Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA-ja thotë se Rusia përdori raketa balistike verikoreane në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA-ja thotë se Rusia përdori raketa balistike verikoreane në Ukrainë
AktualitetBote

SHBA-ja thotë se Rusia përdori raketa balistike verikoreane në Ukrainë

Published: January 4, 2024
Shpërndaje

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë gjetur se Rusia ka marrë raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe tani po kërkon të marrë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi nga Irani, pasi ka hasur në vështirësi t’i plotësojë kërkesat për furnizim për luftën e vet në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

Inteligjenca amerikane gjeti së fundmi se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me raketahedhës balistikë dhe me disa raketa balistike, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby.

Forcat ruse e shkrepën së paku njërën prej atyre raketave balistike drejt Ukrainës më 30 dhjetor, e cila ra në fushë të hapur në rajonin e Zaporizhjas, theksoi ai. Rusia hodhi shumë raketa balistike verikoreane të martën, gjatë një sulmi të natës, ndikimin e të cilit është duke e vlerësuar SHBA-ja, shtoi ai.

- Publicitet -

Kirby tregoi se Rusia dhe Irani ende nuk kanë arritur marrëveshje, por shtoi se SHBA-ja “është e shqetësuar se bisedimet që Rusia të marrë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi nga Irani janë duke përparuar vazhdimisht”.

Administrata Biden ka kërkuar vazhdimisht të dëshmojë se Kremlini tani varet nga Koreja e Veriut, si dhe nga Irani, për armët të cilat i nevojiten për të luftuar kundër Ukrainës, prandaj ka publikuar të dhëna të inteligjencës të cilat thotë se e dëshmojnë këtë.

Koreja e Veriut dhe Irani janë tejet të izoluara në skenën ndërkombëtare për shkak të programeve të tyre bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në tetor, Shtëpia e Bardhë tha se Koreja e Veriut i dërgoi Rusisë pajisje ushtarake dhe municion.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut e kanë zanafillën prej themelimit të Koresë së Veriut më 1948. Zyrtarët sovjetikë vendosën një nacionalist të ri dhe ambicioz, Kim Il Sung, babagjyshin e ndjerë të liderit të tanishëm Kim Jong Un, si sunduesin e parë të vendit.

Kimi udhëtoi drejt Rusisë në shtator për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin dhe vizitoi zonat e rëndësishme ushtarake të Rusisë. Administrata Biden thotë gjithashtu se Irani i ka dhënë Rusisë dronë luftarakë.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  • Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë
  • Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  • Nafta i afrohet sërish 200 lekëve, Shqipëria sërish më e shtrenjta në Ballkan
  • 17 Korrik 2026

Komentet e Fundit

  1. Braçe Metua on Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
  2. Ethem Lalaj on Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
  3. demo on Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
  4. demo on Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  5. demo on Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?