Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA paralajmëron Iranin: Nuk e ndalojmë dot Izraelin nëse e sulmoni sërish
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA paralajmëron Iranin: Nuk e ndalojmë dot Izraelin nëse e sulmoni sërish
BoteLajmi i fundit

SHBA paralajmëron Iranin: Nuk e ndalojmë dot Izraelin nëse e sulmoni sërish

Published: November 3, 2024
Shpërndaje

Administrata amerikane e ka paralajmëruar Teheranin ditëve të fundit se nuk do të mund të ndalë Izraelin, nëse Irani kryen tjetër sulm kundër aleatit amerikan, ka raportuar platforma Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit, në dijeni të zhvillimeve.

Pas sulmit të Iranit kundër Izraelit, më 1 tetor, si përgjigje ndaj vrasjeve të disa figurave të lidhura me Iranin në Lindje të Mesme, izraelitët janë përgjigjur me sulme në pika ushtarake iraniane, ndonëse nuk kanë goditur zonat bërthamore, apo ato për prodhim të naftës, siç janë frikësuar disa.

“U kemi thënë iranianëve, nuk do të mund të ndalim Izraelin, dhe nuk mund të garantojmë që sulmi i radhës do të jetë i kalibruar sikurse i mëparshmi”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti, sipas platformës Axios.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar të shtunën se do të hakmerret kundër sulmeve të Izraelit dhe aleateve të tij, Shteteve të Bashkuara, që kanë shënjestruar Teheranin dhe grupet që mbështet në rajon.

- Publicitet -

“Armiqtë, si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe regjimi zionist, e dinë se do të përballen me përgjigje të ashpër për atë që janë duke bërë kundër Iranit, kombit iranian, dhe frontit të rezistencës”, ka thënë Khamenei në një fjalim para studentëve në Teheran.

Ai i është referuar aleancës së grupeve të armatosura që përkrahen prej Iranit, përfshirë rebelët Huthi të Jemenit, Hezbollahun e Libanit dhe grupin palestinez, Hamas.

Hamasi dhe Hezbollahu janë shpallur grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka futur në listën terroriste Hamasin, dhe vetëm krahun ushtarak të Hezbollahut.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar prej shpërthimit të luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit në jug të Izraelit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Si pasojë e fushatës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, ka nisur të sulmojë qysh atëherë zonën kufitare me Izraelin, si shenjë mbështetjeje për aleatin palestinez Hamasin.

Prej ofensivës së nisur nga Izraeli në Liban, në fillim të tetorit, janë vrarë të paktën 2.890 njerëz, sipas autoriteteve libaneze.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të pozicionojnë asete ushtarake shtesë në Lindje të Mesme, përfshirë shkatërrues të raketave balistike dhe aeroplanë luftarakë me rreze të gjatë.

Ky njoftim është parë si paralajmërim për Iranin.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Po says:
    November 3, 2024 at 3:54 pm

    Vetem titullin i lexova presion i ndonje femije 5 vjec.

    Reply
  • Patriot says:
    November 3, 2024 at 5:18 pm

    Kur e ka ndaluare Izrealin Amerika qe diten e pare qe ka filluare lufta? Deri tani di qe ka aprovuare miliarda dollare per armatime.

    Reply
  • km says:
    November 4, 2024 at 7:04 am

    Mire ,ndaj Iranit nuk e ndaloni dot.Po ndaj Gazes,LIBANITSirise,pse nuk e ndaloni? Sepse jeni Ju ,SHBA,luftenxitesit.Gjetet shkak per te derguar ne Izrael avionet B-52.Neser? Shkak per luften berthamore?

    Reply
  • Zgjohuni, lufta ndaj ekstremizmit, është dashuria për jetën për një botë në paqe says:
    November 4, 2024 at 8:24 am

    Ekstremizmi i c’do forme, ngjyre apo besimi qoftë, ka qënë e do t’mbetet fole e njerëzve të këqij, që për pushtet pa kufi e lekt të pisët s’duan t’ja dijnë as për popull dhe as për atëdhe.
    Vetëm lufta pa kompromis ndaj ekstremizmit do t’ishte rruga drejt një bote të lirë e në paqe dhe progres njerëzor.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  4. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?