Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Prej disa ditësh, Kosova është në flakë. Banorët serbë të katër komunave, ku janë shumicë dhe prej kohe kanë bërë çfarë kanë dashur, bandat e ardhura nga nëntoka serbe dhe skutat e botës së errët të Beogradit, e kanë kthyer Kosovën në vatrën ku mund të ketë çfarëdo zhvillimesh të rënda në të ardhmen.
Përgjithësisht politika, sidomos në Kosovë, që prej qershorit të vitit 1999 është gjendur para dy të vërtetave të mëdha: të vërtetës historike dhe si bashkëpërcjellëse, të vërtetës politike. Mes tyre, herë pas here, ka pasur dallime të ndjeshme, ashtu si edhe përbashkësi.
E drejta historike e Kosovës është që shteti, qeveria, institucionet, të të gjitha llojeve të jenë kudo dhe për të gjithë. Edhe për ata që nuk e duan qeverinë e Kosovës, edhe për ata që orët i kanë mbetur pas, edhe për ata që e shohin si vendin ku mund të lulëzojë kontrabanda dhe lidhjet mafioze, në bashkëpunim me shtetin.
E drejta politike e qeverisë së Kosovës është që sovranitetin dhe respektimin e kushtetueshmërisë, edhe në rastet më ekstreme, ta shtrijë domosdo edhe me bashkërendimin e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, sidomos të SHBA dhe BE, përmes të cilave sigurohet pikërisht sovraniteti dhe kushtetuta e Kosovës, dhe në një shkallë të gjerë, edhe vazhdimi i rrugës së mëtejshme të zhvillimit të demokracisë në shtetin më të ri të Europës.
Protestat e dhunshme erdhën pas vendimit të papritur të qeverisë së Kosovës, që katër të zgjedhurit nga shqiptarët në komunat me shumicë serbe, në Veriun e Kosovës, të fillojnë detyrën e tyre, pikërisht në godinat e Kuvendit komunal.
Përleshjet, edhe në këto çaste, vazhdojnë. Sidomos në Zveçan. Edhe në komunat tjera, por intensiteti është më i ulët. Banda të maskuara, shumë nga të cilët janë të njohur tashmë jo vetëm për institucionet e sigurisë së Kosovës, drejtojnë turmat dhe prania e KFOR-it ka bërë të mundur shmangien e ngjarjeve të jashtëzakonshme, që edhe kështu janë të shumta.
Shumë pikëpyetje janë ngritur rreth ndërmarrjes qeveritare për të mbështetur kryetarët e komunave, dy nga të cilët janë pjesë e Lëvizjes VV dhe dy të tjerë nga PDK, të mënyrë të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.
Përmes një mesazhi të orëve të fundit, shefi i qeverisë Kurti, duke iu përgjigjur edhe ambasadorit amerikan në Prishtinë, ka deklaruar se kjo përkrahje do të jetë deri në fund dhe se askush nuk mund të detyrojë institucionet e Kosovës të tërhiqen nga ky qëndrim.
Duket si një shpallje lufte diplomatike ndaj diplomacisë ndërkombëtare, sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara. Më e pakta si një karshillëk i padobishëm, në mos i dëmshëm, jo vetëm për tani, por përtej saj, edhe në zhvillimet e mëtejshme që mund të ndodhin.
Që në çastin e parë të zhvillimit të ngjarjeve në Veriun e Kosovës, diplomacia ndërkombëtare, sidomos shtetet perëndimore, thuajse njëzëri u shfaqën në kundërshtim me rrugën e ndjekur nga qeveria “Kurti”, në perceptimin dhe drejtimin e ngjarjeve.
Shenjat e dhëna, që në krye të herës, tregojnë se, precipitimi i shpejtë i ngjarjeve ka qenë prioritet i qeverisë së Kosovës, dhe në të njëjtën kohë, vendosja e bashkësisë ndërkombëtare përballë një fakti të kryer, ku duan apo nuk duan, do të bëhen pjesë e zgjidhjes së saj, ose në rastin më të rëndë, të braktisjes së saj.
