Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sfida epokale gjermane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Sfida epokale gjermane
KryesoreLajmi i funditopinion

Sfida epokale gjermane

Published: 30 Maj, 2025
Shpërndaje

NGA DR. JORGJI KOTE

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Nisur nga faktorët e ndërlikuar gjeopolitikë në Europë, në Lindjen e Mesme dhe gjetkë, në Gjermani zotëron ideja se sfidat e Kancelarit të ri Friedrich Merz janë shumë më të mëdha se “Ostpolitika“ e Willy Brandt e viteve 70 apo qoftë dhe shembja e Murit famëkeq të Berlinit në Nëntor të vitit 1990, i realizuar nën Kancelarin Kohl, që siç dihet çoi në ribashkimin epokal gjerman dhe  europian.

Madje, sipas disa personaliteteve të shquara gjermane, situata dhe shqetësimet kryesore në Gjermani janë shumë të ngjashme me atë të vitit 1949 e më tej, kur sapo ishte zgjedhur Konrad Adenauer, Kancelari i parë Federal i pasluftës, ” babai” i Gjermanisë së re. Mirëpo, midis këtyre dy epokave ka  dhe shumë dallime dhe kontraste të mëdha politike, të cilat e vështirësojnë akoma më shumë situatën.

Kështu, 75 vite më parë Adenauer mori drejtimin e një shteti  në rrënoja pas Luftës së II Botërore; por dhe tani, ndonëse jo si atëhere, Gjermaninë e kanë dërmuar krizat, COVID – 19 dhe pasojat e rënda nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Atëhere, vetëm 10 vite mbas Lufte, Gjermania Perendimore krijoi “ mrekullinë sociale” me mirëqenie për të gjithë” me  Ludvig Erhardin, ministrin legjendar të Ekonomisë për 14 vite rresht që duket kujtim i largët, mbasi tani  ajo duhet të sigurojë kërkesat më minimale sociale dhe ekonomike, kur 14 milionë gjermanë janë të varfër, kur ”shteti social” tingëllon luks i paarritshëm për shumicën.

Ja pse kërkohet urgjentisht rimodelimi tërësor i ekonomisë gjermane, e cila mbështetet kryesisht në industrinë e automjeteve të përfshirë nga kriza e rëndë, si pasojë e rritjes së tarifave të energjisë  luftës në Ukrainë. “ Zemreku” i ekonomisë dhe eksportit gjerman, siç njihet kjo industri është bërë viktimë e konkurrencës  nga makinat elektrike kineze dhe tarifat e larta të importit. Tejet shqetësuese është gjendja e shëndetësisë, kostoja e jetesës, etj.

Atëhere, për shkak të trashëgimisë  së dy luftrave të përgjakshme, Gjermania përqafoi pacifizmin si ideologji dhe politikë, i cili kulmoi në vitet 70 – 80, për t’u rikthyer atij disa vite më parë. Ndërsa tani, Gjermania ka hequr dorë përfundimisht nga pacifizmi, dhe ka shpallur objektivin madhor për t’u bërë shumë shpejt  fuqia më e madhe ushtarake e BE-së. Kjo dhe sepse po merr fund periudha e deritanishme, kur Europa dhe Gjermania i kisjhin të garantuara mbrojtjen dhe sigurinë nga NATO e udhëhequr nga SHBA-të; mirëpo, në kushtet e mundësisë së tërheqjes së SHBA-ve nga detyrimet e saj, tani në Europë po flitet gjithandej për “ Europianizimin” e NATO-s, dmth që Europa dhe Gjermania të veprojnë e të mbrohen në çdo rast vetë, qoftë dhe pa ndihmën dhe mbështetjen  amerikane.

Për këtë qëllim, Merz bëri ”revolucion” ende pa hyrë në zyrën e Kancelarit, duke ndryshuar më 18 Mars në konsensus me Social-demokratët dhe të Gjelbërit Kushtetutën gjermane, që frenimi i borxhit të mos bëhet pengesë për shtimin e ndjeshëm të shpenzimeve për mbrojtjen. Për këtë qëllim u miratua fondi special për mbrojtjen prej 500 Miliard Euro. Po ky buxhet u miratua dhe për modernizimin e infrastrukturës së vendit. Po ashtu, javën e kaluar, Merz njoftoi rritjen e shpenzimeve ushtarake për NATO-n deri në 3,5 për qind të GDP-së, plus 1,5 për qind për modernizimin e infrastrukturës, që ajo t’i përshtatet kushteve të luftës.

Më 21 Maj Kancelari Merz, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Boris  Pistorius shkuan në Lituani, ku takuan efektivët e Brigadës së 5-të elitë gjermane të tankeve. Ajo është i pari formacion ushtarak që Gjermania ka dislokuar jashtë vendit, madje në kufi me Rusinë qysh nga mbarimi i Luftës së II Botërore. Nga 400 ushtarë, deri në vitin 2027 kjo brigadë do të plotësohet dhe me 5.000 trupa të Bundesëehrit.

