Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA njofton për operacionin e evakuimit të amerikanëve nga Izraeli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA njofton për operacionin e evakuimit të amerikanëve nga Izraeli
AktualitetBote

SHBA njofton për operacionin e evakuimit të amerikanëve nga Izraeli

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Qeveria amerikane do të nisë operimin e fluturimeve për evakuimin e amerikanëve që duan të largohen nga Izraeli, përderisa Izraeli ka paralajmëruar se po përgatitet të përshkallëzojë aksionin hakmarrës ndaj militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës.

Fluturimet nga Izraeli, me amerikanët që duan të largohen, pritet të nisin të premten, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Qeveria amerikane është përgatitur që të realizojë të paktën katër fluturime në ditë nga Izraeli për në Frankfurt, Gjermani, thanë burimet e afërta me këtë çështje për agjencinë Associated Press. Ky njoftim vjen në kohën kur Shtëpia e Bardhë tha se numri i amerikanëve të vrarë gjatë dhunës mes Izraelit dhe Hamasit tashmë ka arritur në 27.

Mijëra persona janë vrarë në Izrael dhe Gaza që kur Hamasi nisi sulmin e befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli u kundërpërgjigj ashpër me sulme në Rripin e Gazës.

- Publicitet -

Një obus vetëlëvizës i ushtrisë izraelite duke qëlluar pranë kufirit me Gazën, në Izraelin jugor, më 11 tetor 2023. Katërmbëdhjetë shtetas amerikanë në Izrael konsiderohen të zhdukur. Shtëpia e Bardhë po ashtu ka konfirmuar se disa amerikanë janë në mesin e dhjetëra personave që Hamasi ka marrë si pengje. Më 12 tetor, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi Izraelin, ku u takua me kryeministrin e këtij shteti, Benjamin Netanyahu.

Vizita e kryediplomatit amerikan në Izrael kishte për qëllim shfaqjen e mbështetjes për Izraelin, por edhe mbështetjes në përpjekjet për të liruar pengjet. Blinken tha po ashtu se amerikanët do të vazhdojnë të kërkojnë korridore të sigurta për të hyrë dhe dalë nga Gaza, gjë që do të mund të ndihmonte qindra civilë amerikanë që mund të jenë të bllokuar në Rripin e Gazës gjatë luftimeve.

Që kur militantët e Hamasit kryen sulme të befasishme nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit, ky i fundit është kundërpërgjigjur ashpër me bombardime të vazhdueshme në Rripin e Gazës, ku jetojnë mbi 2 milionë palestinezë. Autoritetet izraelite, që kanë shpallur gjendje lufte, po ashtu kanë paralajmëruar se po përgatiten për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës, e cila që nga viti 2007 udhëhiqet nga Hamasi.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  • Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë, arrestohet edukatorja
  • Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Mesazhi që më nisi mamaja sot në mëngjes per parajsen e Edvinit on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. nje shqiptar on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Ethem Lalaj on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  5. abdiaga on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?