Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh, kompania bën uljen historike në sipërfaqe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh, kompania bën uljen historike në sipërfaqe
BoteLajmi i fundit

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh, kompania bën uljen historike në sipërfaqe

Published: February 23, 2024
Shpërndaje

Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hënës ndërsa synonte uljen të enjten, duke i rikthyer Shtetet e Bashkuara në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga ecja e famshme mbi të e astronautëve të misioneve Apollo të NASA-s.

Kompania Intutitive Machines bëhet kështu biznesi i parë privat që realizon me sukses një ulje në Hënë, një arritje kjo e realizuar nga vetëm pesë shtete. Një tjetër kompani rivale nuk arriti të bënte ulje në Hënë muajin e kaluar.

U mësua se sinjali që u mor në Tokë nga mjeti hapësinor Odysseus ishte i dobët dhe se kontrollorët bënë përpjekje për ta përforcuar atë duke siguruar kontakt më të mirë. Edhe orët përpara uljes ishin të tensionuara për shkak të dështimit të sistemit të navigimit me lazera. Ekipi i kontrollorëve vendosi të provonte një sistem eksperimental të NASA-s që nuk ishte përdorur më parë dhe mjetit hapësinor iu desh të bënte edhe një tjetër rrotullim përreth Hënës për të mundësuar këtë ndryshim të momentit të fundit.

- Publicitet -

Anija hapësinore iu afrua Hënës të mërkurën, gjashtë ditë pasi u nis me një raketë nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Anija arriti të futej në orbitën e Hënës për të filluar përgatitjet për uljen në sipërfaqe.

Kontrollorët monitoruan fluturimin në një distancë prej gati 400 mijë kilometrash, nga një qendër komandimi të kompanisë në Hjuston.

Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë paisje eksperimentale të NASA-s, e cila i pati paguar kompanisë 118 milionë dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për të komercializuar udhëtimet drejt Hënës, ndërsa është planifikuar edhe rikthimi atje i astronautëve, pak vite më vonë.

Operacioni i kompanisë Intuitive Machines është përpjekja më e fundit në një seri përpjekjesh nga shtete dhe kompani private. Japonia arriti një ulje në Hënë muajin e kaluar, duke iu bashkuar kështu uljeve të suksesshme nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga prania në sipërfaqen e Hënës në vitin 1972, pasi programi Apollo i NASA-s dërgoi 12 astronautë në sipërfaqen e Hënës. Një kompani nga Pitsburgu, Astrobotic Technology, bëri një përpjekje muajin e kaluar, por pësoi një rrjedhje karburanti që e detyroi anijen t’i drejtohej sërish atmosferës së Tokës ku edhe u dogj.

Zona e uljes së përzgjedhur nga kompania Intuitive Machines është pranë polit jugor të Hënës, e rrethuar nga kodra dhe kraterë që mund të përmbajnë ujë të ngrirë.

Anija furnizohet me energji diellore dhe u projektua që ta vazhdojë aktivitetin për rreth një javë pas uljes.

Krahas eksperimenteve teknologjike dhe të navigimit të NASA-s, kompania Intuitive Machines u pagua edhe nga entitete të tjera, si p.sh. nga kompania e veshjeve Columbia Sportswear për të dërguar në Hënë materialin e saj më të ri për veshjet izoluese; nga skulptori Jeff Koons për të dërguar atje 125 mini-statuja; si dhe nga Universiteti Embry-Riddle i Aeronautikës për disa kamera që do të regjistronin momentet e uljes mbi sipërfaqe.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • altin says:
    February 23, 2024 at 8:50 am

    Akoma jetoni me idene ju, se njeriu eshte ulur ne Hene????Meqenese USA, paska shkuar perseri ne ne HENE , POR JO ME NJEREZ,por me apararura, kjo mund te besohet.

    Reply
  • Piro says:
    February 23, 2024 at 1:29 pm

    Kjo anije qe zbriti ne hene eshte nje ndermarrje private nga Masacusetsi dhe jo e agjensise shteterore NASA.
    Ky eshte rasti i pare inje fluturimi dhe zbritje ne hene per qellime studimi nga nje kompani pak e njohur amerikane. Fluturimi i Odyssey-t shenon fillimin e komercializimit te fluturimeve ne hene, nderkohe qe NASA agjensia kombetare e fluturimeve kozmike me sa duket nuk tregon interes te madh per keto fluturime.
    Fluturimet drtejt Marsit me sa duket ia lene ne dore Elan Musk-ut, i cili ndihmoi edhe ne realizimin e ketij fluturimi komercial ne Hene..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?