Ndërkohë, më 26 Maj Kancelari Merz njoftoi se Kievi mund t’i përdorë  armët europiane  me rreze të gjatë veprimi për të goditur dhe brenda territorit rus. Ndryshe nga paraardhësi i tij Scholz, i cili priti plot 444 ditë për të shkuar në Kiev, Merz udhëtoi atje bashkë me Macron, Starmer dhe Tusk qysh në javën e parë të punës. Po ashtu, më 28 Maj, në ditën e tij të 22 si Kancelar priti në Berlin Presidentin Zelenski, duke premtuar finacimin e Ukrainës për prodhimin në vend të raketave me rreze të gjatë veprimi, etj.

Duke u kthyer sërish në kohë, 75 vite më parë filloi lulëzimi i shtetit të së drejtës dhe demokracisë liberale, pa kundërshtarë armiqësorë të brendshëm; ndërsa sot demokracia liberale në shumë vende ajo po luftohet dhe zëvendësohet me oligarkinë, autokracinë dhe ektremizmin e djathtë; ky i fundit  “është ulur këmbëkryq” dhe në Gjermani e në Berlin, me AfD-në, si partia e dytë më e madhe në Bundestag. Ca më keq akoma, veç mbështetjes së madhe nga brenda,  tashmë AfD-ja gëzon jo vetëm simpatinë e  Rusisë por dhe të diplomacisë amerikane.

Ndërkohë, shtimi i krimit dhe pasigurisë së jetës pas shumë akteve terroriste nga azilantë të paligjshëm kanë kohë që ushtojnë si kambana alarmi në të 16 landet gjermane, për të ulur në minimum azilin e paligjshëm, si aksion madhor federal.

Këto dallime dhe kontraste midis 75 viteve të fundit janë akoma më të mëdha në politikën e jashtme. Kështu, atëhere Gjermania kishte garanci absolute mbrojtëse dhe promovuese te SHBA-të, si aleaten e saj më të madhe perendimore; ndërsa tani, siç pohon dhe filozofi më i madh gjerman Jϋrgen Habesman “ Perëndimi ka perënduar bashkë me Pax amerikana”. Atëhere kundërshtar i Gjermanisë ishte vetëm BS-ja, sot janë Rusia, Kina, Irani, ekstremizmi, etj.

Në vitet 50 Adenauer bëri pajtimin historik me Bashkimin Sovjetik, çlirimtar i Gjermanisë, ndërsa sot ajo përballet me një Rusi që ka sulmuar ushtarakisht Ukrainën, dhe ndërkohë po kërcënon Gjermaninë dhe vende të tjera të NATO-s.

Në fundin e viteve 40 dhe fillimin e viteve 50, bashkë me Francën, Gjermania krijoi KiE-në dhe BE-në, me gjashtë bashkëthemeluese, fituese dhe humbëse të luftës, të mëdha dhe të vogla; ndërsa sot, vërtet që  BE-ja është zgjeruar me 27 anëtare, por ajo po has në shumë dilema, kundërshti dhe ndarje, nga brenda dhe nga jashtë, mungesës së koherencës dhe kohezionit politik, ku lidershipi gjerman peshon shumë me Francën, si «motorri/boshti » i BE-së por me shumë ndasi.

Atëhere ato krijuan BE-në si  Bashkim ekonomik dhe projekt paqeje kundër luftës; ndërsa sot kërkohet që BE-ja të kthehet me shpektësi në një Bashkim të Madh Ushtarak kundër luftës, një kthesë shumë e fortë kjo për një «  fuqi të butë » si BE-ja, të cilës tani do të duhet  të kthehet në një fuqi të ngurtë ushtarake ( hard poëer).

Tejet e rëndësishme, 75 vite më parë filluan të hidhen bazat dhe konturet e diplomacisë shumëpalëshe dhe rendit të ri ndërkombëtar, të mbështetur në forcën e të drejtës.  Ndërsa sot, ato dhe rendi ndërkombëtar janë  tronditur nga themelet.

Këto dhe të tjera dallime, pengesa, ngjashmëri dhe kontraste përbëjnë sidomos për Gjermaninë shanse por dhe rreziqe dhe kërcënime të mëdha, komplekse dhe tejet të vështira politike, diplomatike, ekonomike, sociale dhe ushtarake. Përballimi dhe kapërcimi i tyre me sukses, çka do të shënonte kapërcime epokale kërkon besueshmëri, vision dhe guxim të madh politik nga kabineti Merz.

Ndaj besohet që nëse do t’ia dalë mbanë në zbatimin e këtyre reformave madhore, Kancelari Merz do të ketë shansin historik të bëhet ”Adenaueri” i dytë gjerman.

Por si duken shanset drejt këtij misioni dhe suksesi epokal Adenaurian?

Fakt është se Kancelari i 10 gjerman i paslufte, 69 vjeçari Friedrich Merz ( Fridrih Mer)  e filloi mbarë duke thyer rekordin  në historinë gjermane të 80 viteve të fundit, me krijimin e  koalicionit të madh qeveritar brenda 75 ditëve, përfshirë procedurat për miratimin e tij dhe të programit nga forumet dhe anëtarësitë e këtyre dy partive!

