Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA arsyeton veton ndaj Rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA arsyeton veton ndaj Rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë
AktualitetBote

SHBA arsyeton veton ndaj Rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Mes kritikave në rritje, Shtetet e Bashkuara mbrojtën dje qëndrimin e tyre për mbështetjen e vazhdueshme të operacionit ushtarak të Izraelit në Gazë. Por po ashtu, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas, Uashingtoni ritheksoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve palestinezë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi përparimin e trupave të tij në Gazë si “të fuqishëm dhe të intensifikuar”.

“Synimi është të arrijmë të gjitha objektivat tona, shkatërrimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe premtimin se Gaza nuk do të jetë më kurrë kërcënim për Izraelin”, tha ai. Zoti Netanyahu falenderoi Shtetet e Bashkuara për përdorimin e vetos ndaj një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, që do të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm.

- Publicitet -

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken arsyetoi vendimin në një intervistë për emisionin “Këtë Javë” të rrjetit ABC. “Me Hamasin gjallë, të paprekur, me qëllimin e deklaruar për ta ripërsëritur sulmin e 7 tetorit, kjo thjesht do ta përjetësonte problemin”, tha zoti Blinken.

Ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe dërgimit të armëve të nevojshme për mbrojtjen e Izraelit, ai e bëri të qartë se ndihma nuk vjen pa kushte.

“Rregullat vlejnë për Izraelin, si për çdo vend tjetër, duke përfshirë mënyrën e përdorimit të dërgesave dhe domosdoshmërinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Sekretari Blinken. Por, ndërsa numri i viktimave civile në Gazë vazhdon të rritet, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është kritikuar ashpër në Forumin e Dohas, i cili mbahet çdo vit për të diskutuar sfidat botërore.

“Nuk varet vetëm nga Izraeli. Janë ata që u kanë dhënë izralitëve dritën e gjelbër për të vazhduar vrasjen e palestinezëve”, thotë kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh.

“Në Shtetet e Bashkuara patëm një bisedë shumë të hapur me Sekretarin Blinken. Të gjithë ne, delegacioni arab dhe mysliman ishim shumë të qartë, përparësitë tona janë të përcaktuara, ndaloni agresionin, lejoni furnizime të mjaftueshme humanitare në gjithë Gazën, siguroni mbrojtjen e civilëve”, thotë Ayman Safadi, ministër i Jashtëm i Jordanisë.

Në forum mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antionio Guterres, i cili bëri thirrje për një armëpushim humanitar.

Nga Gjeneva shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi mbi ndikimet e luftës në shëndetin e banorëve të Rripit të Gazës.

“Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz do të mblidhen në zona më të vogla, mbipopullimi, mungesa e ushqimeve, ujit, strehimit dhe kanalizimeve po krijojnë kushte për përhapjen e sëmundjeve”, tha zoti Ghebreyesus. Ai shtoi se organizata e tij ka dërguar ekipe për mbështetjen e punonjësve shëndetësorë në terren, të cilët tha se janë të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I bie që votuesit antifashistë të PS janë terroristë (?!) Paradoksi i një pushteti pa asnjë lidhje ideologjike me bazën
  • Si është populli, është qeveria  
  • DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • Rama i lidhi me protestat studentore, çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Komentet e Fundit

  1. Ana on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. K R on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. . on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  4. ANA on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. Zenel on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?