Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, ligji i ri: Prokurorët mund të ngrenë akuza për ryshfet edhe ndaj zyrtarëve të huaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA, ligji i ri: Prokurorët mund të ngrenë akuza për ryshfet edhe ndaj zyrtarëve të huaj
AktualitetBote

SHBA, ligji i ri: Prokurorët mund të ngrenë akuza për ryshfet edhe ndaj zyrtarëve të huaj

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

Aktivistët që trajtojnë çështje të korrupsionit dhe transparencës qeveritare, thonë se një ligj i ri që lejon prokurorët federalë amerikanë të ngrenë akuza penale kundër zyrtarëve të qeverive të huaja, të cilët kërkojnë ose pranojnë ryshfet, nga kompanitë amerikane, do të mbushë një boshllëk të madh në luftën globale kundër korrupsionit.

Ai që njihet si Akti për Parandalimin e Zhvatjes nga të Huajt (FEPA), pjesë e aktit që parashikon buxhetin dhe shpenzimet për Mbrojtjes Kombëtare, u nënshkrua në ligj nga presidenti Joe Biden në dhjetor. Ata që kanë mbështetur miratimin e këtij ligji thonë se ai përbën një shtesë shumë të nevojshme ndaj Aktit pothuajse 50 vjeçar mbi Korrupsionin që përfshin zyrtarë të huaj (FCPA). Ky i fundit konsideron vepër penale që shtetas apo kompani amerikane, të paguajnë ryshfet ose të ndikojnë me praktika korruptive tek zyrtarët e huaj.

Qeveria amerikane ngre rregullisht akuza kundër kompanive amerikane bazuar tek Akti mbi Korrupsionin që përfshin zyrtarë të huaj, por deri më tani, e ka patur të pamundur të ndëshkojë, zyrtarët e huaj, që kërkojnë ose pranojnë para si shpërblim.

- Publicitet -

Ekspertët ligjorë theksojnë se kur bëhet fjalë për korrupsionin ndërkufitar, ekuacioni ka dy anë: ana e “ofertës”, ku futen kompanitë dhe individët të gatshëm të paguajnë ryshfet dhe ana e “kërkesës”, ku futen zyrtarët e huaj, të cilët kërkojnë ose pranojnë ryshfet. Akti për Parandalimin e Zhvatjes nga të Huajt (FEPA), për herë të parë, e konsideron shprehimisht vepër penale, marrjen e ryshfetit nga zyrtarë të huaj.

Dënimet sipas ligjit të ri

Sipas ligjit, prokurorët amerikanë mund të ngrenë akuza kundër çdo “zyrtari të huaj” që kërkon ose pranon ryshfet nga një kompani ose individ që bën biznes në Shtetet e Bashkuara, edhe nëse aktiviteti i paligjshëm ndodh jashtë territorit amerikan.

Ligji parashikon gjoba deri në 250 mijë dollarë, ose trefishin e shumës së ryshfetit të marrë, si dhe deri në 15 vjet burg. Prokurorët do të mund të kërkojnë ekstradimin e individëve të akuzuar sipas ligjit, në rastin e atyre vendeve me të cilët Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje ekstradimi.

Në rastet kur autoritetet amerikane e kanë të pamundur që të kapin një zyrtar të huaj, prokurorët mund të kërkojnë ngrirje të pasurisë së tyre dhe të lëshojnë urdhra që ata të arrestohen, nëse shfaqen në territorin amerikan, ose në një vend të tretë, me një marrëveshje ekstradimi dhe Uashingtonin.

Ligji i parë i zbatueshëm

“Ne presim që ky të jetë ligji i parë i zbatueshëm i cili synon ndëshkimin e zyrtarëve të huaj në rast se kanë kërkuar apo marrë ryshfet. Pasojat e kësaj do të jenë të mëdha dhe jashtëzakonisht pozitive për një qeverisje të mirë në mbarë botën”, tha Scott Greytak, përfaqësues i organizatës ‘Transparency International’ në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Greytak i tha Zërit të Amerikës se ‘Transparency International’, e cila ka degë në 120 vende në mbarë botën, ka vënë re një reagim pozitiv ndaj ligjit të ri, nga anëtarët e saj. Shumë prej tyre raportojnë se qeveritë e tyre të origjinës, kanë pak kapacitet ose vullnet për të ndjekur penalisht zyrtarët e korruptuar, që do të thotë se për një sasi të madhe të ryshfetit të marrë, ka zyrtarë që mbeten të pandëshkuar.

“Shumica dërrmuese e zyrtarëve të huaj të korruptuar, thjesht po ia hedhin dhe ne i dimë të gjitha pasojat e tmerrshme që ka një gjë e tillë”, tha zoti Greytak. Ai përmendi besimin e ulët tek qeveria, paqëndrueshmërinë politike, pabarazinë ekonomike, dëmet tek mjedisi apo rezultatet e dobëta tek shëndeti publik, ndër të tjera.

“Pra ky ligj jep një shpresë reale për ata njerëz që nëse nuk kanë mundësi t’i ndjekin penalisht zyrtarët e tyre të korruptuar është tashmë qeveria e Shteteve të Bashkuara që ka autoritetin t’i ndjekë ata, gjë që do të sjellë potencialisht një ndryshim të madh të situatës”, tha zoti Greytak.

p.c. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!

Komentet e Fundit

  1. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?