Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA-ja i kthen Indisë më shumë se 1,400 artefakte të grabitura me vlerë 10 mln dollarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA-ja i kthen Indisë më shumë se 1,400 artefakte të grabitura me vlerë 10 mln dollarë
BoteLajmi i fundit

SHBA-ja i kthen Indisë më shumë se 1,400 artefakte të grabitura me vlerë 10 mln dollarë

Published: November 15, 2024
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer Indisë më shumë se 1,400 artefakte të grabitura me vlerë 10 milionë dollarë, si pjesë e një nisme të vazhdueshme për riatdhesimin e artit të vjedhur nga vende të Azisë Jugore dhe Juglindore. Lajmin e njoftoi të mërkurën zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit.

Mallrat e trafikuara të gjetura përfshijnë sende që, deri vonë, gjendeshin në Muzeun Metropolitan të Artit të Nju Jorkut. Midis tyre është një skulpturë ranore që u kontrabandua nga India qendrore në Londër, përpara se t’i shitej ilegalisht një prej klientëve dhe t’i dhurohej muzeut.

Riatdhesimet rezultuan nga “disa hetime të vazhdueshme” në rrjetet e plaçkitjes, duke përfshirë ato të operuara nga trafikantët e dënuar të artit Nancy Wiener dhe Subhash Kapoor, një tregtar amerikan i antikiteteve i cili u dënua me 10 vjet burg për drejtimin e një rrjeti grabitjesh multimilionëshe përmes Nju Jorkut.

- Publicitet -

Kapoor u dërgua për t’u përballur me akuza në shtetin Tamil Nadu të Indisë pas arrestimit të tij në Gjermani në vitin 2011. Zyra e DA mori një urdhër arresti për të në vitin 2012, megjithëse ai mbetet në paraburgim në Indi, në pritje të ekstradimit të tij në SHBA.

“Riatdhesimi i sotëm shënon një tjetër fitore në atë që ka qenë një hetim ndërkombëtar shumëvjeçar mbi antikitetet e trafikuara nga një prej shkelësve më të mëdhenj të historisë”, tha në një deklaratë për shtyp William Walker, agjenti i posaçëm i Hetimeve Federale të Sigurisë Kombëtare në Nju Jork, në një deklaratë për shtyp.

Artikujt u kthyen zyrtarisht në një ceremoni në konsullatën indiane në Nju Jork të mërkurën. Që nga krijimi i saj më shumë se një dekadë më parë, Njësia e Trafikimit të Antikiteteve të Prokurorit të Qarkut të Manhatanit– një task forcë e avokatëve, hetuesve dhe ekspertëve të artit –ka gjetur 5,800 antika me vlerë gati 460 milionë dollarë. Njësia ka dënuar gjithashtu 16 persona për vepra trafikimi dhe ka paraqitur kërkesë për ekstradimin e gjashtë të tjerëve të lidhur me pasuritë kulturore të vjedhura.

Në korrik, SHBA dhe India nënshkruan një marrëveshje për të mbrojtur pronën kulturore duke parandaluar tregtinë e paligjshme dhe duke përmirësuar procesin e kthimit të antikiteteve të vjedhura në Indi.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?