Pas ditës së premte, ambasadori amerikan në Kosovë ftoi në takim katër kryetarët e rinj të komunave, të cilët pavarësisht se janë zgjedhur përmes një pakice votash, kanë legjitimitetin e tyre. Dy nga kryetarët e rinj, pjesë e Lëvizjes VV, nuk shkuan as në takim me përfaqësuesin më të lartë amerikan në Kosovë.
Ambasadori amerikan, prej katër ditësh kërkon më kot takim edhe me Kurtin. Ky i fundit refuzon ta takojë.
Shefi i qeverisë, përmes fjalës së tij në parlamentin e Kosovës, distancoi edhe një herë qeverinë e tij nga ndërlidhja dhe bashkërendimi me botën perëndimore, duke përshfaqur sovranitetin dhe qenien e tij si shqiptar, si prioritet mbi të gjitha prioritetet.
A kanë bërë Shtetet e Bashkuara gjithçka që kanë mundur, a duhet të njësohet roli i tyre me atë që mund të ketë një përfaqësuese e çfarëdoshme e Parlamentit Europian, e cila ka guximin të pyesë policinë e Kosovës se “çfarë kërkoni ju këtu”?
Shtetet e Bashkuara, edhe sikur e gjithë qeveria e Kosovës të mos jetë e një mendje me të, duan apo nuk duan qeveritarët është institucioni vendimtar për qenien e Kosovës si shtet, si demokraci, për rrugën e saj drejt perëndimit, për njohjen e saj në analet e diplomacisë ndërkombëtare, për mbijetesën e saj financiare dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, për mbijetesën e saj politike.
Këtë rrugë Departamenti Amerikan i Shtetit e ka ndjekur gjithherë, edhe kur zoti Kurti nuk ishte pjesë e politikës. E ka ndjekur edhe në faktorizimin e liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova, duke krijuar një vizion për shtetin e ardhshëm të Kosovës.
Diplomacia amerikane, kur gjithë shtetet e tjera ngurronin dhe Karla del Ponte synonte të nxirrte jashtë ligjit, (si edhe e nxori) fondin “Vendlindja thërret”, deklaroi haptas se diplomacia amerikane ka vendosur dhe mban lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në takimin e organizuar mes tij dhe diplomatëve të lartë amerikanë me pjesëtarë të Drejtorisë Politike të Kosovës, takim i organizuar me ndërmjetësinë e ish kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, ai shpalli njohjen politike të UÇK-së, por edhe të ardhmes së saj.
Vendimi i Presidentit Amerikan për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, që faktikisht do të thotë përfshirja e botës perëndimore në luftën e Kosovës, përkrah popullit të saj, është historik. E, po aq historik është edhe vendimi i presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës.
Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe kur ishin çastet më të vështira, përmes të deleguarve të saj specialë, vendosi lidhje me institucionet e reja të Kosovës, për ndërtimin e shtetit, krijimin e një vizioni perëndimor, saktësimin e raporteve mes popullit shumicë në Kosovë dhe pakicave etnike, sidomos atyre serbe, sigurinë dhe ndërlidhjen e Kosovës me botën e gjerë.
Që nga njohja e parë, ardhur nga vetë SHBA, deri te njohjet e fundit, si e shtetit Izraelit, gjithçka ka rrjedhur përmes tyre.
Deri tani gjithçka ka qenë normale. Tani ka perceptime që të kthehen në anormale.
Përse i duhet bërë karshillëk në një çast të tillë? A nuk mund të gjendet një rrugë më e drejtpërdrejtë në bashkërendimin e gjërave?
Nuk është e lehtë që marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës të hidhen në erë, qoftë edhe nga dëshira e një institucioni të vetëm. Ata mund të dëmtohen përkohësisht, si ka ndodhur, por rrugët e komunikimit duhet të gjenden; ky është kusht i domosdoshëm!
Amerika asnjëherë nuk e ka shtrirë para vetes hartën e Kosovës, nga e cila të tjerë janë përpjekur të shkëputin apo të presin copëra të saj. Kushdo e di atë që thotë Albini se demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Por po ashtu, e dimë, se edhe koalicionet e mëdha, ku është pjesë edhe Kosova, nuk mund të suspendohen, as të mbahen peng, nga kushdo qoftë. Askush nuk e ka forcën të bëjë këtë.
