Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, ndihma për Ukrainën në rrezik nga ngërçi mbi çështjen e sigurisë kufitare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA, ndihma për Ukrainën në rrezik nga ngërçi mbi çështjen e sigurisë kufitare
Bote

SHBA, ndihma për Ukrainën në rrezik nga ngërçi mbi çështjen e sigurisë kufitare

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Senati pritet të mbajë një votim të mërkurën për të parë nëse ka mbështetje të mjaftueshme për të miratuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për 60 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Por, republikanët në Senat këmbëngulin në miratimin e fondeve për sigurinë kufitare në këmbim të mbështetjes së tyre mbi ndihmën për Ukrainën.

Ndihmat e reja për Ukrainën janë në rrezik ndërsa republikanët po akuzojnë demokratët për shpërfillje të propozimeve për sigurinë kufitare në këmbim të votave mbi ndihmat për Kievin.

“Kemi një parti politike, e cila duket se është e gatshme të rrezikojë mbështetjen për Ukrainën dhe Izraelin sepse ata duan të kenë një kufi plotësisht të hapur”, thotë senatori republikan Kevin Cramer. Demokratët thonë se kërkesa e Shtëpisë së Bardhë prej 106 miliardë dollarësh për sigurinë kombëtare, e cila përfshin përparësitë e demokratëve për fonde mbi sigurinë e kufirit, duhet të merret në shqyrtim në tërësi.

- Publicitet -

“Demokratët janë seriozë rreth ndihmës për Ukrainën, por jo republikanët. Ne u kemi ofruar atyre një mundësi të artë për të miratuar një propozim për sigurinë e kufirit”, thotë udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer. Këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha më herët këtë javë se ndihma e re për Ukrainën duhet të miratohet sa më shpejt.

“Në fund të vitit, administratës amerikane do t’i mbarojnë fondet, tashmë të miratuara nga Kongresi, për blerje të armëve dhe pajisjeve për Ukrainën dhe për dërgimin e pajisjeve nga rezervat e ushtrisë amerikane pa ndikuar mbi gatishmërinë tonë ushtarake”, tha ai.

Demokratët janë skeptikë se votimi procedural për të parë nivelin e mbështetjes mbi ndihmën për Ukrainën do të kalojë në Senat.

“Do të kemi shumë punë nëse ata këmbëngulin në ndryshimin e ligjeve të imigracionit në këmbim të shpëtimit të botës nga Vladimir Putini”, thotë senatori demokrat Chris Murphy.

Një propozim kompromisi i miratuar në Senatin e kontrolluar nga demokratët nuk ka të ngjarë të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, ku disa ligjvënës thonë se Shtëpia e Bardhë nuk e ka përcaktuar ende një plan për atë që do të thotë fitore në Ukrainë.

“Kemi pyetje shumë të rëndësishme, që kanë nevojë për përgjigje, në mënyrë që ne të mund të vazhdojmë negociatat. Cili është objektivi ynë? Çfarë synimi përfundimtar kemi në Ukrainë? Si do të kemi një monitorim të duhur të fondeve, thesarit të çmuar të taksapaguesve amerikanë?”, thotë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

Demokratët paralajmëruan të martën se Presidenti rus Vladimir Putin shpreson të shohë një rënie të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, që do të mund të frenonte edhe ndihmat e aleatëve evropianë për Kievin.

“Ne kemi objektiva të qarta në Ukrainë. Ne i kemi përmbushur këto objektiva. Nuk duhet të tërhiqemi tani. Mendoj se ne nuk duhet të dorëzohemi thjeshtë sepse nuk kemi garanci për një fitore të plotë, rimarrjen e të gjitha territoreve të pushtuara të Ukrainës”, thotë ligjvënësit demokrat Adam Smith.

Nuk ka mbetur shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje për këtë çështje në Kongres para vitit të ardhshëm pasi ligjvënësit në fund të javës së ardhshme fillojnë pushimin e festave të fundvitit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 25 shtator 2026
  • Një sfilatë turpi
  • Marrja në pyetje me dyer të mbyllura: Vlora Hyseni kërkoi që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?