Zëvendëskryeministri i Serbisë tha se pajisjet ushtarake kineze kanë forcuar ndjeshëm forcat e armatosura serbe, posaçërisht në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe me dronë.
“Për sa u përket marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtarak si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, tha Milosh Vuçeviç, i cili është edhe Ministër i Mbrojtjes i Serbisë në një intervistë për mediumin e kontrolluar nga shteti Global Times, që u botua të dielën.
Vuçeviç tha se përpjekjet për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura kanë për qëllim mbrojtjen.
Presidenti i Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për një bashkërendim më të fortë strategjik me “mikun e çeliktë” Serbinë, kur takoi presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç, në Pekin javën e kaluar, duke u zotuar për mbështetje ndaj Serbisë në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të saj. Ministri Vuçeviç tha se sistemi i raketave kundërajrore kineze me rreze të mesme veprimi FK-3 dhe fluturaket pa pilot CH-95 dhe CH-92A, janë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes që kishte marrë Serbia.
Vendi ballkanik shfaqi raketat tokë-ajër të prodhuara nga Kina së bashku me pajisje të tjera ushtarake të blera nga Rusia dhe Perëndimi, në prill të vitit të kaluar. Në vitin 2019 Serbia bleu sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, të ngjashëm me sistemin rus S-300 ose sistemin amerikan Patriot. Ajo e mori sistemin vitin e kaluar. Tensionet kanë qenë të larta në muajt e fundit midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Rusia, e cila tradicionalisht mbështet Serbinë, kanë thënë se po e vëzhgojnë situatën. Ministri Vuçeviç tha se Serbia do të rrisë aftësitë e saj për të mbrojtur pavarësinë, por nuk shpjegoi nëse do të merrte më shumë pajisje ushtarake kineze. Megjithatë, ai tha se ishte i sigurt që të dyja vendet do të zhvillonin marrëdhëniet e tyre, pasi Kina ishte një nga miqtë “më të besueshëm” të Serbisë.
p.c. / dita

Aaa qen kinez ,kur s`ta hoqi koken Mao Ce Duni qe ne 67? Cfare faji i kemi enver hoxhes,,qe ja mbushi Kina koven plot,Ay vajti i ra shqelm,se ishte koke boterore!?
Po Serbia po armatoset si gjithmon ne histori kurse neve nuk e kemi buken,dhe ujin e mjaftueshem pse na e moren te koruptuarit ne Qeveri neve e shesim njeri tjetrin per nji pjate Supe ,dhe kritikoni kohen e Enver Hoxhes kur ne ate kohe ushtria Shqipetare ishte ma e forta ne Ballkan kurse tani fleni me frike se kure dote na sulmoj Serbia,ose Greqia jemi jetimat e Evropes dhe jetojme me xhelozi por me qifteli jemi trimat ma te forte ne Bote ,une ju them troc filloni te mesoni gjuhen Serbe dhe Greke se koha dote vjen por ju injorant se kuptoni se jeni ne Rezik ju jetoni ne endra .
Ne kohen e Enverit Igor ne s’kishim te hanim dhe ato armatime,ajo ushtri dhe ai zbor per ne ishin nje angari e madhe qe nuk na hynin ne pune dhe kjo kuptohet sot kur jemi ne qe i kemi pushtuar keto vendet kapitaliste e imperialiste, jeni ju qe i keni “luftuar” (ne realitet i keni ngrene mune) keta imperialiste e kapitaliste qe nafusnin ne burg dhe sot kerkoni prap te na denoni si anti Amerikane e anti Europiane !
@Igor
nuk kemi nevojë te mësojnë më Serbishten e as Greqishten ti po deshe bëje.Shqiotarët tashmë janë deklaruar pro perëndimore dhe do e mësojnë Anglishten e Gjermanishten, e po erdhi koha e 99 ne tanimë si ne Kosove Iliridë dhe Shqipëri jemi nje , do e kalim Ballkanin po deshën pooor aty dihet se s’do te ketë fitimtare veq humbës. Qeveritë tona respektive në sipërfaqe kane politika ditore mos ua vër veshin.Nji këshille do e kisha për ata të pasurit që të derdhin nji pjese te pasurise ne fondet per mbrojtje e dinë ata cilët jane, se kur te bëhet rrëmuje lufte nuk kane qka ju vyenë ato pasuri më.Te forcohet Mbrojtja Ushtarake si ne Kosovë e ne Shqipëri se në nji moment të bashkuar do ti bëjmë balle Serbit e Grekut .