Ajo që të ngjall keqardhje, edhe përtej shefit të qeverisë, militantët e Lëvizjes VV kanë zhveshur shpatat ndaj çdo qëndrimi perëndimor, që nuk është i ngjashëm me qeverinë e tyre.
Kosovës i dalin mjaft ata që janë në Veriun e saj, bandat fashiste të nëntokës serbe dhe të mbitokës qeveritare të Beogradit, i dalin kundërshtarët që bëjnë politikë pro serbe, i mjaftojnë zërat brenda Kosovës, që ushqehen nga grazhdi i Beogradit. Nuk i lejohet të krijojë as ndarjen më të vogël mes saj dhe Shteteve të Bashkuara.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Albini a çart krejt !!!
Mbronë sovranitetin thotë Albini por a kishte Kosova sovranitet të njëmendët dhe të plotë po tentohet të shtrihet a ka të drejtë Po a mundet Jo biles Kosova ka mbërri ta shtrinë sovranitetin në 80% me angazhimin e 20% e popullit dhe teritorit për çlirim vetëm tê mendohet se Kroacia të angazhohej me 20% si do të dukej sot por Kosovës i mungoi një Janez Jansha dhe një.Rrahim.Ademi
Amerika tashme ben ligjin ne Shqiperi,e ka zhyt ne borxhe Ram Gomarin ,por ne Kosov duke fillu me arestimin e Thaqit dhe dergimin e tij ne Hag ja kan kuptu hilet dhe mbeshtetjen pro serbe per interesat hegjemoniste dhe kundrejt Rusise,ajo po mban peng ceshtjen shqiptare ne Ballkan.
O shoku Bedri.
Pse nuk i lejoi Amerika Shqiptaret e komunave te Veriut te ktheheshin ne ato komuna pas luftes? Se ashtu do ishin me shumice Shqiptare ato komunat e Veriut edhe mbyllej ky diskutim idiot me komunat e Veriut.
Pastaj ti o shoku Bedri e di shume mire qe Albin Kurti eshte nje sherbetor i Amerikes ashtu si edhe ai surratmuti i serbise.
E mban mend ate fimin me arratisjen me anije edhe ate shprehjen: KJO ESHTE LOJA !
Epo ja, kjo eshte edhe loja e Amerikes pra e elites qe sundon Ameriken edhe te gjithe boten.
Po do pyesesh ti o shoku Bedri tani: Kush jane keta te kesaj elite qe sundon Amerikene dhe te gjithe boten?
Pergjigja eshte: Elita qe sundon Ameriken edhe te gjithe boten jane fashistet italiane edhe prandaj historia e ketyre 250 vjeteve te fundit ka shkuar mut e me mut.
Askush nuk i di planet e Amerikes.
As Albini…
Nese ka vendos ti dalë zot Kosoves si do mbrohet pa ushtri??
E ta zem se i mundi serbet
Po me amerikanet m pas cfare mendon se do beje ??
M duket se jane bere hesapet pa hanxhin
Do nisi lufta prandaj lexoni shpejt edhe armatosuni:
Shqiptarët do e fitojnë luftën ndaj serbëve sepse shqiptarët janë sa 3,5-fishi i serbëve
Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Kurse të gjithë serbët janë vetëm 4,1 milionë. Pra shqiptarët janë sa 3,5-fishi i serbëve edhe kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Popullsia serbe e Serbisë deklarohet 2-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 3,1 milionë serbë edhe nga këta janë 400 mijë emigrantë. Pra në Serbi janë vetëm 2,7 milionë serbë pa emigrantët.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Kjo vërtetohet me të gjitha qytetet e Serbisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 120 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 90 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 980 mijë banorë. Kurse Beogradi ka vetëm 650 mijë banorë edhe jo 1,3 milionë banorë si mashtron Serbia duke e deklaruar 2-fish se sa është në të vërtetë. Por me emigrantët Tirana ka gjithsej 1.150.000 qytetarë. Kurse Beogradi ka me emigrantët gjithsej vetëm 700.000 qytetarë. Pra Tirana është shumë më e madhe se sa Beogradi.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë. Kurse në Bosnje janë 850 mijë serbë edhe në Kroaci janë 100 mijë serbë. Këto shifra janë gjithsej me emigrantët serbë të këtyre vendeve. Jashtë Serbisë janë gjithsej 1 milion serbë. Kurse Serbia ka 3,1 milionë serbë gjithsej me emigrantët. Pra të gjithë serbët janë vetëm 4,1 milionë.
Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë.
Shqiptarët janë sa 3,5-fishi i serbëve. Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët do e fitojnë luftën ndaj serbëve sepse shqiptarët janë sa 3,5-fishi i serbëve.
BOLL BERDRI,PO E TEPRON
SKE MBET TI TE JAPESH MEND
NUK ESHTE PUNE AMATORESH
KA TE URTE BOLL KY VEND
SÈSHTE PLACKE TREGU KOMBI YNE
KURVE EUROPA BOLL U TALL
VIKTIMEN NJE BYTHE SERBI
NJEZET VJET E CON VERDALL
MUNDOHU MOS FOL PERCART
MIKUN KUSH SI NE NDERON
E VEME NE ANE TE OXHAKUT
BUKE E ZEMER SÌ MUNGON
KA KARAR DHE MIQESIA
KUR NE LOJE ESHTE EGZISTENCA
E NJE KOMBI SI KOSOVA
LEGJITIME ESHTE REZISTENCA
MIQESIA KA CA NORMA
NUK PRANON GISHTIN NE BYTHE
JU QE PER LIRI NUK PIRDHNI
NE HESFEL VAFSHI TE GJITHE.
Bedriu ashtu si dhe Mero Baze jane kunder te gjithe atyre qe nuk zbatojne urdherat e Rames ! Nuk jam 100% me Albinin por deri diku e perkrah. Edhe ne rast se liria e Kosoves erdhi nga Amerika nuk eshte e thene qe nga nje varesi (dmth Serbia) te kaloje ne nje varesi tjeter.Kush me spjegon se ç’don me thene shtet i pavarur, kush me spjegon se ç’don me thene demokraci sepse un nuk arrij te kuptoj. Si eshte e mundur te jesh i pavarur kurte tjeret vendosin per ty ! Si mund te jesh nje shtet demokrat kur nuk lejohet qe ate qe vendos populli yt ta hedh ne ere nje tjeter qofte ky dhe Blinken qe sot ka nje post e neser mund te perfundoje ne burg si shume te tjere. Ne zgjedhjet e 2019 kur opozita bojkotoi zgjedhjet keta tipat trumbetuan me te madhe se zgjedhjet ishin te lira e te drejta ndersa ne kete rast kerkojne te kunderten sepse keshtu kerkon shokumiku Rama !
Bedriu ne nje hartim sipas parimit “Dora qe nuk kafshohet, puthet” sepse e di fort mire qe eshte USA e mbare Perendimi faktori kryesor i mbajtjes peng i Kosoves ne nje staniacion ku Pavaresia e saj eshte vetem ne letra dhe udhezimet duhet ti marre nepermjet zyres se njerit nga ato te shumtet zv. Ndihmes-Sekretaret e Dep. Shtetit.
Bedri, eshte per ty ky shpjegim se do te te ndihmoje shume:
Po do pyesesh ti o shoku Bedri tani: Kush jane keta te kesaj elite qe sundon Ameriken edhe te gjithe boten?
Pergjigja eshte: Elita qe sundon Ameriken edhe te gjithe boten jane fashistet italiane.
Ky eshte shpjegimi qe tregon qe fashistet italiane sundojne te gjithe boten:
Njeri: Pse islamistet nuk kane bere asnjehere sulme islamiste ne Itali? Se islamistet kane bere sulme islamiste ne Britani, France, Gjermani, Belgjike, Spanje pra ne te gjitha vendet e tjera te medha te Europes Perendimore pervec Italise edhe ne kryeqytetin e BE ne Bruksel. Madje edhe ne SHBA, Kanada edhe Rusi kane bere sulme islamiste. Vetem ne Itali nuk kane bere asnjehere. Pse nuk kane bere islamistet asnjehere sulme islamiste ne Itali?
Tjetri: Epo nuk e ha qeni te zotin !
Njeri: Ashtu? Vertete?
Tjetri: Po patjeter. E kupton mire kete shprehje popullore ti?
Njeri: Po, e kuptoj shume mire. Populli i ka shprehjet gjithemone te sakta.
