Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA paralajmëron Putinin për përdorimin e armëve bërthamore: Pasojat do të jenë të ashpra dhe katastrofike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA paralajmëron Putinin për përdorimin e armëve bërthamore: Pasojat do të jenë të ashpra dhe katastrofike
AktualitetBote

SHBA paralajmëron Putinin për përdorimin e armëve bërthamore: Pasojat do të jenë të ashpra dhe katastrofike

Published 30 Shtator, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Rusinë se përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të sillte pasoja të jashtëzakonshme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se nëse rrezikohet Rusia, ai është i gatshëm “të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion”, duke iu referuar kështu armëve të shkatërrimit në masë.

Kremlini njoftoi zyrtarisht gjatë një ceremonie të premten aneksimin e katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës, pas mbajtjes së referendumeve që Ukraina dhe aleatët i konsideruan të jashtëligjshme dhe për të cilat u zotuan se do të vendosin sanksione të mëtejshme.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do t’i mbrojë territoret e reja “me të gjitha mjetet e disponueshme”, duke i alarmuar kështu zyrtarët në Perëndim.

- Publicitet -

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha këtë javë se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, pasojat do të ishin të ashpra dhe katastrofike.

“Ua kemi shprehur publikisht dhe privatisht rusëve, se pasojat do të ishin reale, dhe do të ishin të jashtëzakonshme”, tha zoti Price.

Ai u pyet nëse këto pasoja të ashpra do të vlenin edhe nëse Rusia do të përdorte një armë të vogël bërthamore në Ukrainë.

“Përdorimi i armëve bërthamore në këtë konflikt do të shoqërohej nga këto pasoja”, tha zoti Price.

Të enjten, Senatori demokrat Richard Blumenthal dhe Senatori republikan Lindsey Graham paraqitën një projekt-ligj që parashikon ndërprerjen e marrëdhënieve me çdo vend që njeh aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës. Senatori Graham foli edhe për kërcënimet bërthamore të Presidentit rus Putin.
“Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të ishte një sulm ndaj vetë NATO-s. Radiacioni nuk do të kufizohej vetëm brenda Ukrainës. Rrezatimi do të prekte pjesë të Evropës që janë nën flamurin e NATO-s. Pra, nëse ajo ditë vjen, dhe shpresoj dhe lutem që të mos vijë, kjo duhet të konsiderohet nga e gjithë NATO-ja, nga Shtetet e Bashkuara, si një sulm i Rusisë ndaj vetë NATO-s”, tha Senatori Graham.

Michael Kimmage, ekspert për marrëdhëniet SHBA-Rusi në Universitetin Katolik, i tha Zërit të Amerikës se është e pamundur të dihet nëse Presidenti rus Putin po e shqyrton vërtet mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

“Do të ishte një hap tepër i madh për Rusinë dhe që do të ndryshonte imazhin e saj, ndoshta njëherë e përgjithmonë, në skenën ndërkombëtare. Nuk është e qartë nëse do të mundësojë rezultate ndryshe nga pikëpamja ushtarake. Dhe sigurisht që nga ana tjetër mund të nxisë kundërshtarët e Putinit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të përshkallëzojnë reagimin”, thotë zoti Kimmage.

Ekspertët thonë se mobilizimi ushtarak i shpallur nga Presidenti Putin ka trazuar dhe zemëruar shumë rusë në mbarë vendin, të cilët po përjetojnë tashmë efektet e luftës.

Të paktën 200 mijë rusë janë larguar nga vendi që kur u dha urdhri për mobilizimin ushtarak, duke kaluar kufirin drejt Kazakistanit, Gjeorgjisë, Finlandës dhe Mongolisë./VOA

Ornela 30 Shtator, 2022 30 Shtator, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo
2 Komente
  • Patosi i ri. thotë:
    30 Shtator, 2022 te 3:12 pm

    Le ta bëjnë këtë luftë të vemë në pidh të sëmës. Kêshtu duan le ta bëjnë po ja u mbajti bytha.

    Përgjigjiuni
  • XXXL thotë:
    30 Shtator, 2022 te 3:33 pm

    Paralajmerimet amerikane jane bere si ato te Kines ne vitet ’70 ku i drejtonte Amerikes paralajmerimin e fundit serioz numer 5 mije dhe me pas asnje gje nuk ndodhte, por vazhdonin me paralajmerimin serioz te rradhes.
    O shoku, Ukraines i iku per lesh 25% e teritorit pa llogaritur Krimene ju vazhdoni me paralajmerime.
    Nga kjo lufte po e pesojne vetem qytetaret e thjeshte te Ukraines, Rusise dhe me gjere.
    Me lufte askush nuk fiton.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • “Babai i tij po përpiqet të fshehë krimin”, gazetari publikon mesazhet e Naim Murselit: Pacolli më dha…
  • Elon Musk paralajmëron Taylor Swift pasi u shpall personi i vit
  • Pas Fiatit, Vuçiç njofton “një investim perëndimor 100 mln euro” në Vranjë
  • Kërkon pafajësinë, ish-shefi i krimeve të Elbasanit depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë
  • Dita e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Do vijojmë të promovojnë të drejtat për një botë me liri, drejtësi e barazi

Komentet e Fundit

  1. Superintelektuali në Analiza e Bugajskit në DITA: Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit
  2. intelektuali në Ish-luftëtari i UÇK kallëzon në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja
  3. demo në Analiza e Bugajskit në DITA: Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit
  4. Superintelektuali në Ish-luftëtari i UÇK kallëzon në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja
  5. Lasgushi në JO NË NJË, POR NË SHUMË PIKA… LETËR ARGITËS
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?