Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA i kërkon Presidentit kinez që t’i bëjë presion Putin për të ndaluar luftën në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA i kërkon Presidentit kinez që t’i bëjë presion Putin për të ndaluar luftën në Ukrainë
AktualitetBote

SHBA i kërkon Presidentit kinez që t’i bëjë presion Putin për të ndaluar luftën në Ukrainë

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

SHBA i ka kërkuar Presidentit kinez, Xi Jinping që t’i bëjë presion Vladimir Putinit për të ndaluar krimet e luftës në Ukrainë.

Të dy liderët do të takohen të martën për bisedime zyrtare, gjatë vizitës së parë të Xi Jinping në Moskë që nga pushtimi rus i Ukainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Xi Jinping që t’i kërkojë homologut të tij rus të tërheqë trupat nga Ukraina.

- Publicitet -

John Kirby tha se kërkimi i një armëpushimi nuk mjafton.

“Ne shpresojmë që presidenti Xi Jinping do t’i bëjë presion Presidentit Putin që të ndalojë bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, të ndalojë krimet e luftës dhe mizoritë dhe të tërheqë trupat e tij”, tha ai.

“Por ne jemi të shqetësuar se Kina do të përsërisë thirrjet për një armëpushim, që i lë forcat ruse brenda territorit sovran të Ukrainës dhe çdo armëpushim që nuk adreson largimin e forcave ruse nga Ukraina do të ratifikonte në mënyrë efektive pushtimet e paligjshme të Rusisë”, shtoi Kirby.

Nga ana tjetër, kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, po bën një vizitë të papritur në Ukrainë për të biseduar me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Ai pritet të shprehë solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën. Japonia dhe Kina e shohin njëra-tjetrën si rivalë rajonalë. Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, Tokio i ka ofruar Kievit ndihma ushtarake, humanitare dhe financiare.

Të hënën, lideri rus dhe ai kinez zhvilluan më shumë se katër orë bisedime jozyrtare. Ka shqetësime se mbështetja e Kinës për Rusinë, aktualisht e bazuar në teknologji dhe tregti, mund të bëhet ushtarake, duke përfshirë potencialisht predha artilerie.

Putin ka thënë se do të diskutojë një plan prej 12 pikash të propozuar nga Xi Jinping për të “zgjidhur krizën akute në Ukrainë”.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për një proces negociatash”, tha Putin.

Kina publikoi planin e saj për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, ku përfshihej rifillimi i bisedimeve të paqes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot
  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari

Komentet e Fundit

  1. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  2. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  5. demo on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?