Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA do të dërgojë sërish ndihma të tjera ushtarake në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA do të dërgojë sërish ndihma të tjera ushtarake në Ukrainë
AktualitetBote

SHBA do të dërgojë sërish ndihma të tjera ushtarake në Ukrainë

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të dërgojnë ndihma të tjera ushtarake në Ukrainë.

Paketa me vlerë 375 milionë dollarë përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara, tha Biden në përfundim të samitit të G7 në Hiroshimë të Japonisë.

Ai e siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski në një takim në kuadër të samitit të G7 se SHBA-ja po bën gjithçka ka në fuqinë e vet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë. “Së bashku me të gjithë G7, ne mbështesim Ukrainën dhe premtojmë se nuk do t’ia kthejmë shpinën,” i tha Biden Zelenskit. Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta thyejë këtë vendosmëri.

- Publicitet -

 

Trajnim për pilotët ukrainas me avionë luftarakë F-16

Në takim Biden theksoi gatishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën që të ndërtojë në perspektivë afatgjatë mbrojtjen e saj kundër agresionit rus dhe si dhe aftësitë parandaluese, tha zyra presidenciale. Përveç kësaj Biden tha se bashkë me aleatët dhe vendet partnere do të mbështesin Ukrainën për të trajnuar pilotë ukrainas që të përdorin avionë luftarakë modernë perëndimorë të tipit F-16.

Biden tha se Zelenski i kishte dhënë “garanci të pakushtëzuara” se Ukraina nuk do t’i përdorë avionë F-16 që po merr nga perëndimi për të depërtuar në territorin rus. Zelenski tha se ka besim se Ukraina do të marrë avionë F-16 nga Perëndimi.

 

Projekti afatgjatë

Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi se vendi i tij do të fillojë trajnimin e pilotëve luftarakë ukrainas në verë. Megjithatë as Britania e Madhe dhe as Gjermania nuk kanë avionë luftarakë F-16 që dëshiron Ukraina. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në Hiroshima se ai e sheh angazhimin e disa vendeve perëndimore për të trajnuar pilotët ukrainas për të përdorur avionët luftarakë F-16, kryesisht si një sinjal politik ndaj Rusisë se Perëndimi do të mbështesë Ukrainën në periudhë afatgjatë.

Kancelari gjerman tha se ai nuk pret që avionët luftarakë modernë F-16 do t’i dorëzohen Ukrainës në të ardhmen e afërt. “Trajnimi i pilotëve është një projekt afatgjatë,” tha Scholz në kuadër të samitit të G7 në Hiroshimë. SHBA-ja ende nuk ka vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë në përfundim të stërvitjes së pilotëve./DW/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?