Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, Hetimet ndaj Trump, republikanët akuzojnë Sorosin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA, Hetimet ndaj Trump, republikanët akuzojnë Sorosin
AktualitetBote

SHBA, Hetimet ndaj Trump, republikanët akuzojnë Sorosin

Published: March 22, 2023
Shpërndaje

Në SHBA, ish-presidenti Donald Trump rrezikon mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj tij lidhur me pagesat në emër të tij për të blerë heshtjen e një aktoreje filmash pornografikë gjatë fushatës së vitit 2016. Por republikanët thonë se në këtë cështje ka motive politike duke fajësuar si shpesh herë, George Sorosin.

Investitori dhe filantropi miliarder 92-vjeçar, i cili është akuzuar në mënyrë të rreme për gjithçka, duke filluar që nga pagesa e protestuesve të dhunshëm deri tek krimet zgjedhore, nuk e njeh dhe nuk i ka dhuruar drejtpërdrejt para prokurorit të Nju Jorkut që po drejton hetimin. Por kjo nuk e ka penguar zotin Trump dhe republikanët e tjerë që ta akuzojnë Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, se po vepron në emër të zotit Soros.

Të hënën zoti Trump përdori platformën e tij Truth Social për të ngritur pretendimin e pavërtetë se zoti Bragg kishte marrë më shumë se një milion dollarë nga Soros. Senatori i Ohajos, J.D. Vance, shkroi në Tëitter se prokurori ishte “blerë nga George Soros”. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis e quajti rastin një cirk të prodhuar nga një prokuror i financuar nga Soros.

- Publicitet -

Ekspertët thonë se pretendimet shfrytëzojnë një zonë gri të mbledhjes së fondeve për fushata, ku mund të jenë të paqarta lidhjet e dobëta midis donatorëve dhe kandidatëve që përfundimisht marrin fondet. Për zotin Soros, i cili është hungarezo-amerikan dhe hebre, po ashtu qarkullojnë teori konspiracioni se ai orkestron ngjarjet botërore.

Pretendimet e gabuara për lidhjet e zotit Soros me çështjen e zotit Trump e kanë zanafillën tek një donacion që filantropisti bëri në vitin 2021. Zoti Soros dhuroi 1 milion dollarë për organizatën “Color of Change” një grup politik që zhvilloi një fushatë të pavarur financiare për të mbështetur zgjedhjen e zotit Bragg në postin e prokurorit.

Zëdhënësi i zotit Soros, Michael Vachon konfirmoi se kontributi i donatorit nuk ishte i përcaktuar për t’u përdorur për zotin Bragg. Zoti Soros nuk i dhuroi drejtpërdrejt fushatës së kandidati Bragg dhe ata nuk janë takuar kurrë personalisht, nuk kanë folur në telefon apo virtualisht, tha zëdhënësi Vachon.

Kontributi për organizatën “Color of Change” e cila i tha Associated Press se mbështet prokurorët që kërkojnë të ndryshojnë sistemin e drejtësisë penale, është në vazhdën e donacioneve të zotit Soros, i cili ka bërë kontribute të shumta në mbështetje të prokurorëve reformatorë në mbarë vendin që nga viti 2015, tha zëdhënësi Vachon.

Zoti Soros shkroi në vitin 2022 se ai i mbështet këta kandidatë sepse ata investojnë në ndryshimet që ai mbështet, përfshirë programet e shëndetit mendor dhe trajtimin e varësisë nga droga si sëmundje në vend të krimit. Personalisht dhe përmes një organizate tjetër, zoti Soros dhuroi rreth 4 milionë dollarë për organizatën “Color of Change” midis viteve 2016 dhe 2022, tha zëdhënësi Vachon.(VOA)

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?