misionet e tyre jane te mbeshtjelle nga koka ne kembe te maskuar .Rregull ne ne te gjithe boten.
Emrat nuk ke per t’i mare vesh kure.
Haroje ate muhabet prej idioti.
Hidhi nje sy moj tyryfycke fotos me lart te kuptosh me mire.
Keta lloj tankesh i kishim ne. Ndoshta nuk jane Standarti i NATOs,Nuk jane standarti i Pentagonit,nuk jane standarti i BE,por kur je me duart,por si vepruan Plaket me Gjeneralet Amerikane:-Ne dakord jemi ti falim ne Ukraine,,por na jepni 10 tanke Leopard,Te dergojme 10 T59 te Traktatit Warshaves ne Ukraine.Na jepni 10 avione F-16,te dergojme 10 MIG 29 ne Ukraine,,Koke per Koke.Po 10 MIG 21 nuk i ruanin dot keta per dite te keqe? Keta tanet zbathen breket me nje llaf te gjeneralit Amerikan.-Nuk jane Standarti NATOs.
Se sajoi bombe Atomike Shkelzeni Saliut,vrau dynjane ,dhe hajt ti shesim te tera,ti dergojme per Skrap te Kurumi.Edhe Atje u vrane ca metalurge,se shperthenin predhat e Ushtrise Popullore.
C`armatimi i Shqiperise U BE QE ATO ARME TE MOS I SHEBENIN KOSOVES.
Nuk eshte Edi Rama Autori.Ky i gjeti tunelet bosh.Eshte Ortaku Fasllicit,Sali Berisha.
Eprori i UCK,Dilaver Goxhaj ka botuar Fondin e Armatimit qe kishte Ushtria Shqiptare para 90.
A mund te botoje edhe si firuan,si u shkatrruan,si u shiten dhe asgjesuan?Kush ishte Kryeqeverritar,Kush ishte Minister Mbrojtje.Kush i shiti 2000 tanke.35 mije gryka Artilerie?Se nuk jane pak.
Demo vetem te njerezit e dobet qahen e ankohen per te kaluaren.
Te fortet luftojne.
E di qe nuk je ne gjendje te japesh pergjigje.
Kjo tek ne nuk eshte hera e pare qe armiku na carmatos. Kujto 1939 qe spiunet italiane u hoqen gjilperat pushkeve dhe I nxorren jashte perdorimit.
E njejta gje por me aktore te tjere .
Zgjidhja ???
Mire tha Vucic qe shqiperine e pushtoj me klubin e gjuetareve.
Kjo I ben nder kryeministrit tone qe Vucic e ofendoi shqiperine dhe ky gallofi yne zbardh dhembet me batuta.
`Kishim plot armatim dhe dhe armatim te levizeshem, por i mallkuari Berisha e shitti per skrap ku dhe mori jeten e 27 vjteve dhe plagosi 355 te tjer Sote shofim Serbin se si eshte Armatosur. Duhet denancuar per Mashtrimin me Cekun e Bardhe ! O ta gjej Cekun e Bardhe o te denohet !
Aliu nga Selenica.
Serbi po te troket ne dere ti akoma me prallat e babaqemos.
Ke ndonje mendje si te armatosen ata qe kane mbetur ne shqiperi?
Per Ramen dhe Saliun shqiperia eshte placke tregu.Mos prit nga ata prokopi.
Kjo llafja me gjuetaret e Serbise eshte bere si telefoni Zhuge,,asell hasell,e ka thene Milloshevici,,qekur enveri ishte gjalle dhe Ushtria Shqiptare kishte gjithe ato armatime qe permenda me lart, gjithe popullin ushtar.. Ripermendja disa here e armatiimit te ish ushtrise shqiptare,Jo per te qare te kaluaren,por pergatit TE ARDHMEN. Ushtaraket shqiptare qe luftuan ne Kosove e dijne mire nese ka mbetur,apo jo ndonje Hedhurine JASHT STANDARTIT TE NATOS,sepse i duhen Kosoves.edhe AK47,edhe pushket automatike te Gramshit,i duhen Kosoves.Rradakja ime me rradaken tende jane hane Shan,hane Bagdat,,por me ate rradaken time mbase i zgjoj tregtaret e Kosoves,.Ato magazina qe u zbrazen me vaporra plot arme,,ne Jemen,,LE TE ZBRAZEN NE KOSOVE. Jane bllokuar ca vaporra me arme kontrabande te ketyre ne Egjypt,,ne Libi,ne Jemen,
Se keta keshtu duken si engjuj me trendafila,por kane mbushur Afriken me Arme.,
Demo ,nuk behen keto pune me te thene,por me vepra.
Une them ujku ti me tregon gjurmet.
Kjo foto eshte foto e propagandes serbe qe kerkon te frikesoje popullsine shqiptare e kosovare.
Vucic I ben hesapet pa hanxhine.
Mali , që kujton se i di të gjitha , por je bosh nga trutë . Je thjesht një manjak , që nuk ri dot pa shkruar dhe zbraz nëpër komente gjithë idiotësinë që të karakterizon . Shprehjen “Shqipërinë e pushtoj me shoqatën e gjuetarëve ” , nuk e ka thënë Vuçiçi , por e ka thënë Millosheviçi pak para ndërhyrjes se NATO-s në Kosovë . Aq mëndje lehtë je , o mali dhe aq i sipërfaqshëm , sa nuk e mendon , si mund t’a bëjë Vuçiçi sot një kërcënim , apo një provokim të tillë ? Do të ishte një skandal ndërkombëtar , që do pasohej nga një reagim I rreptë nga Shqipëria dhe NATO . Pirdh , o mali , pirdh të shfryhesh , kokëbosh e manjak komentesh , që nuk e di as ti , sa pak fara ke në kokë .
Jo more Vlonjat. Kete shprehje e ke taze nga Vucic.
Shfleto dita ta gjesh.
Vlonjat do te dish nje gje ?
Zoti thote puno vete pa edhe une do te ndihmoj.
Keshtu o Vlonjat ,shtrengo bythen ti dalesh zot vendit.pa edhe NATO do te ndihmoje.