Tjetri: Italia eshte pronarja e gjithe botes edhe islamistet jane vetem qente e Italise. Madje mund te themi qe feja islame eshte qeni i Italise.
Njeri: Po, kjo eshte shume e qarte tani qe e the ti.
Tjetri: Italia ka qe ne kohen e Perandorise Romake qe e sundon te gjithe boten. Asnjehere nuk ka rene pushteti i Romes. Thjeshte Italia e fshehu pushtetin e vet shume mire ne mesjete. Kurse tani keto 250 vitet e fundit ka filluar ta tregoje hapur pushtetin absolut qe ka mbi te gjithe boten. Britania edhe SHBA jane kot sa per shperqendrim qe te duket sikur keto vende e paskan pushtetin mbi te gjithe boten. Por jo more jo! Eshte Italia qe e ka pushtetin mbi boten.
Njeri: Italia eshte edhe qendra e fese.
Tjetri: Po sigurisht.
OK,B.Islami:
1.Si Albini e Haradinaj kan dal shpesh kundër deklarimeve të SHBA+BE,prandaj kan bërë HAPA PAS.
•Siç duket A.Kurti nuk e ul dot “HUNDËN” të zbatoi pirosit e Nd/Kombëtarve për të mbyllur vatrën e luftës në Kosovë,pasi Ata po merren me një vatër të madhe lufte REALE RUSI-UKRAINË..!
•Nëse Albinit nuk i intereson Ukraina se nuk e ka njohur Kosovën si Shtet,nuk është momenti hakmarrjes politike në këtë rast kundër të MËDHEJVE TË BOTËS.
2.Mrsashihet A.Kurti është në unison me qëndrimet e NON GRATËS-Sb në Tiranë.
• Fakti që Sb deri tanimë nuk ka folur..as mish as peshk..,tregon se vepron si gjarpri nën gur për të ndezur vatrën e luftës në Kosovë në unison me SI VËLLAUN PUTIN.
• A.Kurti si KM i Kosovës ka kën kundër E.Ramës,bile me protesta,Krijimin e VV në Tiranë,Caktimi i 3 kandidaturave për deputet në Tiranë,Lezhë e Gjirokastrës.. ishte qershia mbi tortën e helmuar të tij.Megjithatë,E.Rama është sjell me A.Kurtin si vëlla i madh,duke organizuar shumë mbledhje QEVERIE në interes të 2 Vëndeve vëllezër.
• Deklaratat e KM Rama,Presidentit Begaj,etj Qeveritarve të Tiranës ishin në unison Nd/Kombëtar,Megjithëse kundërshtimet e prapavijës së A.Kurtit.
3.Shmangja nga takimet me Ambasadorin Amerikan në Prishtinë dhe kundërshtimi porosive të SHBA+BE,Tregon se A.Kurtit i ka ardhur koha të bëj HAP PAS,që Amerika,BE të mos e heqin vëmëndjen nga Kosovs duke e lën Atë në mëshirën e fatit si para 1999.
4.ALBIN: BËJ HAPA PAS SIPAS SHBA+BE..OSE IKË NË OPOZITË SE ATË E NËN MIRË.
Etemo, je aq idiot sa dhe vete do habiteshe po ta kuptoje
E mor Bedri, vrojtues, deshmitar, qemtues, po asnjehere protagonist.
Bjeri se i bie bukur fyellit te Rames.
Nuk ke turp fare? Jeni mesuar ti bini legenit me derdellitje kot.
Pse, keshtu mbahet shteti?
Ca mut diplomatesh jeni ju qe keni pranuar te gjysmoheni nga Bjeshket e Nemuna dhe deri ne Jon?
Per ca rrojne shqiptaret? Per te dhene tokat e tyre pafundesisht?
A mund te shkembehen tokat dhe Sovraniteti territorial i nje kombi me derdellitjet mbi diplomacine?
Diplomacine ka 1o vjet qe e ka shembur Rama dhe e ka kthyer ne diplomaci proserbe kunder Kosoves.
Ne vend te indinjoheni si burra kunder tuteles serbe, indinjoheni si plera kunder qendreses me nder.
Imorale te ndyre. Te shitur si puna juaj ja nxijne faqen ketij vendi.
