Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA godet tre objekte bërthamore iraniane, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA godet tre objekte bërthamore iraniane, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump
BoteLajmi i fundit

SHBA godet tre objekte bërthamore iraniane, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump

Published: June 22, 2025
Shpërndaje

Ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

Trump pretendoi se sulmet shkatërruan plotësisht objektet kyç të Iranit për pasurim të uraniumit.

- Publicitet -

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e uroi Trumpin për sulmet e guximshme të SHBA-së, duke e quajtur sulmin një moment historik që mund ta çojë Lindjen e Mesme drejt paqes.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi e përshkroi sulmin e SHBA-së si të papranueshëm dhe një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm, të paligjshëm dhe kriminal.

Në një postim në X, ai theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë të shqetësuar për shkak të shkeljes serioze të Kartës së OKB-së.

Araghchi theksoi se ngjarjet e mëngjesit të sotëm do të kenë pasoja të përjetshme. Ai shtoi se Irani në rast vetëmbrojtjeje do të shohë të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij.

Nga ana tjetër demokratët po e quajnë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump një përshkallëzim të pamatur dhe një veprim i njëanshëm.

Ata më tej se janë duke kërkuar shkarkimin e tij.

Trump dhe zyrtarët e administratës së tij kontaktuan zyrtarët e lartë republikanë dhe i informuan ata paraprakisht për bombardimin e objekteve bërthamore iraniane nga ushtria amerikane, por nuk e informuan udhëheqjen demokrate në parlamentin federal të SHBA-së deri pasi u hodhën bombat.

Udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, bëri thirrje për zbatimin e Aktit të Pushtetit të Luftës, i cili kufizon aftësinë e presidentit për të përdorur ushtrinë amerikane, duke thënë se asnjë president nuk duhet të lejohet ta udhëheqë në mënyrë të njëanshme kombin në diçka aq të rëndësishme sa lufta me kërcënime të parregullta dhe pa strategji.

Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez tha se Trump rrezikoi në mënyrë impulsive të fillonte një luftë që mund të bllokonte për breza. Sipas sak këto janë baza absolute dhe të qarta për shkarkim.

Kongresmenja Ilhan Omar tha se sulmet ndaj Iranit shënuan një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pamatur të një konflikti tashmë të paqëndrueshëm në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund kësaj çmendurie përpara se të humbasin më shumë jetë.

Momentet tensionuese në Dhomën e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa zhvillohej sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit, janë kapur në fotografi që kanë qarkulluar në internet.

Fotot tregojnë Donald Trump, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së  Marco Rubio dhe pjesën tjetër të stafit të tyre duke parë zbatimin e planit të ushtrisë amerikane.

 

Inside the Situation Room as the U.S. launched strikes on Iran.

Tense moments. pic.twitter.com/oDVoBSbsuF

— Open Source Intel (@Osint613) June 22, 2025

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s
  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?