Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerë të 5 milionë dollarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerë të 5 milionë dollarëve
AktualitetBote

SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerë të 5 milionë dollarëve

Published: February 26, 2025
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon shitjen e lejeve të ‘arta’ të qëndrimit për pesë milionë dollarë, dhe se oligarkët rusë nuk do të përjashtohen nga skema.

Trump e ka prezantuar programin në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se blerja e këtij dokumenti do të nisë brenda dy javësh.

“Kemi leje të gjelbër [green card], kjo është e artë. Do t’ia vendosim çmim rreth 5 milionë dollarë”, ka thënë Trump.

- Publicitet -

“Të hyrat nga shitjet do të përdoren për të ulur deficitin”, ka thënë Trump.

Programi do të jetë për “njerëzit e pasur” që mund të hapin vende pune, ka thënë presidenti.

“Për njerëzit e pasur dhe të suksesshëm, ata që do të shpenzojnë shumë para dhe do të paguajnë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz, dhe mendoj që do të jemi jashtëzakonisht të suksesshëm”, ka thënë Trump.

Personat që do të aplikojnë për këtë lloj të lejes së qëndrimit, do të analizohen në hollësi.

“I di disa oligarkë rusë që janë njerëz të mirë. Është e mundshme”, ka thënë Trump.

“Ata nuk janë të pasur siç kanë qenë dikur, por mendoj që mund t’i përballojnë pesë milionë dollarë”.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u ka thënë gazetarëve se “Viza e artë Trump” do të zëvendësojë programin e imigrimit EB-5, i cili është krijuar nga Kongresi më 1990 për të gjeneruar investime të huaja.

Vizat EB-5 janë të disponueshme për personat që shpenzojnë rreth 1 milion dollarë në një kompani në SHBA dhe që punësojnë të paktën 10 persona.

Lutnick ka thënë se viza e re do të rrisë çmimin në 5 milionë dhe do të shmangë mashtrimin e bërë me programin EB-5.

Një hulumtim i publikuar nga Kongresi më 2023, pati treguar se shumë vëzhgues kanë shqetësime për mashtrimet e kryera me programin EB-5.

Ata kanë thënë se lëshimet bëhen kur aplikuesit nuk raportojnë si duhet të ardhurat, identitetin, apo nuk arrijnë të bëjnë investime.

Më shumë se gjysma e vizave EB-5 më 2022 u janë ndarë shtetasve të Kinës.

Trump ka vlerësuar se SHBA-ja do të mund të shesë rreth një milion viza të arta.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive
  • VIDEO: Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, shënohen 132 viktima, 570 të plagosur ndërsa kërkimet vijojnë
  • Dyshohet se lejuan ndërtimin e godinës pa leje në Himarë, AMP procedon 4 policë për shpërdorim detyre
  • Horoskopi 11 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Mot i nxehtë, ja zonat ku termometri do të regjistrojë 40-41 gradë

Komentet e Fundit

  1. Alban on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Alban on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  3. Cjapi on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Dashi on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  5. demo on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?