Nuk ke nder, nuk ke dinjitet, nuk ke atdhe. I kupton keto gjera, apo je mesuar me kockat greke dhe ti si MEro Baze?
mentealternativa1.blogspot.com
Bedriu ka te drejte.Cfare do te bente Kosova pa SHBA ??? Ejani ne Vedi !!! Nuk eshte mire me krijue Krize dhe me mos ia vue veshin Diplomacise Amerikane.Shqiperia dhe Kosova pa ndihmen e kahershme te SHBA nuk do te ekzistonin.
Trotski, ik nderroje emrin tend o budalla.
Albini, për të cilin kam shumë respekt dhe admirim, po gabon rëndë në këtë rast. 4 komunat serbe në veri të Kosovës ai duhej t’i kishte lënë të vetadministroheshin. Qoftë edhe sikur të ndaheshin praktikisht nga Kosova. Por të ruante Trepçën dhe Ujmanin. Me ato targat dhe me këto zgjedhjet e fundit ai krijoi një destabilitet të panevojshëm. Aq më shumë që Perëndimi dhe Amerika po i kërkonin autonomi të zgjeruar në 10 komuna me shumicë serbe në Kosovë! Po sikur Amerika të tërhiqet nga Kosova ku do shkojë Albini?!
Sikur Amerika te terhiqet nga Kosova, kjo e fundit fiton realisht Pavaresine.
Amerika eshte faktori baze qe ne Kosove nuk ka Pavaresi reale, por diktat e trysni urdherash nga DASH.
katarakti, ato 4 Komunat e Veriut te Kosoves kane shumice shqiptare por pas luftes nuk u lejuan te ktheheshin ne Veri ne shtepite e tyre. Pse nuk kerkon kthimin e shqiptareve ne Komunat e Veriut ti katarakti?
Ky a thu nuk e din se po u terhoq amerika kosovart per 2 dite i ne kukes si dikur,pa usa kerkush nuk e fiton luften kunder rusise e serbise,kunder amerikes jane vetem ato qe e deshirojne kosoven prape si pjese e serbise.
Aldrin, nuk mundti thuhet budalla Ethemit sepse ai ka qene kapterr me grada te larta. Pastaj ai punen per te cilen e paguajne e ben mire megjithese nuk di te shkruaje pa gabime.
Ushtria Amerikane cliroi Kosoven. 1999-2023 ,jane 23 vjet ne dispozicion per tu armatosur,,JO PER TU C`ARMATOSUR.Nje stan ne mes te pyllit,,nuk ka bari t`i vrase qente. Nqs.te tha ty Amerika,por ca me shume Evropa,,Shkaterroi Armet! Amerika foli ashtu ,qe ta degjoje Bota,,qe ta degjoje Serbi,qe ta degjoje greku,,mor politikan albanes,rrace e ndyre hajduti Shtepise.
Amerika nuk eshte budallaqe,qe te mos kuptoje,se keta i shiten armatimet per te vjedhur,.
Gjenerali Amerikan e shihte si i shndrrinin syte prej hajduti dhe si lepihej si cakall Ben Imami,kur shihte si shndriste si diell predha tre metro e gjate e Mortajes se Rende kur sharrohej ne uzinen ushtarake.
Pse nuk e dinte gjemerali Amerikan qe nje mortaje e rende eshte njesoj efikase sa nje rrakete dron?
Nuk e dinte gjenerali amerikan se nje AK47 eshte me efikas se nje AM15,se ja dhjeu lodrat plastike ne Vietnam?Po ashtu ja donte puna te thoshte,,qe te bindej greku dhe Serbi,qe Shqiperia dhe Kosova jane pa Arme.
Ti pse i prishe?
Te Hartohet Lista e Politikaneve dhe Ushtarakeve te Shtetit Shqiptar,qe kane shkaterruar dhe shitur Arme,armatime,maqineri luftarake,.
1-Sali Berisha
2-Arben Imami,
3-Fatos Nano
4Pandeli Majko(Ky pis qe shtiret si shenjtor ka shitur ne Greqi edhe 2 mije tanke kineze ne graso dhe mushama.)
5-Edi Rama
6-Olta Xhacka.
Te gjithe keta jane tradhtare te Atdheut dhe nje dite do ta paguajne krimin e rende te C`armatosjes se Popullit Shqiptar.