Një program i hartuar nga 16 grupe të mëdha pune me 256 ekspertë partiakë dhe profesionistë vërtet të kyçur për një muaj rresht! Ky ”rekord” politik u thye dhe falë frymës së kompromisit që CDU-ja tregoi ndaj SPD-së. Ndonëse e para kishte fituar dy herë më shumë  vota popullore në zgjedhjet e parakohshme të 23 Shkurtit, u ra dakord  që të dyja partitë të kenë nga 7 portofole ministrore secila!

Merz është Euro-Atlantist i shquar, deputet, ish Nr. 2 i CDU/CSU deri në vitin 2005, avokat dhe afarist me përvojë, polemist brilant dhe familjar shembullor.

Në këtë mision të vështirë ai ka dhe atu të tjera. Kështu, për herë të parë pas pothuajse 6 dekadash, ministri i ri i Jashtëm, zoti Johann Vadephul vjen nga  CDU/CSU bashkë me zëvendësin e tij, Ministrin e Shtetit Gϋnther Kirchbraun.  Nga viti 1965 atë post e kanë mbajtur liderë të SPD-së,  Liberalëve dhe të Gjelbërve.

Të gjithë ata pa përjashtim, sidomos emblematiku Hans Dietrich Genscher,  Joschka Fisher dhe Frank Walter Steimeier kanë patur lidhje të ngushta me Balkanin Perendimor dhe vendin tonë; duke na mbështetur pa rezerva në të gjitha proceset dhe reformat demokratike dhe integruese Euro-Atlantike. Këtë e kam përjetuar nga afër, kur shërbeva si Ministër Këshilltar në Ambasadën tonë në Berlin gjatë viteve 2001 – 2006 por dhe në Bruksel e gjetkë.

Kësisoj, Merz tani do ta ketë “ nën hyqmin “ e vet diplomacinë në kushtet e reja të ndërlikuara ndërkombëtare. Ca më tepër se për herë të parë, Gjermania do të ketë një Këshill Kombëtar Sigurie pranë Kancelarisë. Vadepuhl( Vadeful) i ka të gjitha kapacitetet politike dhe ekspertizën e nevojshme; deputet në Bundestag  nga viti 2009, Zv.Kryetar i Grupit Parlamentar, ekspert i mirënjohur i çështjeve europiane dhe sigurisë ndërkombëtare. Ka treguar përherë vëmendje dhe interesim për rajonin dhe vendin tonë, përfshirë qëndrimet e tij  kritike në vitet 2019 – 2021, kur propozonte 9 kushte për çeljen e negociatave të anëtarësimit tonë në BE.

Po ashtu, për herë të parë, Ministri i Mbrojtjes nuk do të jetë nga CDU-ja, por do të vijojë Ministri i deritanishëm Boris Pistorius i SPD-së; politikani më popullor në tre vitet e fundit. Kur mbrojtja ka dalë në pah në krye të axhendës europiane.

Shpresa të mëdha ka dhe për ekonominë e sëmurë gjermane te ministrja e re,53 vjçarja  Katherina Reiche, e cila vjen nga zona lindore e Brandenburgut, kimiste me profesion, e mirënjohur si drejtuese biznesi dhe ish sekretare shteti.

Në dritën e sfidave të vështira në fushën e sigurisë, rendit, policisë, Ministër i Brendshëm është emëruar sekretari i Përgjithshëm i CSU-së bavareze,  Aleksandër Dobrindt, i cili ka përvojë të mëparshme qeveritare  dhe në sektorë të tjerë federalë.

Veçoria tjetër e madhe dalluese e këtij koalicioni qeveritar  ka të bëjë me sfidat e brendshme vërtet  herkuliane, por sidomos ato gjeopolitike me të cilat ndeshet Gjermania; ku spikat roli i saj i ri në përpjekjet për paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, funksionimin dhe reformimin e brendshëm të BE-së dhe veçanërisht ruajtjen, sa të jetë e mundur të kohezionit politik dhe institucional me SHBA-të.

Megjithatë, a mjaftojnë këto avantazhe për ta kaluar me sukses këtë provë dhe sfidë vërtet epokale ? Le t’ia lemë kohës ta tregojë, si gjykatësi më i mirë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  • Situata e zjarreve në vend: Katër vatra aktive, ja zonat me rrezik të lartë
  • “Ke menduar që të japësh dorëheqjen?” Ja si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
  • VIDEO: “Konferencë në orën pesë”, fjalët e para të Salianjit pas lirimit nga burgu

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Pëllumb Xhufi: Churchill ka qenë kasapi i Shqipërisë dhe i Çamërisë, i pati premtuar Greqisë jugun e vendit
  2. Ay në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. demo në VIDEO: “Konferencë në orën pesë”, fjalët e para të Salianjit pas lirimit nga burgu
  5. SPAK në “Ke menduar që të japësh dorëheqjen?” Ja si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?